Letër nga lexuesit: Çfarë pashë në konsullatën shqiptare në Milano

April 4, 2021 20:47

Letër nga lexuesit: Çfarë pashë në konsullatën shqiptare në Milano

 

Përshëndetje e  punë të mbarë zoti Adrian!
Dëshiroja, nëse është e mundur, që nëpërmjet gazetës suaj t’u bëja një sugjerim partive që garojnë për të fituar qeverisjen e Shqipërisë. Mendoj se shkrimi është në përputhje me politikën e gazetës suaj, lexues i rregullt i së cilës, mbetem që nga fillimi i saj.

 

Dje aplikova për rinovimin e pasaportes dhe të kartës së identitetit në Konsullatën Shqiptare në Milano. Pas shumë vjetësh që kam kërkuar të marrë shërbime të ndryshme konsullore mund të them i sigurtë që ndryshimet janë të dallueshme.

-Prenotimi i takimit është bashkëkohor, dixhital nëpërmjet “e albania” duke funksionuar dërgimi i informacionit edhe pas procedurës.

-Shërbimi i nëpunësve duke filluar nga portieri dhe deri tek i fundit që të përcjell të krijon ndjesinë e interesimit prej shtetit.

-Ambjentet e brendshme dhe protokolli i procedurave thjeshton shumë kohën nëpër zyrat.

-Impresionues qenia e dy konsullatave shqiptare në një ndërtesë krijon një simbolikë shumë domethënse.

Dikush mund të ketë konstatuar edhe ndryshime të tjera sipas problemeve që ka zgjidhur,por ajo që stonon dhe të le shije jo të mirë është vend-pritja e qytetarëve shqiptarë.

Në vendin që është zgjedhur për ndërtesën e konsullatës nuk ka një vend për të pritur emigrantët e Shqipërisë dhe të Kosovës në mënyrë dinjitoze Para derës së saj, konsullates është parkim makinash mu në rrugën e kalimit të makinave. Emigrantët qëndrojnë të mbështetur pas murit të konsullatës apo të një ndërtese në krahun tjetër të rrugës e të ulur nëpër pravaze të ndryshëm duke penguar edhe kalimtarët italianë.

Në se do të kisha mundësi për të votuar unë do ti jepja shumë pikë asaj partie që do të merrte si objektiv edhe rregullimin e vend pritjeve të Konsullatës së Milanos; ndoshta edhe në institucione të tjera te Republikës së Shqipërisë jashtë vendit.

Partitë mund të kenë opsione të ndryshme si nga ato të vendosjeve të këtyre institucioneve qoftë edhe nëpër periferi ku mund të paguhet më pak qera për sipërfaqe më të mëdha duke u nisur dhe nga mundësitë që ofrojnë rregullat ndër shtetërore, por edhe marrja me qera e ndonjë lokali në zonë ku emigrantët (shumë i shikon edhe me fëmijë të vegjël e duke qarë) të kenë mundësi të blejnë një gotë ujë apo të kryejnë nevojat higjenike.

“Tu ofrohet falas një kafe?” Ndoshta e meritojnë, por kjo në mentalitetin e kohës nuk është problemi. Thuhet që “klienti është mbret”. Le ti ofrohet thjeshtë “karrikja” nga partitë që janë në garë.

Zgjedhje të denja!

Marenglen Çano, lexues Milano, Itali

April 4, 2021 20:47
Komento

7 Komente

  1. Drenova April 4, 22:07

    Keni te drejte z.Marenglen,por ju i matni gjerat me realitetin italian e me gjere,por ai shqiptar eshte ndryshe!
    Ne se sot ankohesh ne bashkine e Tiranes,jo vetem qe nuk te degjojne annkesen,por as te zgjidhin gje fare duke te dhene pergjigje mohuese jo te bazuar ne asnje akt ligjor e nenligjor!
    Ne kete bashki,qe mbulon 1 milion banore cdo dite mund te kete 1 milion padrejtesi,pra edhe ankesa,por ndonese atje paguhen dhjketra rrogtare me rroga milioneshe,ne disa zyra me emra bombastike si Zyra e Ankesave,Drejtoria e Maredhenieve me Publikun,Ajo e Komun ikimit me Qytetaret,Drejtoria Juridike,ajo te Tatim Taksave etj,etj,por askush nuk merret me zgjidhjen e ankesave te qytetareve dhe te drejtojne ne portyalin kryeministror,qe edhe po te merret,nuk di i zgjidhe vete ankesat,por do t’u drejtohet zyrave perkatese dhe eproreve te tyre ne bashki etj!
    Pra ne se keto ankesa do t’i zgjidhin po ata rrogtare, dhe shefat e tyre,ndaj te cileve ankohen qytetaret,pse te mos shkurtohet zinxhiri i rropatjeve te qytetareve me portale etj,etj?
    Ne se te vjen fatura e UKT me shifra skandaloze dhe ankohesh,askush nuk te degjon,se justifikohen qe nuk behet korigjim ne sistem!
    Ha ha ha haaaa!
    Po kush na qenka ky sistem qe nuk ndryshoka?
    Po pse duhet te detyrohet qytetari te paguaje faturat mashtruese,kur fajin e kane punonjesit e UKT?
    Po pse Banke u be qytetari qe te paguaje per 7-8 muaj,aq sa eshte shuma e vendosur aforfe ne vend qe te korigjohet ne kompiuter?
    Por kulmi eshte se askush nuk te degjon!
    I provova parvjet te gjitha shkallet e piramides bashkiake dhe shteterore,qe nga drejtoria e UKLT,kryebashkiaku Veliaj,Avokati i Popullit,Kontyrolli i Larte i Shtetit dhe deri tek kryeministri Rama,i cili mbylli ciklin e kesaj maskarade shkerdhatokratike duke me thene se “UKT nuk varet nga qeveria”!

    Reply to this comment
    • Isabel April 5, 11:53

      Miredita.
      Duke qene shqiptare ne Itali vleresoj ndryshimet e bera ne konsollate e ne nqs do te perpiqen edhe pak salla e pritjes per qytetaret mund te behet shpejt realitet. Jane bere ndryshime po’ eshte gjithmone mire qe qytetaret te shprehin opinionet e tyre te behet leve e ndryshime te mos jene indiferente. Asgje nuk bie nga qielli. Sic shkruhet edhe ne artikull shpresoj qe edhe te tjere ta lexojne e ta ndajne e mbeshtesin kete opinion.

      Reply to this comment
  2. Jepi Qezarit.... April 5, 12:46

    Pavarsisht nga te metat qe mund te konstatohen me sherbimet on line, qe ka ofruar qeveria duhet pranuar se ato kane qene nje ndihme e rendesishme.
    Prandaj atje ku eshte per te vleresuar ta bejme dhe aty ku kemi verejtje te sugjerojme…

    Reply to this comment
  3. Emigrant April 5, 13:03

    @@Drenova respekt…..Eshte me se e Vertet,kur ne Shqiperi Nenepune Idjote te thone:”Eshte bere me KOmpjuter” dhe nuk Ndryshohet…e ka “Fajin” Serveri….ect…..Ne Shqiperi eshte mos te renete Halli…dhe keto qe themi jane me te “Voglat”…lere ne se te Bie Halli me GJykatat,POlici ,Prokurori,apo Spital…??NJe Kusheri i imi u Shtrua ne Spitalin Amerikane Per Ftohje,e nxorren dhe pas 5-se ditesh Shtrohet Perseri per tu Kthyer ne Shtepi ne Arkivol te Mbyllur me Diagnozen Vdiq nga COVID-19…63-vjece dhe merrej me sport…pa semundje te meparshme…i moren 15-te mije Euro…per tre-Jave..nje Zote e di ne e Vrane apo ishte Vertet i semure?????Zoti na Ruajte nga Halli qe quhet Shqiperi..prandaj ikin edhe NJerezit sepse nuk gjejne Drejtesi..lol

    Reply to this comment
    • Katarakti 2 April 12, 12:13

      Emigrant! Tani qeveria e re, me Berishen K/minister, do te nxjere nje ligj qe : njerezve gjysem analfabete do t’u mohohet sherbimi,cfaredo qofte!

      Reply to this comment
  4. S- New York April 14, 02:00

    Eshte shume interesant,ky shkrim mund te behet pa ndryshu asnje fjale dhe per konsullaten shqiptare ne Manhattan ne New York.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim