Çfarë ndodhi në betejën e Beratit?

January 12, 2014 17:23

Çfarë ndodhi në betejën e Beratit?

I nderuar lexues! Beteja e Beratit ishte betejë e vitit 1455 e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu kundër pushtuesve osmanë në Berat. Në krye të një pjese të forcave, Skënderbeu shkoi drejt Jugut për të çliruar një kështjellë tjetër më të vogël.

Ndërkohë, trupat e Isa Bej Evrenozit, duke përfituar nga tradhtia e Moisi Golemit, me një marshim të shpejtë arritën në afërsi të Beratit dhe i goditën në befasi forcat shqiptare të shkujdesura.

Vetëm sulmi i furishëm i Skënderbeut, në krye të grupit të vogël të ushtarëve që kishte me vete, bëri të mundur që ushtria të mos asgjësohej plotësisht dhe të tërhiqej me humbje të rënda nga rrethet e Beratit. Ishte e vetmja betejë e Skënderbeut që nuk pati sukses.

January 12, 2014 17:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*