Çfarë ndodhi në Betejën e Mokrës

November 15, 2019 14:38

Çfarë ndodhi në Betejën e Mokrës

Beteja e Mokrës ishte një betejë ndërmjet forcave të ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu dhe forcave osmane të komanduara nga Firuzi, pashai i Maqedonisë.

U zhvillua në luginën e Mokrës në Tetor 1445.

Goditja e shqiptarëve nga prita anës rrugës në luginën e Mokrës, të pyllëzuar e plot shkëmbinj, ishte krejt e papritur për kundërshtarin.

Veçanërisht të frytshme qenë goditjtet e këmbësorisë shqiptare, kundër kalorësve armiq që pengoheshin nga vendi i thyer.

Sipas Barletit, pjesa më e madhe e ushtrisë osmane u vra dhe 760 veta u kapën robër.

Fitorja pati jehonë të madhe edhe në vendet e tjera, sepse ndodhi pas disfatës që kishin pësuar nga osmanët forcat hungare-polake më 10.11.1444 në betejën e Varnës.

o.p. / dita

November 15, 2019 14:38
Komento

3 Komente

  1. anticensurë25642654 November 15, 15:14

    more më bëjnë sytë masë mua apo këta kalorësit e gjergjit o të turkut kanë pushkë në kurriz??
    aq masive kanë qënë pushkët,bile me shul,në atë kohë??
    në mesin e shekullit të 15???

    Reply to this comment
  2. Tanush November 15, 15:30

    Anticensure : Jo nuk te bejne syte….ne pjesen tjeter nga betejat e Skenderbeut do shohesh dhe perdorimin e aviacionit dhe mjeteve te blinduara.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*