Çfarë ndodh nëse Kim Jong Un sulmon?

September 4, 2017 11:12

Çfarë ndodh nëse Kim Jong Un sulmon?

Të dielën, Koreja e Veriut testoi një bombë me hidrogjen, 3 herë më e fuqishme se bomba bërthamore e hedhur në Hiroshima në vitin 1945.

Testimi i bombës së re me hidrogjen alarmoi Japoninë, Korenë e Jugut, SHBA-në dhe gjithë ndërkombëtarët. Të gjithë e dënuan veprimin e shtetit komunist, ndërsa Kina si vendi i vetëm partner strategjik i Koresë së Veriut, tha se botës po i afrohet një hije e errët pas disa shekujsh në paqe.

Nisur nga situata e tensionuar në gadishullin korean, CNN ka listuar 5 gjëra që duhet të dimë rreth Koresë së Veriut.

1-Pse Koreja e Veriut teston një bombë bërthamore?

Një armë bërthamore është mekanizmi i vetëm dhe i fundit i mbijetesës për një regjim të izoluar me pak ndikim dhe me pak vende aleate. Shumë ekspertë besojnë se diktatori Kim Jong nuk do ta përdorë armën bërthamore. Sipas tyre, ai e di se përdormi i një arme bërthamore do të fillonte një luftë që vendi i tij nuk do të mund ta fitonte. Përmes propagandimit të armës bërthamore, Kim Jong dëshiron të njihet ndërkombëtarisht.

2-A do të ketë luftë?

SHBA ka një fuqi shumë herë më të madhe në krahasim me Korenë e Veriut, por një sulm nga ana e amerikanëve do të shkaktonte shumë viktima tek fqinjët e shtetit komunist, tek Koreja e Jugut dhe Japonia. Analistët thonë se nisja e dy raketave balistike ndërkontinentale nga Koreja e Veriut, plus edhe bomba me hidrogjen që u testua një ditë më parë, e vë në rrezik territorin amerikan. Ekspertët thonë se është shumë e vështirë të verifikohen pretendimet e Koresë Veriore, por mundësia e një skenari të tillë bën që rreziqet e një skenari të tillë të jenë të paimagjinueshme. Nga ana tjetër, SHBA paralajmëroi një reagim masiv ushtarak ndaj shtetit komunist që testoi bombën me hidrogjen.

3-Çfarë ndodh nëse sulmon Kim Jong Un?

Nëse Koreja e Veriut do të godasë e para sikurse paralajmëroi muajin e kaluar, territori i parë amerikan që do të goditet do të jetë ishullim Guam, ku edhe SHBA ka një bazë ushtarake. Por, Shtetet e Bashkuara kanë sistem mbrojtës në vend. Këtu përfshihet edhe sistem mbrojtës kundër raketave. Për shembull, nëse Koreja e Veriut sulmon me raketa, sistemi mbrojtës amerikan mund të ndjekë 100 raketa njëkohësisht, t’i neutralizojë dhe shkatërrojë pa shpërthyer.

4-Cilat janë opsionet e tjera që ka SHBA?

Përveç luftës, janë vetëm dy. Sanksionet dhe negociatat. Sanksionet ndaj Koresë së Veriut tashmë janë vendosur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, por mund të vendosen edhe të tjera. Megjithatë nuk ka mbetur shumë për të vendosur saksione, megjithëse presidenti Trump mund të synojë të bllokojë naftën bruto, që Koreja e Veriut e importon nga Kina. Mundësia tjetër janë negociatat, për të cilat Presidenti Trump më herët i ka përjashtuar për të cilat ka thënë se nuk janë opsion.

5-Çfarë alternative tjetër mund të ndihmojë për këtë situatë?

Presidenti amerikan Donald Trump ka nxitur Kinën që ta bëjë fqinjin e saj të padisiplinuar të ndalojë provokimet dhe testimet e raketave. Ndërkohë që Kina ka mbështetur vazhdimisht sanksionet e OKB-së ndaj Koresë së Veriut, SHBA ankohet se Pekini zyrtar nuk bën mjaftueshëm manovra ekonomike për të ushtruar presion ndaj shtetit komunist.

Analistët thonë se pavarësisht shpresave të Uashingtonit, Kina nuk do ta zgjidhë problemin e Koresë së Veriut. Sipas tyre, Kina shqetësohet më shumë për stabilitetin politik në gadishullin korean. Kinezët i druhen faktit se presioni i madh ekonomik do të rrezikonte rënien e regjimit komunist të Kim Jong Un, që më pas mund të shkaktoi kaos në gadishull dhe të sjellë një sërë problemesh afatgjata për sistemin politik. /tvklan

September 4, 2017 11:12
Komento

7 Komente

  1. anticensurë25642654 September 4, 11:27

    “3-Çfarë ndodh nëse sulmon Kim Jong Un?”
    nëse e marrim si hipotezë,sepse nuk ka asnjë qëllim të sulmojë,është vetvrasje totale,mund të them do të ketë vetëm një mundësi ndërmjet fitores dhe sfarosjes!atë të shfarosjes!!
    jo vetëm nga amerika por dhe nga pjesa tjetër e botës!!
    për të vetmen arsye se i pakontrolluari nuk i pëlqen askujt,se i pakontrolluari eleminohet!!
    shanset e tij me pjesën tjetër të botës janë sikur të shkosh me 20 cent e të duash të luash kundër kazinos më të fuqishme në las vegas!!
    sado dëme që mund të shkaktojë kimi pa vezë,prap është shumë i vogël për të mos u shuar tërësisht!!
    dhe nëse ai është idiot nuk ma merr mëndja se do ta lënë të vetët!!
    të paktën pasi të ken pësuar kundërsulmin e parë!!
    unë personalisht më shumë i druhem një sulmi amerikan se ati korenano verior!!

    Reply to this comment
    • Babica Lart September 4, 13:48

      Anti -Qensure o vella , bukur e ke thene ,
      por perGjysme ………………………..
      Ujin gjithmone tek tre gurshi duhet ta pime UJE !

      PYETJA eshte ?
      Kush eshte me i rrezikshem .
      Koreja e veriut – apo AmeiQia ?

      I shtrire mbas Tynelit , duke u shelluar ne ”’ DIELL ”’
      kU AROMA E PORTOKALLEVE nuk ndihet si ne kohen e Enverit ,
      Mendoj se eshte A e drejte dhe e ndershme
      ti kerkosh ç’armatim Korese ,
      Kur ai qe e kerkon eshte Super i armatosur ?

      Shembullin po ta jap si Kaubojs …

      Besoj se i Ke PARE filamet e Western ,
      ku Pistoleret
      i drejtojne pistoletat Njeri – Tjetrit .
      Eshte ç’menduri qe ne ate moment njeri te hedhe armet pertoke — apo jo ?
      a nuk eshte ç’menduri te dorzosh armet ., kur
      demokratet jane te armatosur deri ne dhembe
      ?Dhe qe jane keta qe EKSPORTOJNE DEMOKRACINE me Bormbadime Njerzore ?

      Une mendoj , se ky bombardim mbi popullsine ,
      ka sjelle Liberalizimin e Monarkise se Dollarit ,
      dhe jo Totalitarizmin e Korese se veriut .

      Per Intelektualet Tajvaniste te Marke -ukezuar nga Info analet e Demo-nizuar …

      Se ne Korene e Veriut , Mungon LIRIA e fjales dhe e te drejtave Njerzore
      ç’fare duhet te themi per Zoterinjte Amerikane , apolide , te bisneseve te medha , po zhysin Plebenjte ne varferi , ekstreme
      pa Shtepi dhe pa te drejta Njerzore , si ato te Fasoneve qe kemi 27 vite qe po shohim ne shqiperi ?

      Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 September 4, 11:29

    “ndërsa Kina si vendi i vetëm partner strategjik i Koresë së Veriut, tha se botës po i afrohet një hije e errët pas disa shekujsh në paqe.”
    shekujsh në paqe???
    që kur janë bërë 100 vjeçarët dekada??
    në kinë lufta ka mbaruar në ’48 dhe në kore ’53!!
    ku janë “disa shekuj paqe”????

    Reply to this comment
  3. Babica Lart September 4, 13:51

    Anti -Qensure o vella , bukur e ke thene ,
    por perGjysme ………………………..
    Ujin gjithmone tek tre gurshi duhet ta pime UJE !

    PYETJA eshte ?
    Kush eshte me i rrezikshem .
    Koreja e veriut – apo AmeiQia ?

    I shtrire mbas Tynelit , duke u shelluar ne ”’ DIELL ”’
    kU AROMA E PORTOKALLEVE nuk ndihet si ne kohen e Enverit ,
    Mendoj se eshte A e drejte dhe e ndershme
    ti kerkosh ç’armatim Korese ,
    Kur ai qe e kerkon eshte Super i armatosur ?

    Shembullin po ta jap si Kaubojs …

    Besoj se i Ke PARE filamet e Western ,
    ku Pistoleret
    i drejtojne pistoletat Njeri – Tjetrit .
    Eshte ç’menduri qe ne ate moment njeri te hedhe armet pertoke — apo jo ?
    a nuk eshte ç’menduri te dorzosh armet ., kur
    demokratet jane te armatosur deri ne dhembe
    ?Dhe qe jane keta qe EKSPORTOJNE DEMOKRACINE me Bormbadime Njerzore ?

    Une mendoj , se ky bombardim mbi popullsine ,
    ka sjelle Liberalizimin e Monarkise se Dollarit ,
    dhe jo Totalitarizmin e Korese se veriut .

    Per Intelektualet Tajvaniste te Marke -ukezuar nga Info analet e Demo-nizuar …

    Se ne Korene e Veriut , Mungon LIRIA e fjales dhe e te drejtave Njerzore
    ç’fare duhet te themi per Zoterinjte Amerikane , apolide , te bisneseve te medha , po zhysin Plebenjte ne varferi , ekstreme
    pa Shtepi dhe pa te drejta Njerzore , si ato te Fasoneve qe kemi 27 vite qe po shohim ne shqiperi ?

    Reply to this comment
  4. Mark uk September 4, 13:56

    komunistat le tshkojne ne kore e me na lene rehat
    me komunizmin e tyne

    Reply to this comment
  5. thirrje..... September 4, 14:52

    ju ftoj te prononcoheni, intelektualisht : e pame dhe ne serbi, ne irak, libi, e kudo . amerikani, te çfaros dhe nuk mer asnje plumb bythes se aeroplanit apo gypit te raketave, pasi ai i “azgjeson predhat dhe raketat e kundershtarit, qe ne ajer”… dakort?? atehre ç’pidhin e gopit, nga kan dale kane e kercenojne, ankohen e vendosin sanksione nga me kriminalet (siç na bene edhe ne, ne komunizem, qe na ngordhen, per buke, apo jo??) me korene e veriut, rusine, iranin, kinen, apo me kedo, qe u teket, qe i nxijne jeten njerezmit, duke cilesuar shtete te pjeses tjeter te botes, rrezikshem”???????

    Reply to this comment
  6. o te dashur ....censor September 4, 16:20

    kur do e botosh komentin tim ne darke ??????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*