Çfarë po e mban pezull Reformën Zgjedhore? Këshilli Politik edhe një javë kohë për të mbyllur draftin final

June 23, 2020 09:03

Çfarë po e mban pezull Reformën Zgjedhore? Këshilli Politik edhe një javë kohë për të mbyllur draftin final

Këshilli politik duhet që të mbyllë patjetër draftin e Reformës Zgjedhore brenda kësaj jave, pasi, në të kundërt, kreu i qeverisë, Rama deklaroi se me apo pa konsensus, do ta kalojë atë në Parlament.

Ndërkohë, Këshilli Politik është mbledhur për herë të fundit të premten që kaloi, ku u diskutua mbi formulën e dytë të opozitës së bashkuar për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të KQZ-së.

Kjo është edhe pika kryesore që po mban pezull mbylljen e një drafti final të Reformës Zgjedhore.

Pas refuzimit të formulës së parë, opozita e bashkuar depozitoi formulën e dytë, sipas të cilës procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të KQZ-së bëhet në Parlament. Por në një kohë që PD e LSI kanë djegur mandatet dhe nuk kanë përfaqësi në Parlament, kanë gjetur një formulë të ndërmjetme për përzgjedhjen e tyre.

Ata kanë propozuar që pasi të shpallet gara dhe Kuvendi të administrojë dosjet e kandidatëve, anëtarët të përzgjidhen nga një komision ad hoc me juristë, ku 3 caktohen nga maxhoranca e zgjedhjeve të 2017-ës dhe 2 nga pakica e dalë nga zgjedhjet e 2017-ës. Më pas, 12 anëtarët e zgjedhur do të duhet të votohen në Parlament me të paktën 84 vota.

Por në një kohë kur Grupi Parlamentar Socialist ka vetëm 75 mandate deputetësh, Damian Gjiknuri është shprehur se nuk mund të shmangin edhe opozitën parlamentare, pra, deputetët nga procesi i përzgjedhjes së anëtarëve.

Maxhoranca ka garantuar opozitën se do të mbështesë kandidatët e opozitës, por debati qëndron se si do të bëhet ndarja e anëtarëve që do të zgjidhen nga opozita e bashkuar dhe nëse do të ketë të drejtë zgjedhje ndonjë nga opozita parlamentare.

j.l./ dita

June 23, 2020 09:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim