Çfarë ndodhi në Kumanovë? Analiza e gazetarit veteran, Filipov
Situata në Kumanovë është qetësuar tashmë dhe fundi i zhvillimeve tragjike të këtyre ditëve në qytetin e vogël maqedonas i ka lënë vend reflektimit.
Në fjalimin e mbajtur përpara gazetarëve të pranishëm në sallë dhe mbarë vendit, kryeministri Nikolla Gruevski lartësoi punën e efektivëve të policisë që parandaluan, sipas tij, vrasjen e ndoshta 8 mijë vetëve.
Më herët, Ministria e Brendshme u tregua e hapur mjaftueshëm sa për t’u përcjellë reporterëve informacione mbi vrasësit e përshkruar si “pjesëtarë të një prej grupeve më të rrezikshme që veprojnë në rajon”.
Emrin e grupit, ama, ajo nuk e tha. Rrethanat e ngjarjes së rëndë ngrenë pyetje të shumta dhe njëri prej personave që përpiqet të bëjë një analizim sa më të ftohtë të situatës është Kostadin Filipov, i cili ka qenë prej vitesh korrespondent i BNT-së në Europën Juglindore.
Po të mos kishte pasur kaq shumë viktima, ndër të cilët edhe policë, thotë ai, do ta pranoja pa ngurrim se i gjithë ky nuk ka qenë gjë tjetër veçse një inskenim i qeverisë së Gruevskit.
Filipov së pari e drejton gishtin tek “rehabilitimi personal i policisë”, për të vazhduar me atë personal të njërës prej figurave publike më të akuzuara për korrupsion dhe abuzim me pushtetin në vend, kreu i shërbimit sekret, Sasho Mijalkov.
Së treti, ai nënvizon faktin se çdo herë që ekzekutivi maqedonas ka tentuar të ruajë, siç thotë, stabilitetin, komuniteti kombëtar dhe ai rajonal e kanë mbyllur me sukses njërin sy përballë dhunës së brendshme.
Reporteri veteran është i bindur se akuzat e një organizimi të jashtëm, të cilave u mëshojnë me forcë autoritetet maqedonase, janë pa bazë.
Filipov vëren se si përplasjet pozitë-opozitë, që arritën kulmin me protestat e vazhdueshme në rrugë dhe thirrjet për dorëheqjen e qeverisë, koinciduan me këtë sulm.
Bën përshtypje, sipas tij, edhe gjuha e përdorur për Kumanovën nga ministrja e Brendshme, e cila është e mbushur me bindjen dhe nevojën e skicimit të një imazhi sa më të qartë të kërcënimit madhor apo të armiqve famëkeqë, a thua se maqedonasit nuk e gjykonin dot vetë se sulmuesit ishin të armatosur e të rrezikshëm.
Filipov gjen gjithashtu ngjashmëri të mëdha mes gjuhës së përdorur në këtë rast dhe etiketimeve të bëra ndaj liderit opozitar Zaev, të cilin edhe pse nuk e ka quajtur ndonjëherë hapur “terrorist”, qeveria e ka akuzuar dikur se po komplotonte për grusht shteti, e së fundi e ka përshkruar si “kërcënim për stabilitetin e vendit”.
Per cfare terroristesh bejne fjale keta maqedonasit.Ushtria dhe policia maqedonase i ka shkaterruar plotesisht gati te gjitha shtepite e shqiptareve ne lagjen e “Trimave” bashke me shtepite cdo gje qe ndodhej ne to.
Qellimi eshte i paster, shperngulje e shqiptareve etnik nga vendbanimet e tyre dhe zvendesimi i tyre me kolone sllave kjo e koordinuar edhe me serbet qe u gjenden edhe ata me polici e ushtri ne kufi jo papritur por ne kordinim me njeri tjetrin.
Cfardo qe te demshperbleje qeveria kriminale e maqedonise demin shpirteror qe ju ka shkaktuar nuk e paguan dot.
Po te ishte gjalle TRIMI ENVER HOXHA,jo vetem,qe maqedonasit nuk do ndermerrnin nje veprim te tille,por AI do t’i jepte ULTIMATUMIN E FUNDIT:
-“LARG DUART E PERGJAKURA KUNDER SHQIPTAREVE SE PER 24 ORE JU SULMOVA”!!!
Gruevsk Berisha i Maqedonisë dhe sali gruevski i Shqipërisë, vëllezër siamezë apo…? Sa të ngjajshme i kanë “komplotet” që organizohen kundër tyre dhe shtetit kur janë apo kanë qënë ata në krye! Duket sikur kanë bërë të njëjtën shkollë dhe kanë mësuar të njëjtët skenarë!