Çfarë pihet në botë gjatë festave!

December 31, 2014 19:35

Çfarë pihet në botë gjatë festave!

Ditët, mes Krishtlindjeve dhe Festës së Fundvitit edhe ne si fqinjët jemi mësuar t’i bëjmë urimet me spumante, por nëpër botë, “Gëzuar!” bëhet me gjithfarë lloj pijesh, rezultat recetash nga më të ndryshmet.

Ja disa nga ato që dukën më interesante nga njëzetepesë pijet që ofronte përzgjedhja e të përditshmes Corriere della Sera:

Coquito, Porto Rico

I ngjashëm nga pamja me eggnog-un, pijen amerikane me bazë veze, Coquito portorikan nuk përmban vezë e përgatitet me qumësht arre kokosi, rum të bardhë, estrakt vaniljeje, kanellë, qumësht pluhur dhe i kondensuar.

Glögg – Suedi, Norvegji e Danimarkë

Ngjan nga ngjyra me “vin chaud” apo “vin brule’” në Itali e “Glühëein”, Gjermani, por është e përforcuar nga vodka dhe nga shija e xhenxhefilit, kardamomit dhe vaniljes. Shërbehet flambe’.

Verë Greyano, Bullgari

Ky version bullgar i “vin brulé”, përmban edhe feta molle, mjaltë pak piper.

Wassail, Mbretëria e Bashkuar

I ngrohtë e pikant, kjo pije tipike e Britanisë së Madhe është me bazë cider-i (pije alkoolike e përftuar nga fermentimi alkoolik i mollës, dardhës, ftoit) ka rum të bardhë, kanellë, karafil, xhenxhefill.

Cola de Mono, Kili

Tekstualisht “bisht majmuni”, kjo pije kiliane përgatitet në tenxhere, por shërbehet e ftohtë, me copa akulli. Një mix qumështi, uji, karafili, arrë moskat, kanelle, sheqeri e kafeje të tretur çuar në vlim, e më pas i shtohet pisco (lloj rakie). Shërbehet pas disa orësh në frigorifer.

Sorrel punch, Xhamajkë

Pihet si nga fëmijët (në versionin analkolik) edhe nga të rriturit (me rum), ky drink është tipik i Karaibeve. Cohen në vlim, ujë, sheqer, kanellë, xhenxhefill, karafil, lule hibiscusi lihet të prehet për dy ditë sa shijet të fiksohen. Lihet në frigorifer dhe shërbehet i ftohtë.

Eggnog, SHBA

Kjo pije është kuintesenca e Krishtlindjes amerikane: brandy, rum, qumësht, e bardhë veze krem e me sheqer, e verdhë veze e rrahur me sheqer dhe panna e lëngshme, e gjitha per t’u zjerë në tenxhere. Një përqendrim ëmbëlsie, që shërbehet i nxehtë, i vakët ose edhe i ftohtë.

Lait de poule, Kanada

Ky është versioni frankofon i eggnog-ut: në vend të brandy- it dhe rum-it shkon whisky, mungojnë kremi i së bardhës dhe së verdhës së vezës, por i shtohet kanellë.

Café de olla, Messico

Kjo pije jo alkoolike është praktikisht ponçi meksikan: ujë, shurup kallamsheqeri, kafe pluhur e kanellë përzjerë e shërbyer i nxehtë. Versioni alkoolik përftohet duke shtuar rum, brandy apo kahlua.

Shrubb, Ishujt Antile

Ky drink i Antileve realizohet drejtpërsëdrejti në shishe. Bëhet fjalë për rum të bardhë aromatizuar me agrume, që përgatitet rreth një muaj përpara festave. Rumi lihet për rreth tre javë në shishe me lëkurat e portokalleve e të mandarinave. Në fund i shtohet shurup kallamsheqeri.

Glögi, Finlanda

Glegi, tjetër version i vin brulé, Glögi finlandez përmban edhe vezë, bajame e rrush të thatë.

Hot Irish whisky, Irlandë

Hot irish whiskyWhisky i ngrohur dhe i pasuruar erëza e karafila, ëmbëlsuar me sheqer e freskuar me feta limoni.

December 31, 2014 19:35
Komento

4 Komente

  1. telo January 1, 14:56

    prodhohen shume gjera te mira por mos haroni ka dhe raki rrushi

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi January 1, 21:07

    Ujët e Bovillës duhet të ketë një vend nderi te pijet botërore!? Tung!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*