Çfarë ndodh kur një rabin, një prift dhe një ateist homoseksual pinë marijuanë bashkë? (Video)

March 20, 2017 10:58

Çfarë ndodh kur një rabin, një prift dhe një ateist homoseksual pinë marijuanë bashkë? (Video)

Platforma audiovizive Cut ka publikuar në kanalin e saj në YouTube një video që tregon një debat të zjarrtë shpirtëror mes Jim Mirel, një rabin hebre, Chris Schuller, një prift i Kishës Episkopale, dhe Carlos Dillard, i cili e përkufizon veten si “ateist konservator homoseksual”.

Mund të tingëllojë si një diskutim i dëgjuar shumë herë, por këtë herë ka një veçanti, të gjithë pjesëmarrësit flasin nën ndikimin e marijuanës.

Ndërsa rabini dhe pastori pranojnë se kanë provuar drogën shumë vite më parë, Dillard rrëfen se e ka konsumuar disa orë para xhirimeve. Skena duket se është filmuar në Uashington (SHBA), ku përdorimi rekreativ i marijuanës është i ligjshëm.

“Jam këtu për të eksperimentuar një prej krijimeve të Zotit”, nis fjalën rabini. Nga ana tjetër prifti pohon se, edhe pse pjesa dërrmuese e të krishterëve nuk janë konsumues të marijuanës “nuk ka parime biblike që e ndalojnë”

Rabini, ndërkohë, tregon se në Dhiatën e Vjetër mund të gjenden disa pasazhe që flasin për përdorimin e vajit të kërpit.

Më pas, tre personat me prejardhje krejt të ndryshme fillojnë të tymosin hashash me metoda të ndryshime dhe zhyten në një bisedë të thellë dhe të relaksuar rreth besimeve të tyre shpirtërore dhe marrëdhënien e tyre me Perëndinë.

Kur u pyetën në lidhje me qëndrimin e tyre në lidhje me legalizimin e marijuanës, prifti rrëfen se do t’i pëlqente që për kanabisin të aplikoheshin të njëjtat ligje si me shitjen e alkoolit. Ndërsa rabini mendon se nëse njerëzit kanë një eksperiencë pozitive kur e konsumojnë, kjo do të thotë se është e mirë.

Në fund të videos, prifti vë në dukje se regjistrimi i kësaj videoje është bërë në ditën e parë të Kreshmës, prandaj i riu ateist i lejon që të bëjë një kryq me hi në ballin e tij. Para se të largohet, rabini bekon “shokët” e tij me lutje në anglisht dhe hebraisht.

 



March 20, 2017 10:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*