Çfarë përfitojnë Sinanaj e Gjokona pas bashkëpunimit me drejtësinë

February 3, 2014 09:19

Çfarë përfitojnë Sinanaj e Gjokona pas bashkëpunimit me drejtësinë

Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona tashmë janë bashkëpuntorë të drejtësisë dhe do të përfitojnë në sërë lehtësirash që jua u siguron ligji për mbrojtjen e bashkëpuntorëve dhe dëshmitarëve të drejtësisë. Tashmë në bazë të marrëveshjes me organet e drejtësisë bashkëpunëtorët mund të përfitojnë ulje të dënimit në përfundmim të procesit gjyqësor si dhe një sërë lehtësirashtë tjera të parashikuara në këtë ligj. Kështu në nenin 12 të tij, ligji parashikon ekzaktësisht edhe masat e mbrojtjes që aplikohet për dëshmitarët. 

Përfitimi

N.Gjokona

N.Gjokona

Në kuadër të programeve të mbrojtjes, një ose disa nga masat e mbrojtjes që zbatohen për personat e mbrojtur janë: a) ndryshimi i identitetit; b) ndryshimi i vendbanimit; c) dhënia e dokumenteve të rreme; ç) mbrojtja e përkohshme e identitetit, e të dhënave dhe e dokumenteve; d) dhënia e dëshmisë me një identitet tjetër dhe administrimi me mjete të veçanta për deformimin e zërit a të pamjes së tij dhe forma të tjera të caktuara sipas ligjit, në përputhje me nenin 361/a të Kodit të Procedurës Penale; dh) mbrojtja fizike dhe teknike në vendin ku qëndron personi, si dhe gjatë lëvizjeve të tij; e) rehabilitimi social; ë) dhënia e ndihmës financiare. Ndërkohë Neni 10 në pikën 2 të tij përcakton shprehimisht: Zbatimi i programit të mbrojtjes për dëshmitarin ose bashkëpunëtorin e drejtësisë vendoset vetëm nëse ai ndodhet në gjendje rreziku, është i përshtatshëm për t’u përfshirë në program dhe, me vullnetin e vet të lirë, pranon e merr pjesë aktivisht në zbatimin e tij. Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, organ pranë policisë së shtetit dhe Komisioni për Vlerësimin e Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë janë dy instancat që tashmë do të mbikqyrin këta persona. Neni 9 pika 2 e ligjit përcaktojnë edhe përbërjen e komisionit:

Komisioni kryesohet nga zëvendësministri i brendshëm, që mbulon çështjet e rendit publik dhe në përbërje të tij ka: a) një gjyqtar të propozuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në detyrën e zëvendëskryetarit; b) një prokuror të propozuar nga Prokurori i Përgjithshëm në detyrën e anëtarit; c) një oficer të policisë gjyqësore të propozuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në detyrën e anëtarit; ç) drejtori i drejtorisë në detyrën e anëtarit. Ligji përcakton se Programi i mbrojtjes, zbatohet për një afat të pacaktuar dhe mund të shtrihet në të gjitha fazat e procedimit penal, si dhe pas përfundimit të tyre. Të drejtën për të propozuar pranimin e një ose të disa personave në programin e mbrojtjes e ka Prokurori i Përgjithshëm. Kërkesa e tij dorëzohet në drejtorinë e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe kjo e fundit ja përcjell atë brenda 24 orëve komisionit për vlerësimin e programit.

Julian Sinanaj

Julian Sinanaj

Pas deklaratave Julian Sinanajt dhe Ndriçim Gjokonës  përpara prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, u bë i mundur së fundmi arrestimi i biznesmenit Ilir Karçini, i dyshuar si porositësi i vrasjes së biznesmenit Piro Bare, arrestimi i Marion Mitros, i dyshuar si porositësi i atentatit me tritol ndaj prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Gjithashtu po në bazë të dëshmisë së tyre, që u dhanë pas marrëveshjes për përfshirje në skemën e bashkëpunëtorit të drejtësisë, u shpallën në kërkim kushërinjë Mëhillaj dhe zbardhja e dy vrasjeve të kryera nga vetë Sinanaj.

 

Kapja e kushërinjve Mëhillaj, objektivi numër një i policisë

I gjithë hetimi i vrasjeve me pagesë, nga Julian Sinanaj dhe bashkëpunëtorët e tij, pritet që të plotësohet me arrestimin e dy kushërinjve Mëhillaj nga Vlora. Mëhillajt rezultojnë të jenë njerëzit që kanë paguar Sinanajn në një vrasje dhe në tre raste të shpërthimit të lëndëve eksplozive, pa ia treguar atij porositësin e vërtetë. Sinanaj, i cili është zbërthyer përpara grupit të prokurorëve, nuk ka dhënë detaje për disa vepra penale të kryera prej tij, për shkak se nuk ka patur dijeni dhe detaje. Sipas tij, detajet i ka marrë nga kushërinjte Andon dhe Genis Mëhillaj.

Dy kushërinjtë rezultojnë të jenë dy personat më të kërkuar të policisë shqiptare. Ata nuk rezultojnë të kenë përdorur pasaportat e tyre për të dalë nga ndonjë pikë e kalimit kufitar, që lidh Shqipërinë me vendet e tjera. Praktikisht, dyshimi më i madh i policisë bie mbi një vendndodhje të mundshme brenda territorit vendas. Duke ditur rrezikshmërinë që ata paraqesin, ekspertët më të mirë të vendit, sidomos në gjurmim, janë duke kërkuar për ndonjë lëvizje të mundshme të tyren në vend. Por, askush nuk përjashton faktin që mund të jenë larguar nga vendi edhe ilegalisht, duke përdorur kufirin grek apo atë italian. Fotot dhe të dhënat e tyre janë shpërndarë në vendet e Bashkimit Europian dhe puna primare, sidomos e oficerëve të kontaktit që Shqipëria ka në çdo shtet, mbetet gjetja e dy kushërinjve. Gjetja e tyre do të ndihmonte në hetimet për autorët e porosive, për tre shpërthime dhe një vrasje, të katërta ngjarje të ndodhura në qytetin e Vlorës.

 

February 3, 2014 09:19
Komento

8 Komente

  1. stop February 3, 09:51

    po ato restorante e prona a ja sekuestruar njeri? apo i kane pasur ne emer te familjareve?

    Reply to this comment
  2. Eri February 3, 10:12

    “Kapja e vëllezërve Mëhillaj, objektivi numër një i policisë”
    Jane kusherinj te pare

    Reply to this comment
    • saimir February 3, 12:48

      kusherinj te pare sikur te ishin vellezer 🙂

      Reply to this comment
      • raimond vlonjati February 3, 21:07

        Ky Sinanaj nuk duhet mbrojtur , por duhet denuar me burgim te perjeteshem,
        sepse nqs ky mbrohet –Atehere te gjithe kriminelet e bejne krimin dhe pastaj mendojne se po te kapen do e hedhin lumen duke bashkepunuar me drejtesine

        Sinanaj duhet denuar me burgim te perjeteshem, sepse pavaresisht se bashkepunon, ky ka kryer krim me gjak te ftohte –Ky eshte nje vrases I ftohte dhe te gjitha krimet qe ka kryer nuk mund te justifikohet, sepse asnje krim I ketij nuk eshte nga pasioni, apo nga ndonje hakmarje

        Ky krimin e ka bere si zanat –Ndaj ne asnje menyre ky nuk duhet lene I lire

        Sinanaj duhet mbajtur aty ne burg pergjithmone , pa e lejuar te dale jashte

        Eshte treguar edhe shume fytyre e poshter ne te gjitha krimet qe ka bere

        Eshte gjynaf ne fakt te shpetoje pa u ndeshkruar ky akrep

        Sepse nje njeri mund te justifikohet kur kryen nje krim nga pasioni, apo nga ndonje hakmarje etj
        por ky e ka kryer krimin ne menyre brutale pa asnje arsye fare

        Me cudit fakti se si ka shpetuar ky pasi ka vrare ate peshkatarin ne Orikum –Si ka mundur te largohet ky qen ?
        Aty nuk ke ku vete, se jane fshatra dhe bije ne sy menjehere

        Shume keq policia e Orikumit qe nuk hariti ta kap[te aty menjehere

        Edhe nuk kane shume rendesi ata Mehillajt, se tek e fundit ata nuk e detyruan kete

        Ky nuk justifikohet dot pse ata I kane dhene leket –Kjo eshte qesharake,

        Sinanaj eshte I ritur , nuk eshte femije qe e genjyen me leke –Ky duhet denuar me shume se kushdo tjeter .
        Nuk ka rendeis fare bashkepunimi I ketij me drejtesine , ajo qe ka rendesi eshte Gatishmeria e tij per te vrare , mjaftonte te merte parate

        Kushdo mund te te thote :–Na kaq leke e shko vrije dike !
        Por nqs ti shkon dhe e vret tjetrin , mban pergjegjesi ti qe ke kryer krimin , jo ai qe te dha parate …

        Ndaj Sinanaj duhet denuar me denim capital …..

        Reply to this comment
  3. tanino February 3, 11:47

    po porositesit e vrasjes se olldashit kur do te dalin?

    Reply to this comment
  4. dajti February 3, 13:50

    u lumte ketyre ..ben sa ben ..ne fund i futen nje pendim ,,dhe do i shpetojne burgimit te perjetshem ose 25 vjeteve ..kurse nje nje ri qe gjithe jeten ka qen shembull ,…dhe pas nje debati ,apo kontradike ,,,,godet me dashje ose pa dashje ,,,ose per vetmbrojtje kalbet me burgim te perjetshem ose 25 …..hajde ligje hajde ..

    Reply to this comment
  5. Amant February 3, 14:51

    Pa pyesni Erlen e pedese per keta Mehillajt se mos di gjekafshe per vendodhjen e re te ketyre banditeve?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*