Çfarë nuk duhet të mungojë në çantën tuaj të plazhit?

June 13, 2018 16:52

Çfarë nuk duhet të mungojë në çantën tuaj të plazhit?

 

Disa sende janë me të vërtet të rëndësishme që t’i keni me vete kur shkoni në plazh.

Mbajtja e një kapeleje, ose e një shalli i vendosur me stil, mbron flokët nga rrezet e diellit dhe nga kripa e ujit të detit. Përpos të gjithave kapela dhe shalli janë tepër në modë dhe duken shumë bukur.

Në rast se dilni në dielli pa asnjë krem mbrojtës kjo mund të shkaktonte inflamacion. Sidomos në plazh ku reflektimet e diellit janë me të vërtetë të rrezikshme. Është e rëndësishme të vendosni syze dielli që mund t’i mbrojnë sytë nga rrezet ultravjollcë. Zgjidhni syze të një cilësie të mirë.

Mbajeni gjithmonë me vete në çantë një krem mbrojtës. Studimet shkencore po konfirmojnë çdo ditë dhe më shumë dëmin që shkakton dielli në lëkurë, duke e bërë lëkurën të rrezikohet nga plakja e parakohshme.

Buzët janë tepër delikate kur ekspozohen në rrezet e diellit. Ato kanë tendencën të thahen shpejt dhe të dehidratohen.

Në raste të veçanta shfaqen herpes dhe për këtë arsye mos harroni të përdorni një produkt të veçantë për buzët në mënyrë që t’i lyeni herë pas here dhe t’i mbroni.

Uji është gjithashtu i rëndësishëm.

Në mbrëmje, pas dushit mos harroni të vendosni në trup një krem qetësues pas rrezeve të diellit që keni marrë. Fytyra meriton shumë vëmendje në këto ditë të nxehta. Ju nevojiten disa maska në mënyrë që të ushqeni dhe hidratoni lëkurën njëkohësisht.

Nuk është e nevojshme të vendosni shumë  make-up kur jeni të ekspozuar ndaj diellit. Mjafton një krem mbrojtës, në mënyrë që fytyra të mos jetë e ngarkuar dhe të thithi në mënyrën e duhur rrezet e diellit.

 

 

p.k/dita 

June 13, 2018 16:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*