Çfarë nuk shkon me kapitalizmin e sotëm?

April 14, 2019 11:09

Çfarë nuk shkon me kapitalizmin e sotëm?

Papritmas, kapitalizmi është dukshëm i sëmurë. Virusi i socializmit është ringjallur dhe po i infekton sërish të rinjtë. Udhëheqësit e mençur, të cilët respektojnë arritjet e kaluara të kapitalizmit, duan ta shpëtojnë atë dhe kanë propozuar disa diagnoza dhe mjete juridike.

Por nganjëherë propozimet e tyre, i mbivendosen ideve të atyre që duan zhdukjen e këtij sistemi, duke i bërë kësisoj të pakuptimta dallimet tradicionale mes të majtës dhe të djathtës. Fatmirësisht, Raghuram G. Rajan, ish-guvernator i Bankës Qendrore të Indisë, që jep mësim në Universitetin e Çikagos në SHBA, na ofron njohuritë dhe eksperiencën e tij të pashembullt për ta përballuar këtë problem. Në librin e tij të ri “Shtylla e tretë: Si tregjet dhe shteti, e kanë lënë në 0bisht komunitetin”, ai argumenton se “kanceri” që godet kapitalizmin bashkëkohor, nuk është as dështimi i “Leviatanit” (shtetit) dhe as ai i “Behemotit” (tregut), por është një dështim i komunitetit, që nuk po shërben më si një kontroll ndaj përbindëshit.

Rajani, flet për një “lokalizëm gjithëpërfshirës” për të rindërtuar komunitetet, gjë që mund t’u japë njerëzve respekt, status dhe domethënie të ekzistencës së tyre. “Shtylla e tretë”, ofron një kontekst të thellë historik për të shpjeguar momentin aktual, por libri është më i saktë, kur ai rikualifikon zhvillimet pas Luftës së Dytë Botërore, për të shpjeguar se pse gjithçka nisi të degradonte rreth viteve 1970.

Deri atëherë bota ishte zënë me rimëkëmbjen ekonomike, dhe kishte marrë një nxitje të shtuar nga përdorimi i teknologjive. Suksesi i demokracisë sociale, në epokën e pasluftës, e dobësoi fuqinë e tregut për të vepruar me një ndikim moderues mbi shtetin.

Sipas Rajan, këta aktorë të dobët, si në Evropë dhe në Amerikë, nuk ishin në gjendje të përballeshin me revolucionin në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, duke i lënë vetë njerëzit e zakonshëm në këtë luftë. Në vend se t’i ndihmonin punëtorët e tyre të menaxhonin sfidat e modernitetit, korporatat e përkeqësuan situatën, duke shfrytëzuar dobësinë e punonjësve të tyre.

Dhe si u pasuruan? Me të ardhurat mesatare familjare që kryesisht u ndalën, dhe me një pjesë në rritje të pasurisë që shkon tek të pasurit, kapitalizmi u bë i dukshëm i padrejtë, duke e humbur gradualisht mbështetjen e tij popullore. Në historinë që rrëfen Rajan, vlen të theksohen dy momente.

Së pari, rënia e rritjes si një faktor kyç, megjithëse me frekuencë të ulët, është shkaku i shqetësimit të sotëm social dhe ekonomik. Së dyti, pasojat fatkeqe të revolucionit të teknologjisë së informacionit, nuk janë vetitë e natyrshme të ndryshimeve teknologjike.

Përkundrazi, sikurse vëren Rajani, ato pasqyrojnë një “dështim të shtetit dhe tregjeve për të rregulluar tregjet”. Megjithëse Rajani nuk e thekson shumë, pika e dytë na jep arsye për të pasur shpresë. Kjo do të thotë që teknologjia e informacionit, nuk duhet të na dënojë me një të ardhme të papunësisë masive; një politikëbërje e ndriçuar, ka ende ka një rol për të luajtur.

Rrëfimi i Rajanit, për sjelljen e keqe të korporatave është shumë objektiv, dhe vlen më shumë e bërë pikërisht nga profesori i një shkollë të shquar biznesi. Që nga fillimi, doktrina gati absolutiste e prioritetit që duhet te kenë aksionarët e një kompanie, i ka shërbyer mbrojtjes së menaxherëve, në kurriz të të punësuarve.

Po komuniteti, çfarë roli mund të luajë? Shtetet e Bashkuara, e bënë dikur arsimin publik, duke ofruar shkolla lokale, ku fëmijët e të gjitha talenteve dhe prejardhjeve ekonomike, mësuan së bashku. Dhe kur arsimi fillor u bë i pamjaftueshëm, komunitetet filluan të ofrojnë qasje në shkollën e mesme për të gjithë.

Megjithatë sot, kur një diplomë universitare është një parakusht për të pasur sukses, fëmijët më të talentuar ndjekin të ardhmen e tyre larg komunitetit, duke çuar tek e fundit një vetë-ndarje në qytetet me një rritje të shpejtë, dhe ku më pak të talentuarit janë të përjashtuar, për shkak të kostos së lartë të jetesës.

Pra ata që kanë sukses, formojnë një meritokraci në të cilën fëmijët e tyre – dhe pothuajse ekskluzivisht vetëm fëmijët e tyre – ecin në jetë. Pol Kolier, në librin e tij e “Ardhmja e kapitalizmit”, tregon të njëjtën histori për Britaninë e Madhe, ku të talentuarit dhe pjesa e të ardhurave kombëtare, janë përqendruar gjithnjë e më shumë në Londër, duke lënë prapa komunitetet e tjera, të cilat vlojnë nga marrazi.

Megjithatë, siç vë në dukje Janan Ganesh nga “Financial Times”, këto elita metropolitane e shohin tani veten “të lidhura me një kufomë”. Nga ana e tij, Rajan e sheh meritokracinë, si një produkt i revolucionit të teknologjisë së informacionit. Por unë dyshoj se ai produkt, është më i vjetër se kaq.

Në fund të fundit, sociologu britanik Majkëll Jang publikoi distopinë e tij të parakohshme, “Rritja e meritokracisë” që në vitin 1958. Në fakt, Kolier dhe unë jemi ndër meritokratët e parë britanikë. Dhe ashtu siç parashikoi Jang, skota jonë e shkatërroi sistemin për gjeneratat e mëvonshme, duke vazhduar të lartësonte virtytet e veta.

Në Skoci, ku unë jam rritur, talenti i komunitetit lokal, intelektualët, shkrimtarët, historianët dhe artistët, janë larguar të gjithë në kërkim të “kullotave” më të gjera, ose thjesht kanë hequr dorë nga konkurrenca me superyjet e tregut masiv. Për këtë treg, ne jemi më të varfrit.

Ashtu si Rajan, edhe unë mendoj se komuniteti është një viktimë e kapjes së një elite të pakicës, në tregje dhe në shtet. Por ndryshe nga ai, unë jam mosbesues nëse komunitetet më të forta lokale, apo një politikë lokaliste (gjithëpërfshirëse apo jo), mund të na shërojë nga ajo që po na ndodh. “Xhindi” i meritokracisë, nuk mund të futet sërish në shishe.

Shënim: Angus Deaton, fitues i çmimit Nobel për ekonominë në vitin 2015, është profesor i ekonomisë dhe çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Prinston. Ai është autori i librit “Arratia e madhe:Mirëqenia, pasuria dhe origjina e pabarazisë”.

l.h/ dita

April 14, 2019 11:09
Komento

8 Komente

  1. me cfar problemesh üperballet jeta e shqiptarit e cfar temash hedhin Kazani opinionit April 14, 11:27

    nuk ka luxin kjo shoqeri per diskutime
    mbi filozofite e sistemeve apo shkencen e tyre

    o funderina media qe i sherbeni vetem c’orientimit

    te asaj shoqerie si me qen nji Bakterie kanceroze

    hedhur ne treg ,nga politikat antishqiptare .

    ptu maskaranj .Zoti ju coptofte shpirtin

    Reply to this comment
  2. SI NUK DISKUTON ASNJI MEDIE SHQIPKARE -SE KU KAN PERFUNDUAR MILJONAT E AEROPORTIT April 14, 11:37

    KUSH JANE ORGANIZATORET DHE KU

    JANE FSHEHUR MILJONAT ME DY KRIMINELAT

    QE MBASI EXZEKUTUAN MURATAJN

    U ZHDUKEN PA LENE GJURM !!!!!!!!!!!!!!

    ————————————————-

    KUJT I SHERBEN KJO MEDIE ?

    I INTERESON KSAJ MEDIE PROBLEMET E SHQIPERISE ?

    E KAM NEPERGJITHSI PER KAZANIN E QELBSAVE

    Reply to this comment
  3. Nuk manipulohemi April 14, 12:03

    Sistemi me i poshter kapitalizmi,njerezit jane robote(skllever).Privati i skllaveron duke i lene 12 ore pune ne dite nga 24 ore qe ka dite-nata.Pa siguracione,poshte pages minimale qe thote ligji,pa asnje dite pushim.Bisnezmen pa punu asnje dite jane miliardera,pasuruar ne menyre te jashteligjshme(poshtersi).

    Reply to this comment
  4. Bureto April 14, 12:38

    Sigurisht që shumë gjëra nuk shkojnë mirë në kapitalizmin e sotëm, ashtu siç nuk kanë shkuar mirë dhe në çdo formë tjetër të organizimit të shoqërisë. Por kapitalizmi për mbi 5 shekuj me ulje ngritjet e tij, ka treguar se i gjen mundësitë e vetërregullimit, ndryshe nga sistemi i propoganduar si komunist por i vënë në jetë në disa pjesë të botës, si socializëm, dështoi pikërisht se ishte i ngurtë. Kujtojmë këtu sjelljet e udhëheqësve komunistë shqiptarë që propogandonin se “Edhe bar do hamë, por parimet nuk do t’i tradhëtojmë!”. Dhe panë jo vetëm fundin e tyre, pra të ideologjisë së tyre, por edhe të ekonomisë tonë. Vetë ai sistem i panatyrshëm botëror, i imponuar të vendosej me dhunë (diktatorial), nuk pati më shumë se 70 vjet jetë (1918-1989). Socializmi si forma ekonomiko-sociale, pra ato që quhen socialdemokrate, brenda sistemit kapitalist, kanë dhënë prova suksesi në shumë vende të botës, si psh. në vendet nordike, Kanadaja, vendet e paqësorit (Australi, Zelandë e re) etj, etj. Është detyrë e politikës së çdo vendi, por edhe e vetë trysnisë së komuniteteve ndaj saj, për të mundësuar format më adekuate që çojnë në minimizimin e ngadalësimit të rritjes ekonomike, shpërndarjes sa më të drejtë të të ardhurave kombëtare dhe vendosjen sa më realisht të shtetit të së drejtës. Janë mungesa e tyre, respektivisht vendeve të ndryshme, që e deformojnë sistemin dhe krijojnë krizat. Por siç theksova, kapitalizmi, ai që quhet në sociologji si “me fytyrë njeriu”, ka aftësi vetërregulluese. Jetëgjatësia e tij e ka treguar këtë. Sigurisht atje ku është zbatuar me sukses.

    Reply to this comment
  5. Llaf Dibre April 14, 13:27

    Kjo teme, qe drejt shtrohet si problematike, tek ne ngjall çudi. Edhe per injorance, edhe per realitetet 100, 200 vite pas botes kapitaliste.
    kur bota perendimore e kish ngritur kete sistem, ne ishim mesjete e erret deri ne vitet ’40. (lexoni autoret e huaj per kete). Tani mendimi shkencor po kerkon nje vije te trete.
    Kapitalizmi eshte nje situate ek.shoq. e kapercyer per ne. Ne v.’90 e menduam kapitalizmin si puna e majmunit qe hidhet nga nje dege ne tjetren dhe ramë ne humbnere.
    Tek ne nuk ka kapitalizem ( dhe as do te kete), ka thjeshte uliganizem .

    Reply to this comment
  6. Arben April 14, 15:09

    Socializmi.

    Reply to this comment
  7. s.g. April 14, 15:46

    Kapitalizmi i zhvilluar është sëmuar në bërthamë ku mortaliteti avanson ndaj natalitetit ku njeriu i zakonshëm nuk shef të ardhme të sigurt kurse miliarderat në orexet për fitime p.sh. Bill Gejts ka vetëm një fëmi kështu që ende mbahen në këmbë duke sjellur miliona njerëz nga vende të vogla ku u shkaktojnë kriza politiko ekonomike

    Reply to this comment
  8. Paci April 15, 19:15

    Nuk eshte asgje tjeter pervecse nje sistem qe bjeri i forti te ligut e kush eshte me i korruptuar merr parine .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*