e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Çfarë ndodhi në Tropojë para arrestimit të Berishës

26
Nga Artan Hoxha
Postuar më: 21 Qershor, 2013 tek Nostalgji
Fatmir Haklaj, Hamdi Haklaj dhe Feriz Kerrnaja

Janë ngjarje tragjike, pjesë e një zinxhiri pa fund…. Pas vrasjes së Major Ylvi Bengasit më 1 nëntor 2000, drejt Tropojës u nisën forcat speciale të repartit RENEA dhe batalioni special i ushtrisë. Objektivi i tyre ishte ndërhyrja në dy fshatra, Shoshan dhe Luzhë, ku kishte informacione se qëndronin grupe personash të armatosur. Fillimisht drejtuesit e forcave speciale hartuan planin se si do të hynin në këto dy vatra të nxehta, por më pas një urdhër i ardhur nga e lartë bëri që ky aksion të anulohej. Mjaftonte që në njërin nga fshatrat ku pritej ndërhyrja e forcave speciale të kishte viktima në njerëz, dhe atëherë opozita që i cilësonte si bastione të militantëve të saj, do të fajësonte qeverinë e kryeministrit Meta . Për të shmangur përkeqësimin e situatës, trupat speciale të Ushtrisë dhe reparti RENEA u larguan nga Tropoja në mesin e nëntorit. Por ajo që drejtuesit e shtetit po përpiqeshin ta parandalonin duke toleruar grupet e armatosura në Tropojë, ndodhi ditën e festës kombëtare të flamurit.

PROTESTA

Paraditen e 28 nëntorit 2000, dega lokale e Partisë Demokratike në Tropojë organizoi një protestë për vjedhjen e votave që i ishte bërë opozitës në zgjedhjet për pushtetin vendorë. Policia e Tropojës kishte siguruar informacione në rrugë operative se atë ditë pritej të ndodhte një ngjarje e rëndë. Përveç trupave të policisë vendase, atë ditë në Bajram Curri ndodheshin dhe dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Kukzsit, që morën detyrë të siguronin godinën e gjykatës dhe prokurorisë së rrethit. Protestuesit pasi bën një xhiro në shëtitoren kryesore të qytetit, iu drejtuan godinës së gjykatës dhe prokurorisë. Ata kërkuan largimin e forcave të FNSH-së nga Tropoja. Të vënë nën presion, trupat e FNSH-së nuk bën asnjë përpjekje për tu përballur me turmën, nga radhët e së cilës u shfaqen një grup personash të armatosur që hapën zjarr mbi muret e godinës. Brenda pak minutash trupat e FNSH-së i zuri paniku. Për të shpëtuar kokën nga breshëritë e armëve që godisnin muret e gjykatës, ata u detyruan të linin objektin në mëshirë të fatit dhe të shpërndaheshin pa nam e nishan nëpër banesat e qytetarëve. Shefi i komisariatit të Tropojës Ali Gjoni nuk mund tu vinte në ndihmë, për shkak se ishte njoftuar që pasi të pushtohej gjykata, personat e armatosur do mësynin drejt komisariatit. Në të vërtetë ashtu ndodhi.

SULMI

shkelqim haklajDhjetëra militantë të opozitës u përdorën si një mburojë njerëzore nga personat e armatosur për t’iu afruar sa më shumë të ishte e mundur godinës së policisë. Pjesa dërrmuese e efektivit të policisë, kur mësuan se çfarë pritej të ndodhte, braktisën detyrën. Një përfaqësi e protestuesve kontaktoi më drejtuesit e komisariatit duke u kërkuar atyre lirimin e të burgosurve politikë. Në të vërtetë në qelitë e paraburgimit të Tropojës kishte vetëm të burgosur ordinerë dhe vrasës të rrezikshëm. Duke qenë se situata kishte dalë jashtë kontrollit, policia u detyrua ti lironte të gjithë të paraburgosurit, pavarësisht motivit për të cilin ishin arrestuar. Mes tyre ishte dhe Pëllumb Ndrevata, një personazh që kreu një seri vrasjesh pas lirimit më 28 nëntor 2000, deri sa u ekzekutua në vitin 2006, gjatë një shkëmbimi zjarri me RENEA-n. Pasi korrën fitoren e parë, negociatorët e protestuesve u rikthyen serish në komisariat duke kërkuar që policia ta braktiste objektin, në të kundërt do të sulmohej me mitralozë dhe armë kundërtanke. Kur hasën në rezistencën e drejtuesve të policisë, personat e armatosur, që ishin kryesisht me precedentë penalë dhe shfrytëzonin mbështetjen e opozitës për ti shpëtuar drejtësisë, hapën zjarr mbi komisariatin e Bajram Currit. Përballja mes të dy palëve ishte e ashpër. Personat e armatosur u pozicionuan në disa pallate dykatëshe që ndodhen përballë komisariatit. Një grup prej tyre sulmoi me zjarr hyrjen e komisariatit ku qëndronte oficeri i rojës. Drejtuesit e komisariatit dhe disa efektivë të policisë që vendosën të mos e lëshonin objektin, u kundërpërgjigjen duke hapur zjarr në ajër e më pas edhe mbi pozicionet nga qëlloheshin me armë automatike. Kur e panë se komisariati nuk po dorëzohej, personat e armatosur u detyruan të përdornin edhe armë kundërtanke mbi godinën e policisë. Por për fat nuk shkaktuan dëme në njerëz. Disa prej tyre mundën të futeshin dy herë deri në shkallët e katit të dytë të godinës, por u sprapsën nga policia duke pasur dhe të plagosur.

TELEFONATA

Ardhja e përforcimeve nga Tirana në ndihmë të policisë dukej e pamundur, pasi helikopteri i forcave speciale mund të qëllohej gjatë uljes në Dubravë. Në një situatë të tillë policia u bëri thirrje me megafon personave të armatosur që të tërhiqeshin, por këta të fundit nuk hiqnin dorë nga qëllimi i tyre për të marrë komisariatin. Gjatë një tentative që u bë nga jashtë komisariatit për të hyrë në godinë, pati një shkëmbim të ashpër zjarri që përfundoi me viktima. Syl Lusha, njëri nga personat e akuzuar për trazirat e 14 shtatorit 1998 në Tiranë, i cili kishte vetëm pak muaj që ishte liruar nga burgu, mbeti i vrarë në hyrje të komisariatit, sapo kaloi zyrën e informacionit. Pas tij pati dhe të paktën 4 të plagosur nga radhët e personave të armatosur që sulmuan komisariatin. Në momentet më kritike, shefit të komisariatit Ali Gjoni, i erdhi një telefonatë me numër fiks nga Hamdi Haklaj. Haklaj u interesua mbi gjendjen në komisariat dhe disa të afërm apo miq të tij që ndodheshin brenda godinës. Hamdiu i tha komisarit të Tropojës se nëse kishte nevojë për ndihmë, ai ishte gati të zbriste me njerëzit e tij nga Kërnaja. Por Gjoni u shpreh se po e përballonte situatën, dhe nëse e shihte keq punën do ti drejtohej Haklajve për ndihmë. Rezistenca e trupave të policisë që kishin mbetur brenda objektit dhe përhapja e lajmit se në ndihmë të komisariatit ishte nisur Hamdi Haklaj dhe njerëzit e tij, ndikuan në uljen e moralit te autorët e sulmit. Rreth orës 15.00 të 28 nëntorit, ata u detyruan të tërhiqen pa e pushtuar komisariatin.

Fatmir Haklaj, Hamdi Haklaj dhe Feriz Kerrnaja

Fatmir Haklaj, Hamdi Haklaj dhe Feriz Kerrnaja

GRUSHTI

Në Tiranë, kryeministri Meta akuzoi liderin e opozitës Berisha dhe mbështetësit e tij në Tropojë, se kishin tentuar të kryenin një grusht shteti të armatosur për të rrëzuar me forcë qeverinë socialiste. Meta tha se personat që sulmuan komisariatin e Tropojës do të ndëshkoheshin, ndërsa siguroi policinë lokale se po i niste menjëherë përforcime. SHIK-u paraqiti informacione se grushti i shtetit i 28 nëntorit kishte dështuar. Sipas shërbimit inteligjent shqiptar, organizatorët e grushtit të shtetit kishin planifikuar të merrnin së pari institucionet kryesore dhe komisariatin e Tropojës, nëpërmjet një grupi personash të armatosur. Më pas duke shfrytëzuar efektin domino, të pushtonin njëri pas tjetrit të gjitha komisariatet, nga veriu drejt kryeqytetit. Rezistenca e komisariatit të Bajram Currit bëri që ky plan të dështonte. Nga ana tjetër, opozita dhe lideri i saj Berisha, akuzuan policinë e Tropojës dhe qeverinë Meta se përdorën armë zjarri dhe granata luftarake mbi protestuesit dhe militantët e Partisë Demokratike në Bajram Curri. Kryeministri Meta u cilësua si fashist, ndërsa viktimat e 28 nëntorit në Tropojë u shpallën Martirë të Demokracisë.

AKUZA

Shefi i Partisë Demokratike nuk harroi të akuzonte as këtë radhë Haklajt dhe njerëzit e tyre. Në një njoftim të botuar në mediet e kontrolluara nga PD pas ngjarjes, më datë 2 dhjetor 2000, thuhej se në bandën që u thirr në mbrojtje të komisariatit të Bajram Currit ishin Hamdi e Ylli Haklaj, miku i tyre Petrit Braha, Zeqir Braha etj. Në të njoftimin e PD-se, shkruar nga lideri i saj Sali Berisha thuhej se “Ylli Haklaj, vëllai i vrasësit të Deputetit Demokrat Azem Hajdari, ishte parë i armatosur mbi autoblindat e policisë duke lëvizur në rrugët e Bajram Currit”. Haklajt nuk e pranuan këtë akuzë, por s’e fshehën faktin se u treguan të gatshëm ti ofronin ndihmë policisë së Tropojës. Po atë mbrëmje, forcat speciale shoqëruan për disa orë në ambientet e izolimit të policisë së Tiranës, liderin e opozitës Sali Berisha. Nëpërmjet këtij veprimi, kryeministri socialist Ilir Meta , i dha një mesazh të fortë rivalit të tij politik, duke ia bërë të qartë se s’do të lejonte asnjë lloj përmbysje të pushtetit nëpërmjet një grushti shteti të armatosur. Pavarësisht hetimeve dhe procesit gjyqësor për këtë ngjarje, organizatorët dhe personat përgjegjës nuk u ndëshkuan. Të vetmit që dolën para drejtësisë ishin pesë persona, që sulmuan me armë komisariatin, të cilët në total u dënuan me 30 vite burg.

 

 

Hakmarrja, ekzekutohet me snajper vëllai i katërt i Haklajve

Tropoja nuk e kishte marrë ende veten nga trazirat e 28 nëntorit, kur një ndodhi një ngjarje që e spostoi vëmendjen serish drejt Haklajve. Paraditen e 3 dhjetorit 2000, Ylli Haklaj i akuzuar nga opozita dhe lideri i saj si një nga personat e armatosur që shtypën protestën e militantëve të PD-së në Bajram Curri, u vra gjatë një atentati spektakolar me snajper. Një komando e përbërë nga nëntë persona mendohet të jetë nisur nga një bazë në fshatin Tropojë e Vjetër për të kapur kodrën e pyllëzuar me pisha në lindje të kullës së Haklajve, që në vijë ajrore është afro 300-400 metra larg. Autorët kanë qenë të veshur me uniforma ushtarake me lara dhe nuk kanë përdorur maska. Ata kanë shfrytëzuar shpërqendrimin e Haklajve për ti goditur në befasi. Komando i është afruar kodrës nga ku realizoi qitjen pa u zbuluar nga rojet e Haklajve që mbanin nën vështrim me dylbi zonën rrotull kullës.

 

ATENTATI

Ylli Haklaj, Bilbil Selivrada dhe Is Kërnaja, vëllai i Feriz Kërnajës, kishin dalë jashtë fortifikimit të kullës, në një livadh në pjesën e poshtëme të saj, rreth 50 metra distancë nga muri rrethues. Në orën 12.50 janë dëgjuar dy të shtëna të njëpasnjëshme nga një armë snajper. Goditja e parë ka qëlluar në kokë Ylli Haklajn, ndërsa qitja e dytë i ka djegur faqen Bilbil Selivradës, por pa arritur ta vrasë. Menjëherë pas qitjes autorët janë tërhequr me shpejtësi për të mos u zbuluar. Ky grup dyshohet të jetë i njëjti me atë që tentoi të ekzekutonte me snajper Hamdi Haklajn më 13 shtator. Në përbërje të grupit kishte ish-efektivë të policisë, disa mbështetës të njohur të liderit të opozitës dhe në persona që kishin hasmëri me Haklajt. Trupi prej kollosi i Ylli Haklajt ishte një objektiv i lehtë për një snajper të stërvitur.

 

DËSHMITARËT

Vrasësit janë parë nga Hamdiu, i cili sapo kishte dalë jashtë rrethimit për të thirrur Yllin, pasi kishin ardhur miq në shtëpi. Autorët janë parë dhe nga Is Kërnaja, që pasi i shpëtoi sulmit me snajper u pozicionua pas një peme. Gjatë tërheqjes autorët janë parë nga disa banorë të lagjes Aliaj, por u kanë kërkuar atyre të heshtin, në të kundërt do të kishin pasoja. Duke qenë se ishte grup i madh, komando është vënë re dhe nga disa banorë të fshatit Madan. Edhe Muharrem Haklaj që ishte në livadh duke kullotur bagëtinë në një distancë prej 200 metrash larg me vendin e pritës, i ka njohur disa prej autorëve. Vrasja e Yllit ishte një goditje e rëndë për Hamdi Haklajn dhe familjen e tij. Tani Hamdiu kishte mbetur u vetëm, pasi katër vëllezërit e tjerë, Shkëlqimi, Halili, Fatmiri e Ylli u ekzekutuan në atentate të sofistikuara me mina të telekomanduara dhe snajper. Forcat RENEA që mbërritën në vendngjarje u vunë në ndjekje të vrasësve, por ata duke e njohur mirë terrenin kishin shkuar shumë larg.

 

AKUZA E HAKLAJVE

Hamdi Haklaj tha se të vëllain ia kishin vrarë një ditë pasi emri i tij kishte dalë në gazetë si një prej personave që penguan revoltën e armatosur të militantëve të PD-së. Vajza e vogël e familjes, Zylfija mësuese fizike, u betua në varrimin e Yllit se nuk do martohej kurrë pa ia marrë hakun të vëllait. Komando që ekzekutoi djalin e katërt të familjes, Haklaj, ka mbetur e paidentifikuar edhe pas shtatë vitesh. Për Hamdi Haklajn kjo ishte goditja më e rëndë, tani atij i mbetej në dorë përgjegjësia për mbijetesën e familjes, prandaj duhej të ishte më vigjilent se kurrë.

 

 

 

 

 

Tropoja nën terror, kronologji vrasjesh

 

5 janar 1998

Vritet në një pritë në Qafën e Luzhës, Shkëlqim Haklaj dhe Artur Demiri, kunati i Fatmir Haklajt. Haklaj sapo kishte filluar punë si efektiv i policisë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Prushit në rrethin e Hasit. Autorët ishin një grup i madh personash që hapën zjarr me disa armë njëherësh.

 

4 gusht 1999

Vritet gjatë një atentati me mina të telekomanduara Halil Haklaj dhe Feriz Kërnaja. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Brinja e Cërnicës. Autorët, mes të cilëve kishte dhe efektivë të forcave speciale, minuan afro një kilometër rrugë. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur dhe Fatmir Haklaj.

 

4 nëntor 1999

Gjatë një prite në fshatin Bujan, të organizuar nga një grup personash, mes të cilëve kishte dhe efektivë të forcave speciale,  mbeten të vrarë Fatmir Haklaj dhe Sami Kërnaja, ndërsa u plagos rëndë Jaho Mulosmani. Pasi u kishte shpëtuar 7 atentateve radhazi Fatmir Haklaj u vra me plumba pas shpine.

 

3 dhjetor 2000

Një komando e panjohur ekzekuton gjatë një atentati me armë snajper, Ylli Haklajn, djalin e katërt të familjes Haklaj. Në momentin kur u godit, viktima kishte dalë në një livadh jashtë rrethimit të fortifikuar të kullës së tij. Në këtë ngjarje u plagos lehtë dhe Bilbil Selivrada.

 

NESËR DO TË LEXONI:

-Si u vra në Tropojë majori i ‘Brisku-t” Ylvi Bengasi dhe akuza e liderit të opozitës Sali Berisha: Bengasin e vrau SHIK-u!

-Përplasja e parë e Sali Berishës me familjen Haklaj, dështimi i vizitës së Ilir Metës në Tropojë, akuzat dhe hakmarrja e tij ndaj Sali Berishës.

-Çfarë ndodhi në mitingun e  Berishës në Tropojë, kërcënimi për Haklajt, deklarata e incizuar ’…dua të arrestuar Shkëlqim Haklaj dhe armiqësia e shoqëruar me viktima.

 

 

 

 

 


26 Komente


  1.  
    orgi

    saliu ne tropoj nuk ka me njeri qe e do sepse saliu ne tropoj ka vrare e ka prere pa fund dhe tropojanet jane njerez te beses dhe ia kane bere te ditur shume mire qe ne ate vend nuk duhet te shkele me dhe kjo eshte arsyeja se perse sala ka aq frike te shkoje




    •  
      Maksi

      jan shume hipoteza dhe shum fjale qe ne te gjitha perfundimet autori kryesor ishte Sali Berisha ne lufte kundra Haklajve !! nje fis i teri u shuajt dhe nje fis qe asnje nuk jer pergjigje pse perfunduan ne kete gjendje dhe mesa kam pare ne tere dokumentaret kam pare qe keto ishin betuar kundra saliut dhe kan lene shenje ne historin e shqiperise




    •  
      keno

      Nje nga luftrat dhe masakrat e medha qe sali berisha ka bere !! U shuajt nje fis i teri !! ishte nje fis qe i shpalli lufte sali berishes !! ato ishin njerzit qe ja kuptuan hilen saliut e se duruan dot kete gje !! Sali berisha i preu ne bese dhe i mashtroj skishte si te ndodhte qe ato te tradhtonin tere burrelin dhe tropojen per berishen !! Familja haklaj ka buajtur shum dhe gjynaf qe tere ai fis u shuajt




      •  
        Gazi

        Duket e thjeshte “zhdukja e nje fisi te tere”… Saliu mund te mbylle syte neser, por a do t’i lere valle te sigurte ata vocerrake qe mban ne preher? Ata jane te pafajshem por gjyshi kriminel u le prapa si trashegim ankth e nete pa gjume per t’u mbrojtur nga plumbat dhe niperit e Haklajve. I le me para? Phëëëë!




  2.  
    D12

    nuk muned qe nje qytet me aq burra te beses te pranoje sali berishen qe i ka prere ne bese me pare dhe nuk ka denjuar as te kerkoje falje sepse nuk e ka ate burreri, dhe per kete arsye nuk e duan ne tropoje




  3.  
    Kristian

    Monstruoziteti i berisshes eshte treguar me Hakljat me qarte se me cdo gje tjeter.Ajo qe i ka bere asaj familjeje duke filluar qe nga vrasjet e nje pas njeshme deri tek koha kur u hodhi kullen ne ere tregojne jo vetem qe eshte nje hakmarres i pashoq por edhe nje kriminel gjakftohte

    eshte turp qe ne sot kemi akoma kete njeri per kryeminister.Ate qe “kerkonte koken e ylli haklaj” ne e kemi sot kryeminister

    eshte fundi,i vetmi vend qe meriton berisha eshte qelia e burgut ndesa shqiperia duhet te rilinde




  4.  
    dani

    saliu ne tropoje nuk ka shance te pritet nga njeri sepse ka bere shume te keqija tropojaneve prandaj edhe ato pak here qe shkone merr me vete 300roje dhe te gjithe mitingashet e tij jane te marre nga qytete te tjera dhe jo nga vete tropoja




  5.  
    Irdi

    ZHDUKE NJE FIS TE TERE TROPOJANESH O SALI BERISHA PRANDAJ KE FRIKE TE SHKOSH NE TTROPOJE
    TANI QE KA DALE ANTIPLUMBI DHE 1000 FORCA POLICIE TE RUAJNE KOKEN TI NUK KE DHE AQ FRIKE PO TE ISHE PARA CA VITESH DO TE KISHIN RRJEPUR FARE, KRIMINEL I NDYRE!




  6.  
    jani

    berisha ne tropoje nuk ka vajtur as te shohe varret e prinderve te tij sepse eshte nje bure legen dhe frikacak e jo me te shkoje e te bej takime normale me popullin prandaj edhe tropojanet i kane hequr vizen me kohe




  7.  
    Elma

    Saliu eshte nje njeri qe eshte ne politike vetem nga krimet qe ka bere sepse nje njeri si ai nuk mund te qendronte ne politike pa bere te tilla gjera politika e tiju ka qene elimino me te mirin sepse nje dite do te zeje vendin.




  8.  
    Sonja

    Nje njeri si Saliu ka frike te shkoje ne vendlindje dhe kjo eshte shume e kuptueshme se sa fuqi ka nje njeri si ai qe dhe ne vendlindjen e tij shkon njehere ne 4 vjet dhe ruhet nga nje ushtri sepse ka friken e nje eleminimi te mundshem.




  9.  

    Haklajt jane akoma gjalle…ne kete dynja lahen te gjitha!




    •  
      REALISTI

      …E vertete shoq dhe socialistet do ti benin nder te madh,nese e futin ne burg,sepse ne liri,pa pushtet dhe pa truprojat e tij sala as 24 ore jete nuk ka !




  10.  
    daniel

    sali ebrisha eshte kriminel dhe kjo eshte totlisht e vertetuar se ka vrare popullin e tij ne disa raste duke filluar qe nga viti 1997 e deri ne 21 jana ne 2011 e mund t permendim dhe gerdecin dhe shume e shuem ngjarje te tjera




  11.  
    ergi

    si mudn te mbeajme akoma per kryeminsiter qe ka vrare popilin tone kjo eshte totalsiht e pa besueshme dhe e pa drureshm ndaj shqipatret duhet te shporrin me vote kete legen te politikes shqipatre dhe shakterrimtar te vendit




  12.  
    besa

    ne 23 qerhsor shqiptaret duhet te votojne partine sociaslite dhe alternativene rilidnjes qe ajo ofron en menyre qe vendi te rikthehet demokracia dhe ti alrgohemi ektij pushteti vrases te sali berishes




  13.  
    salah

    1998 kriminelë primitive
    2013: Drejtorët e Policisë




  14.  

    A do tè gjykohet vall njeri pèr gjitha vrasjet nè Tropojè kur dihet kush fshihet mbrapa tyre (Vrasjeve).Ky vrasès,Berisha,èshtè pèrsèri gati qè tè shkaktoi gjakderdhje pèr pushtetin e tijè.
    Edhe tre ditè na ndajnè nga zgjedhjet pèr Parlamentin e Ri por ky PéRBINDESH zor se lè pushtetin , dhe si rjedhoi do tè krijoj njè katraurè qè tè grabis votat dhe nderkombtarèt do tè deklarojnè se ,votimet u kryen mè mirè se nè tè kaluarèn por ka akoma rrugè pèr tè pèrmisuar.
    Uroj qè tè mos dalt parashikimi im dhe mynxyra tè na zbres nga qafa qè na ka hipur.




  15.  
    mergimtari fv

    Djem trima e patriote si Haklajt i gjithe populli i Tropojes e Shqiperise do ti qaje me shpirt , me djeg shpirtin si prind qe vajza burrneshe e Haklajve ju prene enderrat ne mes duke u detyruar te marre armen ne krahe dhe te hakmerren per vellezerit duke i treguar Sali Serbit me serbet e tjere se dera e kulla e Haklajve nuk eshte mbyllur edhe pse eshte ne mergim ajo nuk do ti fale keta qelbesira duke filluar nga S.Berisha me pjellat e tij e me soj e sorollop .




  16.  
    Tomson-Milano

    Saliu il duhet te vritet!Eshte marrezi,te iki nga kjo bote pa nxjer dhimbje!Ai duhet te shoh e ndjeje si i vritet djali, niprat, kusherinjte, dhendërri!Eshte e pafalshmete vritet Berisha!Per tu denuar,po!Nga burgu ai do mësojë cdo te thote të kesh vrare shqiptarë! Do të jet e lehte ta vrasesi pas 23 qershorit, por me parë ai duhet burgosur me drejtesi qe duhet shembur nga themeli.. Aty duhet te ndjeje cdo te thote te kesh vrare shqiptarë! Mund te fillohet me banditet e tij qe dihen,dhe me rojet personale sot,qe dihen dhe ku u punojne grate…Megjithate,rreziku i perplasjes me 23 qershor ekziston dhe te mos e provokoje qelbesira shpellar,duhet masivisht te shkojme ne votime dhe te votojme numrin 29!Ketu do duket dhe pergjegjesia e mbajtjen se fjalës e Edi Rames,pasi Meta eshtë dhe pikpyetje e madhe!…Duhet Rilindje edhe per gjakun e Haklajve,pasi 21 janari do pres shume koka nga trungu dhe te afermit e Berishes!Kjo nuk ka dyshimin me të vogel!…I meriton te gjitha ato qe mund dhe duhet ti vijne!Une te me kish vrare njeri do kisha shuar me kohe fisin e tij!Nuk e them per mburrje, por për gjak shqiptari!…




  17.  
    myftari

    Sali berisha duhet rjepur i gjalle bashke me klanin e tij ,per kete bure kurve dhe familjen e tij asnje lloj meshire .




  18.  

    Shume llafe per Sali Berishen ,jane fukarallek.Ky eshte nje kriminel i lindur dhe per drejtesin eshte e turpeshme qe ky bredh i lire dhe te can by….. per te mirat qe mendon te beje per shqiperin.Dhe nje here them se ky derr do vetem plumbin dhe keshtu shpetojne te gjith prej tij.




  19.  
    Mirushi

    Berisha tallej dhe tallet me Tropjen dhe Tropojanet,para viteve 1990 nuk ka shkelur asnjeher ,qe kur e solli ne Tirane Kryetari i Deges se Tropojes Zoti Idrish Shehu,ishte nga Ndroqi




  20.  
    Gramoz

    do ti laje te gjtha mos u merzitni zoti eshte i madh ,,ky kriminel do ndershkohet rende dhe aty ku i dhemp me shume ,pritni e mbani vesh ..hak pa mare dhe borxh pa lare nuk ka /




  21.  

    Te parin antimiting PD,haklajt e organizuan.




  22.  
    hosteni

    ruhu ti bythlepires I brekdhjerit se atje ku je ka shume tropojane ,mos ta ta fusin noi plum per me festu 23 qershorin,,,,,,edhe pse aty ku je ti nuk shfaqesh me kete nick name qe komenton ketu ata te gjejne,,,,,se ju bythlepiresit ju vjen goja ere,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)