Çfarë ndodhi në kuvendin e Dibrës?

April 21, 2016 10:48

Çfarë ndodhi në kuvendin e Dibrës?

I nderuar lexues!

Kuvendi i Dibrës u mblodh më 1 nëntor 1878 nën kryesinë e Iljaz Pashë Dibrës, në të cilin mori pjesë edhe Abdyl Frashëri me cilësinë e përfaqësuesit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Toskërinë. Kuvendi i Dibrës miratoi rezolutën në trajtë memorandumi, e cila përmbante 5 pikat që shtroheshin në programin e Komitetit të Stambollit: formimi i vilajetit të Shqipërisë, krijimi i administratës me nëpunës shqiptarë, zhvillimi i arsimit në gjuhën shqipe, zbatimi i reformave nga Kuvendi i Madh, përdorimi i një pjese të konsiderueshme të buxhetit për përparimin e arsimit dhe për ndërtime botore. Rezoluta iu paraqit Portës së Lartë në fillim të shkurtit 1879.

April 21, 2016 10:48
Komento

2 Komente

  1. Agron April 21, 13:53

    Abdyl Frasheri per Toskerine?
    Ne ate kohe,popullsia e shtetit qe do goohej me vone nga Fuqite e Medha ishte me shume Orthodokse sipas dokumentave aitentike.
    Eshte njesoj si te themi qe turqit e deklaruar me krenari “shqipetate” luftonin per vetevrasjen e tyre.

    Reply to this comment
  2. Arber April 21, 21:57

    Në Kuvendin e Dibrës së Madhe, më 20-23 tetor 1880. u diskutuan tri çështje: lufta për mbrojtjen e qytetit autokton shqiptar të Ulqinit; formimi i një qeverie të përkohshme të Lidhjes së Prizrenit dhe hartimi i një memorandumi dërguar Portës së Lartë dhe Sulltan Abdyl Hamitit II për krijimin e një vilajeti shqiptar në Ballkanin Perëndimor.
    Në diskutimin e çështjes së parë: rreziku imediat i aneksimit të qytetit të Ulqinit nga shteti i ri i Malit të Zi, e ngritur nga pjesëmarrësit radikalë në Kuvendin e Dibrës, grupi konservator, i udhëhequr nga Sadik Pashë Hoxholli, Hasan Pashë Tetova, Abdulla Pashë Dohoshishti, Xhemal Pashë Zogolli etj., u treguan të gatshëm për t’u nisur në mbrojtje të tij, por me kusht, nëse jepte urdhër Sulltani (!) Kështu, kur Sulltan Abdyl Hamiti II urdhëroi dorëzimin e Ulqinit në duart e Princ Nikollës, Xhemal Pasha nuk luajti nga Mati. Mbrojtësit ulqinakë e shkodranë, të mbetur vetëm, u detyruan të tërhiqeshin me humbje të mëdha.
    Çështja e formimit të një qeverie të përkohshme shqiptare, për t’u dalë zot trojeve kombëtare me forcat e veta, u ngrit nga përfaqësuesi i Kuvendit të Gjirokastrës, Abdyl Bej Frashëri. Grupi konservator dhe delegatët e moderuar, me Ali Pashë Gucinë, Iljaz Pashë Çokun (Dibra), Esat Pashë Tetovën në krye, e rrëzuan propozimin e patriotit të madh shqiptar. Për çështjen e tretë: shkrirjen e vilajeteve të Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës në një vilajet të vetëm autonom, Kuvendi i përçarë i Dibrës i dërgoi Portës së Lartë dhe Sulltanit dy rezoluta: e para, e nënshkruar nga 120 përfaqësuesit radikalë dhe disa të moderuar, kërkonte krijimin e menjëhershëm të vilajetit autonom; e dyta, e nënshkruar nga 150 delegatë konservatorë dhe shumica e të moderuarve, u lutej dy institucioneve të larta te Perandorisë Osmane të organizonin “Elajetin e Shqipërisë”, pa i shkrirë vilajetet ekzistuese. Duke parë se shqiptarët ishin të përçarë, as Sulltan Abdyl Hamitit II e as Porta e Lartë e Stambollit, nuk e vunë ujët në zjarr për krijimin e një vilajeti autonom dhe trojet shqiptare mbetën të shpërndarë siç ishin më parë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim