Ç’ndodhi në ’57 në një nga 42 qytetet e fshehta të ish-Bashkimit Sovjetik

January 5, 2018 02:42

Ç’ndodhi në ’57 në një nga 42 qytetet e fshehta të ish-Bashkimit Sovjetik

Ekziston një qytet në jug të Rusisë i cili nuk është i shënuar në asnjë hartë.

Nuk ka pasur autobusë që ndalonin atje, nuk ka tabela ose shenja rrugore që të tregojnë qytetin. Edhe posta i drejtohet Chelyabinsk-65, edhe pse qyteti i Chelyabinsk ishte gati pesëdhjetë kilometra larg.

Emri i këtij qyteti është Ozyorsk – dhe pavarësisht nga të qenit shtëpia e dhjetëra mijëra njerëzve, ekzistenca e tij ishte e panjohur, madje edhe në Rusi, deri në vitin 1986.

Fshehtësia vinte nga fakti se në këtë qytet ishte ndërtuan një central i cili shërbente për ripërpunimin e karburantit bërthamor.

Kjo fabrikë shpërtheu në vitin 1957, por për shkak të sekretit të vendndodhjes së saj, katastrofa mori emrin e një tjetër qyteti shtatë kilometra larg tij që quhej Kyshtym.

Fatkeqësia ashtu si me Çernobilin pati si shkak një vendim-marrje të keqe: vendimin për të ndërtuar një sistem ftohës për mbetjet bërthamore që nuk mund të riparohej.

Kur ky ftohës i njërës prej depozitave të uzinës bërthamore filloi të rrjedhë, operatorët thjesht e fikën dhe e lanë në atë gjendje për një vit.

Në fund të fundit, kujt i duhen sistemet e ftohjes në Siberi?

Ozyorsk ndodhet mes Yekaterinburg dhe Chelyabinsk, por nuk është shënuar në hartë

Por temperatura në depozitë u rrit në mbi 350 gradë Celsius duke shkaktuar një shpërthim që hodhi kapakun prej çimentoje, i cili peshonte 160 ton, në ajër.

Mbeturinat radioaktive u përhapën në një sipërfaqe prej mbi 20 mijë kilometra katrorë.

Mbi 270 mijë persona u ekspozuan ndaj radioaktivitetit në zonë.

Ishte vetëm ne vitin 1976, kur një emigrant sovjetik për herë të parë la të kuptohej përmasat e katastrofës për publikun perëndimor.

CIA kishte informacion rreth fatkeqësisë që nga vitet gjashtëdhjetë, por – të frikësuar nga reagimi publik kundër industrisë bërthamore në Amerikë – minimizoi rëndësinë e ngjarjes.

Do duhej të arrihej viti 1989, vetëm tre vite pas Çernobilit, që detajet e katastrofës të bëheshin publike.

Ozyorsk mendohet se ishte një nga 42 “qytetet e fshehta” të ish-Bashkimit Sovjetik. Dyshimet janë se ka edhe rreth pesëmbëdhjetë qytete të tjerë të cilët qëndrojnë ende të fshehur.

Banorëve të këtyre qyteteve ju jepeshin ushqime më cilësore dhe ishin ndërtuar shkolla më të mira se pjesa tjetër e vendit.

Të huajt që lejoheshin të vizitonin qytetet zakonisht shoqëroheshin nga rojet gjatë gjithë kohës.

Në botën e sotme gjithnjë më të hapur dhe globale, shumë persona kanë vendosur të zgjedhin të largohen nga qytetet e mbyllura, dhe praktikisht ka një kufizim për sa kohë ata mund të mbeten të izoluar.

Megjithatë, shumë prej këtyre qyteteve vazhdojnë të kryejnë funksionin e tyre origjinal – qoftë ky strehimi i një flote detare, ose prodhimi i armëve që përmbajnë plutonium.

b.m. / dita

 

 

January 5, 2018 02:42
Komento

2 Komente

  1. As January 5, 08:25

    Ku qendron fshehtesia kur i di te gjitha fuksionet.
    Po s’ka ne Amerike, Kine , France e Mbreterine e bashkuar te tille qytete qe ne te vertete jane qendra te kerkimit shkencor ushtarak

    Reply to this comment
  2. intelektuali January 5, 11:56

    Me e llahtarshme eshte situata ne zonen ne jug te Saratovit ku jane depozituar LHL-te apo mbetjet e Armeve Kimike te BRSS qe arriten kulmin gjate diktatures bolshevike te Brezhnjevit. Mijra hektare toke dikur pjellore ne nje nga krahinat me te bukura te Rusise jane transformuar ne shkretetira apo zona totalisht te vdekura me keq se katastrofat e Bajkonurit ne Kazakistan apo e Cernobilit ne Ukraine qe Bota i mesoi pasi kriminelet bolshevike kishin helmuar gjysmen e Evropes.

    bile:

    Edhe BLLOKU i Enverit i mbuloi dritaret me beze te zeze te gomuar per te mbrojtur parine albaneze dru me pre nga rrezatimi atomik i komunisteve te Moskes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*