Çfarë nuk po shkon mirë me Europën?

May 23, 2018 15:52

Çfarë nuk po shkon mirë me Europën?

Në vitet e para të shekullit të ri, Europianët ishin shumë më mirë se amerikanët, në shumë fusha.

Ata kishin shëndetësi falas, që shoqërohej nga jetëgjatësi më e lartë e popullsisë, si dhe nivel më të ulët varfërimi. Kishin më shumë gjasa se amerikanët që të gjenin punë të mirë gjatë moshës më të mirë për punë.

Por Europa është futur në telashe tani.

Sado që demokracia po ndihet e mbërthyer në të dy anët e Atlantikut, nëse liria do të bjerë, më parë ka për të ndodhur në Amerikë. Por le të shohim edhe në Europë ata që janë si vija paralele të Trump-it.

Shumë probleme në Amerikë vijnë nga një vendim shkatërrimtar, i marrë shumë vite më parë, për të zbatuar një monedhë të përbashkët. Krijimi i Euros solli një valë të përkohshme euforie, me sasi të mëdha parash që hynin në Spanjë e Greqi, derisa fluska plasi.

Vende si Islanda, që kishin monedhën e tyre, mundën të rikthehen në garë duke zhvlerësuar monedhat e tyre. Por kombet e Eurozonës u detyruan të futen në një fazë depresioni. Ndërkohë që papunësia ishte e lartë, ata duhej të ulnin edhe nivelin e shpenzimeve.

Depresioni u përkeqësua nga një konsensus mes elita, që thoshin se problemet e Europës nuk vinin nga llogari financiare të bëra keq, por për shkak të shthurjeve fiskale, dhe se zgjidhja ishte zbatimi i masave shtrënguese, në nivel drakonian, gjë që e bëri depresionin edhe më të rëndë.

Disa nga viktimat e krizës së Euros, si Spanja, kanë arritur të kthehen në garë. Të tjerë nuk kanë mundur ende. Greqia mbetet ende një zonë e shkatërruar, ndërsa Italia, një nga tre ekonomitë e mëdha që kanë mbetur në BE, ka vuajtur për dy dhjetëvjeçarë rresht. Të ardhurat për frymë në Itali sot janë njësoj si në vitin 2000.

Prandaj, nuk është aspak për t’u habitur që kur italianët bënë zgjedhje në Mars, fituesit ishin dy partitë anti-BE: Populisjta 5 yjet dhe e djathta ekstreme, Lega Nord. Çudia e vetme është se si nuk ndodhi më herët.

Këto parti po përgatiten të bëjnë një koalicion. Edhe pse politikat e qeverisë së tyre nuk janë të qarta, ndarja nga BE në fronte të ndryshme ka për të qenë me siguri pjesë e diskutimeve, që nga zhbërja e shtrëngimeve fiskale, që mund të çojë drejt daljes nga Euroja, e deri te masat e rrepta kundër emigrantëve dhe refugjatëve.

Asnjë s’e di me siguri se si do të shkojë, për zhvillimet në vende të tjera të Europës ofrojnë precedentë të frikshëm. Hungaria është kthyer në autokraci një-partiake, e udhëhequr nga një etno-nacionalist. Polonia duket se po ndjek të njëjtën udhë.

Por çfarë nuk shkoi mirë me projektin Europian, atë marshimin e gjatë drejt paqes, demokracisë e zhvillimit, të bazuar mbi integrimin politik dhe ekonomik? Siç thashë, gabimi gjigant i Euros ka luajtur rolin e vet. Polonia, e cila nuk e mori kurrë Euron, e kaloi krizën ekonomike pa ndier dëme. Megjithatë, edhe atje është duke rënë demokracia.

Megjithatë, unë them që këtu ka diçka më të thellë. Europa ka pasur gjithnjë forca të errëta. Kur ra muri i Berlinit, një shkencëtar politik që njoh, tha me shaka:

“Europa Lindore tani është çliruar nga ideologjia aliene e komunizmit, dhe mund të kthehet e qetë të rruga e saj origjinale: fashizmi.” Të dy e dinim që kishte një farë të drejte.

Ajo që i mbante të nënshtruara këto forca të errëta ishte prestigji i një elite Europiane, të përkushtuar ndaj vlerave demokratike.

Por ai prestigj humbi nëpër keqmenaxhime, dhe dëmit iu shtua edhe mungesa e dëshirës për t’u përballur me atë që po ndodhte. Qeveria në Hungari i ktheu shpinën gjithçkaje për të cilën qëndron Europa, por vazhdon të marrë ndihma nga Brukseli.

Dhe pikërisht këtu unë shoh linja paralele me zhvillimet në Amerikë.

Amerika vërtet nuk pati katastrofa të tipit të Euros.

(Po, kemi një monedhë të vetme, por kemi institucione të federalizuara për sistemin bankar dhe atë financiar, që e bën këtë monedhë të funksionojë”.

Por gjykimi i gabuar nga elitat tona centriste sikur ka bërë konkurrencë me homologët e tyre në Europë. Në vitet 2010-2011, kur Amerika vazhdonte të vuante nga papunësia në masë, njerëzit në Uashington ishin më të fiksuar me reformat për të drejtat.

Grupet tona të qendrës, bashkë me mediat, ishin në vetëmohim për vite të tëra, pa e pranuar radikalizmin e republikanëve, që po angazhohej në në mënyrë patologjike në fakte të rreme. Dhe tani Amerika po qeveriset nga një parti që ka pak respekt për normat demokratike e për rendin ligjor, njësoj si partia Fidesz e Hungarisë.

Ideja është që ajo që nuk po shkon mirë me Europën, thellë-thellë, është e njëjta gjë që nuk po shkon mirë me Amerikën. Dhe për të dyja rastet, rruga e kthimit ka për të qenë shumë e vështirë./ Paul Krugman, New York Times/ Perkthimi: Tch

o.j/dita

May 23, 2018 15:52
Komento

5 Komente

  1. Artemisa May 23, 16:53

    Zgjidhja per Europen eshte e lehte.
    Te marre liderin tone Edi Rama, t’a vere ne krye te Unionit ( bashke me Ballen, Fugen dhe Spiropalin) qe te aplikoje modelin shqiptar te ekonomise.
    Per 100 dite e ben shendetesine falas.
    Per 200 dite ben zgjerimin e Unionit.
    Per 300 dite rrit 5-6% ekonomine.
    Per 400 dite kalon ekonomine e SHBA.
    Per 500 dite …… Kerkoni ku humbi Europa, as nga satelitet nuk do te duket.

    Reply to this comment
    • Artemisi May 23, 17:40

      Me pelqen shume argumenti qe ofron moj mbese e SALIUT,por nuk na thua te verteten qe Saliu jot per pese dite e shketeron te gjithe Europen duke gjysmen duke e vrare e gjysmen duke ia falur perndorise qe e prodhoi per resto,siç donte te bente me kufirin detar per kerkime te zones se naftes e qe disa pseudodiplomat e quajten edhe “burre shteti” kur ne fakt ai eshte nje spurdhjak “burre leshi”!

      Reply to this comment
  2. B.S May 23, 19:02

    Nuk kemi hallin e evropes,kemi hallin e vendit tone ku e kane katandisur politikant mafioze.

    Reply to this comment
  3. ALBAN DEGA May 24, 03:52

    O EVROPE O KURVE E VJETER…!?

    – Me evropian se vet evropianet !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kambana alarmi per Brukselin…

    Sipas te dhenave te shtypit evropian dhe amerikan qe u referohen agjencive ligjzbstuese, rreth 500 deputete dhe zyrtare deri ne nivele te larta politike te vendeve anetare te BE -se dhe Britanise se Madhe perfshi edhe dhjetra anetare te Parlamentit Evropian jane te pickuar , te kapur ose rekrutuar nga Ish- KGB dhe GRU sovjetike ruse.
    As shtylla kryesore e BE -se dhe miku me i fuqishem perendimor i Shqiperise si shtet dhe shqiptareve si komb, kuptohet pas SHBA-se, Gjermania nuk ben perjashtim.
    Ishin KGB -ja dhe GRU-ja sovjetike qe kishin depertuar deri tek kryesekretarja e ish-kancelarit gjerman Helmut Shmidt, neper duart e se ciles kalonin te gjithe sekretet madhore te BE-se, NATO-s, SHBA-se !
    Ish- kancelari tjeter Gjerman Shrojder punon tash sa vite per Korporaten me te madhe ruse te Naftes se Putinit, Lukoil !?
    Kryetari i Komitetit te Ceshtjeve Evropiane te Bundestagut gjerman Gunter Krischbaumeshte, i anatemuar prej vitesh edhe nga vete shtypi gjerman, me seriozi dhe me i sakti ne BE, si dore e zgjatur e Putinit dhe sherbimeve sekrete ruse ne Gjermani., pa u futur ne aferat korruptive te bashkeshortes se tij rumune, nje nga fidanushtet e rendesishme te spiuneve te Kremlinit ne Evropen Lindore dhe ne BE nepermjet femrave bukuroshe me te cilat si KGB-ja, RÍA sot, dhe GRU-ja kane care rrugen e historise me p. jeshkat e tyre ne dore !
    Kur kjo dukuri ka permasa te tilla ne vendin dhe shtetin me te fuqishem e me te disiplinuar ne BE nuk eshte e veshtire te merret me mend se cfare ndodhe ne shtetet e tjera anetare te Evropes se Bashkuar .

    … e aq me shume per shqiptaret

    Kjo eshte nje kambane alarmi jo vetem per BE-ne, por per mbare Boten, ne menyre te vecante per nje vend te vogel si Shqiperia si shtet e shqiptaret si komb i sakatuar, copetuar e gjakosur ne menyren me te perbindshme tash e 150 vjet !
    Ishin politika albanofobe ruso- sllave dhe pazaret e felliqta te Portes se Larte te Stambollit dhe Sulltan Abdylhamitit me Shen Pjeterburgun, ishin Kongresi i Berlinit, Konferenca famekeqe e Londres dhe deri diku edhe Jalta qe krijuan Golgoten Shqiptare, genocidin dhe “token e djegur “ te Kosoves, Camerise e gjitheshqiptare !
    Ishte lapsi i kuq i Winston Churchillit dhe jo “ Ylli i Kuq “ i Stalinit qe e perplasi Shqiperine e sakatuar nen “Draperin e Cekanin” stalinist, qe Enver Hoxha ia kaloi edhe atij vete me luften e klasave, me luftes kunder fese, me kolektivizimin e tufezimin jo vetem te bujqesise e blegtorise, por edhe me “njeriun e ri” ala Stahanov e ala Lej Fen qe tjetersoi edhe vete njeriun shqiptar !
    Eshte politika e sterkorruptuar, atdherrenimet dhe atdheshitja e Sali Berishes dhe “Bandes se Gangstereve” politike e biologjike te tij qe e lan per 27 vite popullin me properendimor e me proamerikan ne Evrope e ne Bote jashte familjes se tij natyrore, Bashkimit Evropian.

    Me properendimor se vete perendimoret !

    Eshte i vetmi popull evropian qe u ngrit dhe shkallmoi diktaturen komuniste me te eger komuniste ne Evrope me kushtrimin mbare popullor:
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    – E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
    Ishte populli shqiptar me Gjergj Kastriotin Skenderbeu ne krye, qe per 25 vjet mbrojti me gjakun e vet jo vetem Atdheun e vet, por edhe kristianizmin dhe qyteterimin evropian nga Perandoria Otomane dhe ne vend qe te ndihmohej e shperblehej, u shit si mall pa zot e u shperdor si monedhe kembimi per te permbushur oreksin ruso- sllavo- grek ne kurriz te tij e trojeve historikisht Shqiptare!
    Ishte diktatori komunist shqiptar Enver Hoxha, dhe shqiptaret qe perzune me bisht nder shale luftanijet e nendeteset, floten ushtarako- detare te BRSS-se e te Traktatit antiperendimor te Varshaves ne vitet gjashtedhjete nga e vetmja baze ushtarake e saj ne Mesdhe duke i kursyer Perendimit demokratik miliarda dollare perballe kercenimit rus…
    Mirepo ne kohen qe populli shqiptar kercenohej nga uria per shkak te thatesires rrenimtare te viteve 60 dhe asnje vend perendimor, as Italia as Franca… askush nuk pranoi ti shiste grure apo miser as me valute e flori ne dore.
    Vetem bujaria e Kines qe i ktheu nga rruge vaporet me grure, oriz dhe miser per popullin e vet drejt Durresit dhe shpetoi popullin shqiptar nga vdekja masive per buken e gojes !
    Keto jane faktet historike !
    Jo rastesisht shqiptaret dhe zemra e plasur nga genocidi 130 vjecar serbo- sllav e popullit te Kosoves thuri kengen “ O Evrope o kurve e vjeter …. “
    E cfare ndodhi e si po e trajton Evropa e Bashkuar pranimin e Shqiperise e Kosoves ne gjirin e saj naturor e shpirteror!?

    Miliardat e BE-se per Beogradin e Meka e Nena Serbise !

    Iu hap drita jeshile e bisedimeve per anetaresim perpara Serbise e Malit te Zi, te bombarduara nga avionet e NATO-s e BE-se per shkak te genocidit ne Kosove, dhe i pari shtet jashte BE-se me flamur shteteror kopje e Flamurit te tij e qe perdori si monedhe te saj Euron, shteti drejtesia e te cilit kontrollohet nga Brukseli, e Evropa akoma nuk ia ka hequr as vizat per te udhetuar si evropiane ne Evrope !
    BE “e mencur” investon miliarda euro ne Serbi, nderkohe qe Beogradi e Vucici shpenzojne miliarda euro per te blere raketa e aeroplane, tanke e pajisje luftarake nga Putini e Moska !
    Politiqyqaret vendímarres evropiane kakarisin nate nate e dite per te mos lejuar depertimin dhe influencen ruse ne Serbi, ndersa zhvillojne manovra te perbashketa, kane baza ushtarake, e qendra spiunazhi e dizinformacioni ala Sputnik ne Nishin ish- shqiptar e ne mbare Serbine , udheheqesit me te larte serbe e kane kthyer Mosken njesoj si Haxhijte Meken ku falen dite e nate !
    Evropa investon miliarda euro … Beogradi falet tek Nene Rusia !
    E mua ketu ne Nju Jorkun e larget se si me kushtrojne si himn vargjet e zemres se zhuritur te folkut kosovar , te kombit tim:
    O Evrope o kurve e vjeter … !
    E ndjehem krenar per popullin kombin tim te lindjes ! Pse !?
    Edhe perballe ketij mali padrejtesish e intrigash, lumenjesh gjaku e genocidi, perballe rrezikut te shfarosjes, mbijetoi e mbetet populli 95 per qind properendimor e proamerikan !
    Tash e 550 vjet jemi populli me evropian ne Evropen qe po vonon e po na le duke pritur para deres se shtepise sone te perbashket ne themele te se ciles jane jo vetem gjaku dhe sakrificat tona, por edhe qyteterimi yne i lashte qe gjithmone i ka pasur mendjen e syte. shpirtin dhe zemren nga Evropa e SHBA-ja! Me evropian edhe se vete evropianet !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*