FAKSIMILE: Neni 12, pagat e reja të gjyqtarëve e prokurorëve do t’ju habisin!

August 30, 2016 19:40

FAKSIMILE: Neni 12, pagat e reja të gjyqtarëve e prokurorëve do t’ju habisin!

Është vërtet një faturë e majme dhe e hidhur për buxhetin e shtetit. Shumëfishohet hidhësia për ata buxhetorë, mësues, e më keq akoma, pensionistë, që do dëgjojnë për pagat e reja në sistemin e drejtësisë.

DITA ka në dorë projektligjin për “Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ku parashikohen rrogat e reja sipas reformës në drejtësi.

Projekti thotë se pagat e drejtësisë do ndahen në 3 kategori:

a-G1, për magjistratin që ushtron funksionin në gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të zakonshëm dhe atij administrativ ose prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë;

b-G2 për gjyqtarin në gjykatat e apelit të juridiksionit të zakonshëm dhe atij administrativ ose prokuroritë pranë gjykatave së Apelit;

c-G3 për gjykatësin që ushtron funksionin në Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, ashtu si dhe magjistratët që ushtrojnë funksionin në të gjitha nivelet e Gjykatës së Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar si dhe Prokurorinë e Posaçme.

Paga mujore e magjistratit llogaritet duke u nisur nga paga mujore referuese (si page referuese merret ajo e Sekretarit të Përgjithshëm në administratë) plus shtesë: Për pagat G1 shtesa është 150%, për G2 158% dhe për G3 bëhet 166%.

Paga e një Sekretari të Përgjithshëm është 118 mijë lekë.

Për magjistratët e grupit G1 paga do jetë 118 mijë + 150 %, e kësaj shume, pra rreth 3 milion të vjetra shkon paga e një magjistriati G1.

Për G2 dhe G3, shifra është më e lartë sepse përqindjet janë 158 dhe 166 përqind.

Nuk mjafton.

Fatura në fjalë do rritet çdo vit, për shkak të shtesës së lartë që ekspertët e Euralius kanë kërkuar për vjetërsinë në punë të punonjësve. Kjo vjetërsi për vitet e shërbimit mund të shkojë deri në 75% të pagës bruto

Shkurt, pagat e reja të magjistratëve me draftin në fjalë shkojnë nga 300 mijë deri në 5oo mijë lekë në muaj.

Ligji parashikon edhe një seri shpërblimesh për çdo fëmijë, shtesë mujore deri 18 vjec, madje deri 25 vjec kur ndjekin shkollën e lartë si dhe kredi të mbuluar nga shteti për strehim etj etj

Shifrat e larta, janë kontestuar edhe nga Ministria e Financave.

DITA mësoi se kjo e fundit tërheq vëmendjen mbi faktin që nëse aplikohet skema e propozuar paga bruto mujore mund të shkojë maksimalisht edhe mbi 500 mijë ose 5 milionë lekë të vjetra në muaj, 2 herë më e lartë se paga aktuale më e lartë në Republikën e Shqipërisë, ajo e presidentit.

Vetëm për rrogat dhe sigurimet shoqërore të 985 anëtarëve të institucioneve të drejtësisë, buxheti i shtetit duhet të derdhë 45 milion dollarë në vit – thuhet në relacion.

Më poshtë, Neni 12 i P/Ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

ligji pjese

August 30, 2016 19:40
Komento

11 Komente

  1. kris 1 August 30, 02:20

    qenka reforma e dreqesise

    Reply to this comment
  2. z13 August 30, 09:55

    Zoti Lu!
    Thate qe mbi 90% të shqiptarëve që parimisht e duan reformën e drejtësisë. Këtu nuk mund të mos ngrihet një pyetje: Tani që i mësuan pagat stratosferike të gjyqtarëve e prokurorëve, pa asnjë referim apo lidhje me nivelin e jetesës, të pensionit e rrogës mesatare në vend, a do ishin dakord, fjala vjen, 90% e pensionistëve, apo mësuesve, apo punonjësve të tjerë shqiptarë që njerëzit e drejtësisë të paguhen me 20 deri 35 fishin e më shumë, të pagës apo pensionit të tyre???

    Reply to this comment
  3. Guri Shyti August 30, 11:15

    Kjo menyre shperblimi e punonjesve te drejtesise, mendoj se duhet konsideruar tradhti kombetare. Eshte e pafalshme te tallesh me shumicen derrmuese te popullsise per t’u ardhur pas qejfit te privilegjuarve te sistemit me te korruptuar dhe qe i ka shkkatuar popullit me shume dem. Kryeministri Rama tha se e kemi te pamundur ta rritim rrogen 800 euro. Po rrogat e ketyre matrapazeve pse u dashkan rritur jo 800, por shumefish te saj? Ku qendron baza logjike e ketij veprimi absurd? Le te behet referendum, pasi kjo nuk eshte nje çeshtje qe mund ta vendose nje grusht njerezish, qofshin ata edhe deputete. Ja se per çfare duhet ngritur ne kembe te protestohet, me protesta te pandalshme.

    Reply to this comment
  4. Pensionisti August 30, 12:06

    Jane paga qe ne asnje menyre nuk duhen pranuar.Ne qofte se ata qe propozojne keto paga nuk e dine gjendjen epagave te pjeses tjeter te shoqerise, ju lutem t” jua sqaroni. Ne qofte se ata insistojne, le te behet REFERENDUM. Une jam pensionist qe sot marr me gjithe kompesimin 15 000 lek, megjithese per 10 vjetet e fundit kam patur rrogen prej 10.000 lek te vjetra.

    Reply to this comment
  5. vasili August 30, 13:03

    Na del qe ndershmeria profesionale qenka ne proporcion te drejte me madhesine e rroges deri ne kufij te absurdes.
    ´´Presidenti´´ me rrogen me te madhe ne vend,vazhdon te punoje krejt ne te kundert me funksionin e karriges ku eshte ulur.Nje karikature e vertete.
    Ndershmeria ,ka te beje mendoj une me genin e lindur dhe edukaten e marre.Por per ti dhene jete kesaj dhe efikasitetin e duhur kesaj, jam me ate,qe puna e tij duhet shperblyer ne ate mase qe ai te mos kete shqetesime ekonomike individuale dhe familjare dhe jo vetem kaq por familja e tij te bej nje jete mbi mesataren qe lejon standarti i jetes se vendit.
    Shpenzime te vecanta speciale qe duhet te bej shteti,mendoj une i takojne komoditetit dhe sigurise ne pune te tij dhe jetes se familjes se tij.
    E pra ne trajten e kesaj mega rroge per kete lloj juristi,te jep shijen e nje korrupsioni te ligjeruar ne teatrin shqiptar dhe qe nuk jep ate efekt qe pritet.

    Reply to this comment
  6. KALI SADIJES August 30, 13:04

    PAGA-Nuk duhet konsideruar thjesht nje ‘shifer’ qe eshte 10 here me e larte se e nje pensionisti dhe 100 HERE me e ulet se nje ‘DEPUTETI’ HAJDUT 25 vjet qe deklaron pagen 2 MILION e nuk deklaron 200 MILION!?Problemi a justifikohet paga!

    Reply to this comment
  7. LORA August 30, 14:18

    Ky projekt eshte krejt i kundert me aspiraten e Popullit Shqiptar per reformimin qilizme te drejtesise,qe pas-nentedhjetes ka qene pothuaj e tera gjingjon-eri ,dmth kriminale me fatin e shqiptareve.
    Ky projekt pagash per gjyqesorin eshte ne karshillek te neveritshem me njerzit besnike te shtetit ,te fushave te ndryshme,qe mbajten me kosto personale,ne mbrojtje themelet e shtetit shqiptar para dhe pas tranzicionit rraskapites.
    Ky projekt eshte krejt jashte raporteve te pagave qe duhen ruajtur ne nje shtet te se drejtes.
    Jazek dhe uroj rrezimin e ketij projekti te urryer.

    Reply to this comment
  8. genti August 30, 15:27

    keshtu pastrojne dhe parate qe kane vene menjane keta: kursime rroge!

    Reply to this comment
  9. Arben August 30, 19:03

    O ZOT O ZOT.

    KJO SKEME PUNON NE SERBI, MAQEDONI, KOSOVE, MAL TE ZI, DHE KETO SHTETE KANE DREJTESI JO TE KEQE.

    NUK KEMI PERSE BEJME SHPIKJE,

    KUSH NGRIHET KUNDER SAJ ESHTE KUNDER SHQIPETAREVE.

    Reply to this comment
  10. Vjedhje për të tërë August 30, 20:06

    Kështu po ligjërojnë vjedhjen, nuk po vjedhin një pjesë të popullsisë siç deri tani, por të gjithë baraz.
    Dhe gjë mos grinden me njëri tjetrin, mendon shteti ta shpërndajë.
    Pfffffff

    Reply to this comment
  11. zhoztituta August 30, 23:17

    Me mire tua jape rrogen shteti sesa hallexhiu. Dere sot me zarf kane mare shume me shume.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*