Çfarë përfshin E Drejta Zakonore Shqiptare?

October 6, 2013 12:29

Çfarë përfshin E Drejta Zakonore Shqiptare?

I nderuar lexues!

E drejta zakonore shqiptare përfshin tërësinë e normave të pashkruara, të transmetuara deri më sot brez pas brezi, që kanë rregulluar marrëdhëniet shoqërore në një varg krahinash të Shqipërisë. Është dukuri historiko-shoqërore që ka vepruar për shekuj me radhë kryesisht në krahinat malore të vendit. Ruajtja e së drejtës zakonore për një kohë të gjatë e përballimi i presioneve të së drejtës së shteteve pushtuese, janë shprehje e qëndresës së popullit shqiptar për të mbrojtur qënien, gjuhën dhe kulturën e tij. Në të drejtën zakonore shqiptare gjenin pasqyrim disa nga tiparet themelore të psikologjisë shoqërore të vendit tonë, si: nderi, besa, burrëria, mikpritja etj. Ajo është një provë tjetër e autoktonisë dhe individualitetit të popullit shqiptar.

October 6, 2013 12:29
Komento

1 Koment

  1. Ceti July 21, 11:31

    Une mendoj se nga e drejta jone zokonore nuk ka nje teresi normash qe jane trasheguar,pervec gjuhes edhe ajo e ndikuar shume nga shtetet qe na kane pushtuar. Per te tjerat si muzika,kultura ne pergjithesi eshte shume e ndikuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*