Çfarë po gatuhet?

July 4, 2017 01:10

Çfarë po gatuhet?

 

Nga Genc Burimi

Një nga ish-ministrat e PD-së dhe ish-elefant i kësaj partie, Genc Ruli, tha shumë gjëra të ashpra dje  në drejtim të Bashës dhe kjo është e kuptueshme. Por helmin “e vërtetë” Ruli ia lëshoi Eduard Selamit. Atë ai e cilësoi si “të blerë”. Nga kush blihen kryetarët dhe pretendentët për kryetar të PD-së, dhe përse? Le të tentojmë një analizë të zgjeruar.

Nga pandëshkueshmeria tek bojkoti

Në shkrimet e mia të fundit në këtë gazetë, kam mbrojtur idenë e bojkotit të zgjedhjeve. Duhet ta pranoj që vizionin e gjërave që po ndodhin në Shqipëri nuk e kam më të njëjtin që kur lexova gjatë fushatës atë thirrje dëshpëruese të familjes së viktimës së 21 janarit Aleks Nika, që të krijonte një lëmsh në stomak. “Edi Rama na ka tradhtue” lëngonte pafuqishmërisht, xhaxhai i viktimës, Mark Nika, të nesërmen e marrëveshjes Rama-Basha.

Ajo marrëveshje i jepte fund premtimit për fund të pandëshkueshmërisë në vend. Premtim i bërë kushedi sa herë nga vetë Edi Rama. Shikoja tek bojkoti mënyrën më simbolike që populli t’i thoshte ai vetë stop pandëshkueshmërisë, duke ndëshkuar me përbuzje demokratike ata që u shquan për pasivitetin e tyre. Ata që për katër vjet në pushtet nuk ngritën në emër të qeverisë së popullit shqiptar as më të voglën aktakuzë kundra autorëve të krimeve më monstruoze në këtë vend. Bojkoti institucionalisht funksionoi në Shqipëri. Ashtu si dhe në Francë, pjesëmarrja në votime qe fare poshtë kufirit të 50%.

Por presidenti i ri francez, e mori në konsideratë këtë sanksion duke lajmëruar reformën më të thellë të sistemit zgjedhor francez, me kalimin nga mazhoritari në atë me një dozë proporcionale. Nëse populli kërkon të ndëshkojë partitë qeveritare që e kanë zhgënjyer, atëherë mos ta bëjë me bojkot, por me futjen në parlament të partive të reja, të gjakut të ri për demokracinë. Në Shqipëri, as nuk ka më të voglin shans që të lexohet siç duhet shuplaka e bojkotit. Për kryeministrin biles as që pati bojkot, sepse ata që nuk votuan, nuk e bënë nga dëshira, por thjesht sepse ndodhen në emigracion. Në këtë shkrim nuk kam synim të bëj autopsinë e një bojkoti. Këtë mund ta bëjnë më mirë forcat politike që e inkurajuan këtë pozicionim. Një sfidë edhe më e mprehtë e pret këtë popull, amnistia në sferat më të larta të politikës.

Asgjë nuk bëhet pa pëlqimin e Amerikanëve

Gjatë fushatës, nëse e mbajmë mend, Lulzim Basha u kthye shumë i lumtur nga ShBA-të. Më shumë se fotoja me Trumpin, me siguri qe një tjetër “arritje” pranë lobeve në Shtëpinë e Bardhë që ia bënte kthimin të lehtë në atdhe. Pikërisht, garancia se asnjë shefi dhe ish-shefi të PD-së nuk do t’i preket asnjë qime floku, cilido që do të ishte rezultati i zgjedhjeve legjislative në Shqipëri.

Por nuk është Lulzim Basha aspak, alfa dhe omega e politikës në Shqipëri dhe e interesave amerikane në vend, siç u mundua ai ta bindte veten pa modesti. SHBA-të kanë sfida më serioze. Ato po njohin një periudhë të habitshme në Ballkan në këtë moment. Kurrë më parë kthesa properëndimore e vendeve sllave të Ballkanit s’ka qenë më e fortë se tani. Por njëkohësisht, kurrë më parë, që nga rënia e murit të Berlinit, ariu rus nuk ka qenë më i eksituar se në këtë moment për të futur noçkën e tij në Ballkan. Ajo që po ndodh në këtë moment për shembull me Serbinë, nuk ka sesi mos të ç’orientojë dhe politologët më të konfirmuar në çështjet ballkanike.

Nga njëra anë presidenti Vuçiç vetëshpallet, ashtu si Edi Rama, miku më i mirë i kancelares Merkel dhe ambasadori më i mirë i kauzës pro-europiane të Serbisë. Por nga ana tjetër ai i bën një dhuratë Moskës, sa të papritur, sa të pakuptueshme, aq dhe të çmuar. Ai i dha postin e ministrit të mbrojtjes pro-rusit të deklaruar Aleksandër Vulin. Në shkëmbim Putin po i dhuron Beogradit armatime, ndër të cilat avionë Mig 29 gjuajtës. Është dhuratë falas me vlerë që i kalon 500 milionë dollarët. SHBA-të, nuk mund të rrinë pasive ndaj këtyre luhatjeve gjeostrategjike në rajon.

Shqipëria fatmirësisht është për ta një pol pro-amerikan në zemër të rajonit, totalisht i qëndrueshëm dhe i besueshëm. Siç e tha dhe vetë Edi Rama për France24, presidenti amerikan, cilidoqoftë emri i tij, qëndron mbi perëndinë në Shqipëri. Në këto erëra të kundërta ballkanike, partnerit amerikan i nevojitet një Shqipëri stabël politikisht. Fitorja absolute e PS-së, në këtë kontekst është një dhuratë e çmuar. Ashtu siç do të kishte qenë dhe ajo e PD-së. Në gjeopolitikë, është si në politikë të brendshme, nevojitet një timon dhe një kapiten i vetëm, paçka ngjyra e kominoshes së tij.

Ndaj zërat që filluan të pëshpërisnin pas zgjedhjeve se votat u blenë, po dalin si “nota false” në një simfoni, që rrezikojnë të prishin harmoninë e përgjithshme, në sensin gjeopolitik të fjalës. Po nuk u defaktorizuan këto zëra që shkojnë deri aty sa nuk e njohin legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve si të manipuluara, ato bëhen vatër trazirash serioze në të ardhmen. Shqipëria sipas vizionit euro-atlantik ka nevojë dhe me çdo çmim për katër vitet e ardhshme për një pushtet të fortë dhe stabël. Zërat që i kontestojnë zgjedhjet nuk përbëjnë asnjë rrezik real, për aq kohë sa partia më e madhe e opozitës, PD-ja, nuk i bashkohet këtij kori.

Perëndimi e pa fuqinë reale të PD-së gjatë demonstrimit të forcës së çadrës që e përkuli si një fije bari pushtetin e Ramës në zgjedhjet e majit në Kavajë. Dhe këtu qëndron gjenialiteti i një partneri të madh dhe një superfuqie si SHBA-të. Të arrijë të “ç’armatosë” në një vend mik, forcat më radikale anti-pushtet, nëse kjo forcë i sjell dëm vendit dhe aleancës së përbashkët. Vetëm në këtë mënyrë duhet kuptuar “ç’armatosja” e PD-së, në fjalorin dhe aksionin e saj politik. Falë aleatit të madh, u gjet gjuha e përbashkët si me magji para zgjedhjeve midis Bashës dhe Ramës.

Vetëm kështu duhet kuptuar qepja e gojës nga Basha, si me magji, përballë spektaklit të blerjes së zgjedhjeve që denoncojnë një pjesë e mediave dhe një numër kuadrosh të PD-së. Kjo magji e ka një shkop. Ose më mirë një karrotë. Ajo është amnistia e pashpallur për liderët e Partisë Demokratike. Që do të thotë, se edhe po të ishin të pafajshëm, ata thjesht kanë garancinë se pushteti i Edi Ramës nuk do të tentojë asnjë provokim ndaj tyre në emër të fundit të pandëshkueshmërisë që e ngriti në sllogan në 2013. Por ndoshta, atë që nuk kishte parashikuar aleati amerikan në këtë skenar paqësimi të jetës politike në Shqipëri, është çadra, brenda çadrës. Si kukullat ruse. Është fjala për kontestimin e fuqishëm që po pëson Basha brenda partisë së tij.

Kjo duhet evituar me çdo kusht në emër të qeverisjes pa telashe të Edi Ramës dhe projektit të një Shqipërie jo vulnerabël në kontekstin rajonal. Po ra Basha, çfarë garancie ka që ai që do e zëvendësojë, nuk do ia fillojë nga avazi se zgjedhjet u manipuluan, se PD-ja nuk i njeh ato. Shqipëria do të rrezikonte të rilëkundet politikisht siç ndodhi në pranverë. Kjo gjë s’duhet të rindodhë dhe drejt këtij objektivi po punojnë të gjithë ata ndërkombëtarë për të mirën afatgjatë të Shqipërisë, siç thonë ata, përtej persihatjeve politike të momentit ku shqiptarët kanë tendencë të bien veresie.

E ardhmja e qeverisë së Edi Ramës, po luhet pra në këto çaste në PD me dy opsione të pranueshme nga kumbarot. I pari është që Lulzim Basha të qëndrojë me çdo kusht në krye të PD-së. Qoftë edhe duke u mohuar të tijve shtyrjen e zgjedhjeve të brendshme, atë që vetë  ia kërkoi dhe ia rrëmbeu Ramës me metodën e rrugës. Por nëse kjo strategji “Blitz” dështon, atëherë duhet përgatitur siguresa. Kësaj sigurese, Genc Ruli i vuri emrin Eduard Selami që do të ishte shumë i preferueshëm edhe për aleatët.

Por që Basha do ta kundërshtojë dhe evitojë deri në fund. Amnistinë ai e konsideron pazgjidhshmërisht të lidhur me postin e kryetarit që i ngjan gjithnjë e më shumë si një kontratë për sigurimin e jetës…Dhe në mbyllje, një pyetje për Ramën. Vërtetë Basha nuk flet për blerje votash. Por as ai, Kryeministri, nuk e përmend më borxhin moral që jua ka familjeve të 21 janarit. E patëm njohur më mirënjohës pas fitores së 2013-ës…

 

 

July 4, 2017 01:10
Komento

31 Komente

  1. malo July 4, 02:43

    Strateg i madh gjeopolitik ky Burimi !!!
    Flet sikur punon ne zyrat e Departamantit te shtetit amerikan, me siguri absolute.Teori konspiracioni qe gelojne kafeneve intelektualesh mbetur pa pune na i shet si analiza te vyera.

    Ky burim i thare analizash reale s’eshte vecse nje alias Lubonja, me mllefin e perjetshem e te pandryshueshem kunder Ed Rames dhe prandaj krejt i pabesueshem. Sepse cfaredo te beje Rama tipa si ky e si Lubonja do ta gjejne gjithmone te gabuar dhe e kane gati kritiken ne sirtar.
    Ky analist i thelle e do fort mire se ndeshkimin e vrasesve te 21 janarit e jep drejtesia jo k/ministri dhe se pa u reformuar e pastruar sistemi drejtesise ketyre mostrave s’u hyn gjemb ne kembe. Dhe eshte fakt se Rama e inicoi reformen ne drejtesi qe pas dy vjetesh ne pushtet nderkohe qe kundershtaret edhe ne vjet pushtet as qe e kishin permendur ndonjehere. Dhe e pame si e sabotonin dhe perpiqen akoma ta sabotojne nderkohe qe Rama eshte i vetmi qe lufton per kryerjen e Reformes.
    Po Genc Burimi kunder cdo fakti e logjike akuzon perseri Ramen.

    Keta tipa qe nuk jane tre lire te gjykojne drejtesisht ose jane te varur diku ose kane probleme te medha me vetveten.

    Eshte nje Info analitike, nje Intelektuali qe shkrujne ketu dhe qe mund te konfondohen lehtesisht me Gjeopolitikun G.Burimi.

    Politikisht z.Burimi eshte nje anarshist , nje ‘kontrapedal’ i me pak shprese se mund te gjykoje realisht punet ne Shqiperi.

    Ajo qe nuk kuptoj eshte se per cfare i duhen Dita-s keta deshtake. Cfare mesazhi kerkon te jape?

    Reply to this comment
    • Rimi July 4, 17:03

      Te na rrosh o Malo!Analizen qe bene z.Burimi nuk eshte per ti kthyer shpinen por duhet lexuar si nje opsion qe ka shume pika qe i qendrojne!Do ta kundershonja artikullshkruesin ndoshta kur aludon se po te vije dikush tjeter ne krye te PD(Partis se dallavereve)do te ndryshoje obsioni ndaj qeverise!Jo zoteri gabohesh rende pasi kushdo te jete ne qeverisje apo opozite jane te bindur ne nenshkrimin qe kane bere qe Shqiperia problematike e kyç ne Ballkan te jete veteshpallur “KOLONI” e kush nuk e kupton e aq me keq kush nuk e ndjen ose eshte budalla ose eshte i pa nivel e analfabet!21 Janari u prodhua ng fabrika per te mbajtur drejtorin e saj ne krye te kesaj kolonie kryekrimin “burre shteti” Berishe e urdherzbatuesin “Yll ne ngjitje” Lulezim ne stolin e rezervave per ta futur ne lojen e piset si sot e permot!21 janari nuk e beri E.Rama por ai u be per ate qe sot eshte zgjehur presiden “Toto Liken” qe se bashku me kryekrimin “burre shteti” sot luajne lojen me te piset nen dilizhimin e fabrikes e ne kuriz te ketij populli!Rama ka te vetmin gabim te detyruar qe ka firmosur per kete mosndeshkim apo gjykim te 21 Janarit si krimin me mostruoz qe shtet bene kunder ne populli duke bere vrasje te seleksiouara qe vetem killerat i perdorin ose regjizoret me te famshem te ketyre filmave fusin skena te tilla!Malua ndoshta eshte i revoltuar me artikullshkruesin pasi ka perpara parimin e vjeter qe “edhe bar do hame e gishtin qe kemi ne prapanice nga miqte nuk e heqim” !Rrofsh o Malo qe na ftove!

      Reply to this comment
    • Tofiku nga Gjerbsi July 4, 17:59

      o Malo , te hengert tenja ,
      e ke te keqen brenda .

      Reply to this comment
  2. Lili July 4, 06:39

    Problemi eshte se asnje nga keto optsionet nuk prek me popullin shqiptar: qe moti PDja nuk perfason votuesit e vete e lere me popullin shqiptar…
    Reziku eshte si ne cdo vend mike te amerikes: extremizmi ,si mjet per te treguar deshprimin qe sjell tek populli keqqeverisja e pushtetareve te bekuar nga amerika.

    Reply to this comment
  3. QE PALLA... July 4, 07:32

    I pafshi hajrin “QE PALLES” Rama-Basha!

    Ujku qimen e nderron, por zakonin s’e harron!

    Te tille jane komunistet e betuar shqiptare, te konvetuar tashme gjoja ne “antikomuniste”.

    Sot, tamam 27 vjet (2 Korrik, 1990) pas grushtit te fuqishem qe i dhane atdhetaret shqiptare njerit prej regjimeve nga me te egra diktatoriale qe njohu historia e njerezimit, Shqiperia e varfer gjendet akoma ne thundren e arnauteve sllavo-komuniste.

    Shqiperia sot ne 2017-en po qeveriset akoma prej komunisteve, te dikurshem e te sotem.

    – I pafshi hajrin te perzgjedhurit te ekstremistit fashisto-komunist, Ramiz Alise !

    – T’ma gezoni ekstremistin komunisto-fashist Salih Ram Berisha, i cili me 1969-en, me urdhrer te R.Alise dhe E.Hoxhes, vuri shallin e aksionistit ne qafe se bashku me Tritan Shehun dhe iu turr si lugat nate kishave, xhamiave, dhe litertures fetare.

    – I pifshi lengun ish-sekretarit te PPSH-se ne Spitalin Nr. 2 ne Tirane, i cili s’linte rast pa spiunuar ke “nena parti” koleget e tij te punes dhe jo vetem.

    Përparim Halili ka publikuar ke sot nje seri damkash, mashtrimesh dhe krimesh ende te pa hetuara dhe te pandeshkuara nga drejtesia e kapur nga banda komuniste.

    Ja 10, nga “damkat” e personalitetit të Sali Berishës

    1. Spiunimi kundër Hysen Shoshorit, të dënuarit të diktaturës, që Sali Berisha e denoncoi në gjyq në vitin 1975, duke paraqitur një “trakt” të shkruar prej Hysen Shoshorit. Sali Berisha ka ulëritur në atë gjyq: “Ky është armik, kërkoj të dënohet me vdekje, me varje në litar”.

    2. Puçi ndaj (ar)mikut Azem Hajdari, si kryetar i Grupit Nismëtar të Themelimit të PD, pak ditë pasi Saliu u fut në lëvizjen studentore me nofkën “misionari”.

    3. Puçi ndaj Aleksandër Meksit, duke e spostuar me intriga e prapaskena nga kryesimi i PD, duke organizuar dhe realizuar uzurpimin e kreut të kësaj partie, të cilën e sundon prej 23 vitesh me intriga e prapaskena.

    4. Misioni vëzhgues i Sali Berishës, realizuar me veturën e ish-Sigurimit të Shtetit, në datën 20 shkurt në Sheshin “Skënderbej”, ditën kur shqiptarët po rrëzonin bustin e diktatorit, njohur për shqiptarët.

    5. Skandali me dekoratën e akorduar për super-mashtruesin Nikola Arsidi, pas të cilës qëndronin 1.6 milionë dollarë të vjedhur prej tyre.

    6. Prapaskena puçiste ndaj Eduart Selamit, duke e spostuar nga kryetar i PD me kërcënime për eliminim fizik, duke e detyruar të largohet nga Shqipëria, me presione e makinacione.

    7. Prapaskenat ndaj Azem Hajdarit, duke tentuar ta largonte nga PD me heqje imuniteti, me shpifje si “spiun e hajdut” në gazetën “RD”, me presione të bëra prej SHIK-ut, me kurthe në atentate dhe me eleminim të tij, duke inskenuar nxjerrjen nga mbledhja e kryesisë së PD, natën kur e vranë.

    8. Takimi me krye-terroristin e krye-trafikantin Arkan, kreun e krimeve dhe genocidit të regjimit të Milosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u planifikua trafiku mafioz i armëve e naftës.

    9. Fshehja e etnisë serbe të bashkëshortes së tij Sllobadanka Ramoviç, ndryshuar (përkthyer nga serbishtja) në gjendjen civile shqiptare, me emrin Liri Berisha.

    10. Publikimi i 230 fotografive, që Sali Berisha (blloku) dhe familja e tij, kanë bërë me familjen e Enver Hoxhës dhe me krerët e lartë të ish-diktaturës komuniste, të cilës i ka shërbyer me devocion dhe krime ndaj kolegëve, si ish-sekretar partie dhe si ish-bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit me pseudonimet “Medicina” dhe “Fryma”.

    Ja 10, nga mashtrimet e demagogut Sali Berisha

    1. Mashtroi pronarët për kthimin e pronave, duke nxjerr ligje të qëllimshme për mos kthimin e pronave dhe grabitjen e tyre prej “pronarëve të rinj” të shpikur prej pushtetit “Berisha”të cilët ishin pjesëtarët e klaneve të Saliut.

    2. “Bashkë-vuajtësi” Berisha, mashtroi ish-të përndjekurit politikë për integrimin e tyre me strehim, punësim, shkollim e dëmshpërblimin financiar të viteve të burgut, por nxori ligje, me të cilat ka 22 vjet që i mashtron e i tall.

    3. Mashtroi shqiptarët për ndarjen e barabartë të pasurive kombëtare, por i grabiti ato me klanet e tij të ardhura në pushtet, duke i shitur për “5 kacidhe” dhe duke i shkatërruar ekonominë dhe ndërmarrjet ekonomike.

    4. Mashtroi shqiptarët, se do të kryente privatizimin e ekonomisë kombëtare, duke pasur pronar të vetëm punëtorët, por hodhi në rrugë dhunshëm si skllevër afro 1.2 milion punëtorë e specialistë.

    5. Mashtroi 65% të popullsisë në fshat, se do t’i pajiste me shërbim shëndetësor, me arsim modern, me rrugë, me ujë, ndriçim e transport publik, por i zhduku dhe ato shërbime jetësore që kishin, duke detyruar banorët të braktisin dhe boshatisin afro 800 fshatra e të zbresin pa asnjë shpresë nëpër qytete.

    6. Mashtroi shqiptarët e mbetur të pastrehë pas vitit 1990, se brenda vitit 1993 do t’i strehonte, por strehoi vetëm “byronë politike të PD” dhe militantët e tij gjeografikë, ndërsa 75 mijë familje e atij viti vazhdojnë të dëgjojnë mashtruesin “Sali” prej 20 vjetësh.

    7. Mashtroi fëmijët shqiptarë (ishin nga 1-3 vjeç) për kënde lojërash në çdo qytet e lagje banimi, por shkatërroi me kioska dhe ato që ishin, ndërkohë që sot (ata janë 20-23 vjeçar) mashtruesi “Sali” po u premton përsëri kënde lojërash nëpërmjet mashtruesit Luli.

    8. Mashtroi shqiptarët me premtimin për punësim, duke u thënë se në çdo qytet do ngrihen fabrika e uzina, por i ka kthyer 27 qytete në geto mjerimi me pasoja të rënda social-ekonomike.

    9. Premtoi arsim evropian për të gjithë, por për shkak të varfërisë dhe mbylljes së shkollave në zonat rurale, ka lënë afro 20 mijë fëmijë analfabetë dhe 45% të shkollave në “hangar kuajsh e stalla bagëtish”.

    10. Mashtroi shqiptarët për futjen në BE, por ka 20 vite që është bllokuar ky proces për pushtetit “Berisha” që drejtohet nga Berisha, i cili vazhdon demagogjinë e tij me pazare të pista, duke e lënë Shqipërinë larg dhe jashtë BE.

    Ja 10 nga krimet e klanit politiko-qeverisës të Sali Berishës

    1. Rrëmbimi e masakrimi deri në paralizë fizike dhe hedhja në një gropë në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës e dy gazetarëve, Zamir Dule i “Koha Jonë” dhe Bardhok Lala.

    2. Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja fizike e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nëpërmjet bandës së tij “SHIK”-u, duke mbrojtur dhe graduar ekzekutorët me poste të larta në pushtetin “Berisha”.

    3. Djegia e Shqipërisë në vitin 1997, për shkak të piramidave të tij financiare hajdute zyrtare, duke shkrumbuar pronat publike, institucionet e shtetit, pronat private, me bilanc edhe vrasjen e afro 3000 shqiptarëve.

    4. Vrasje-mbytja në Otranto e 118 shqiptarëve (84 të mbetur në fund të detit) në 28 mars 1997, të cilët ikën për të shpëtuar prej luftës civile që shkaktoi pushteti “Berisha”.

    5. Vrasja e 16 minatorëve në minierën e Bulqizës, për shkak të koncensioneve të pista në treg-trafikun e mineralit të kromit, duke shfrytëzuar si skllevër afro 700 minatorë me familje të uritura për bukë.

    6. Vrasja e dy ushtarakëve, plagosja e 20 banorëve dhe shkatërrimi i fshatit Dhemblan në Tepelenë, nga afera qeveritare e demontimit të municioneve.

    7. Shkatërrimi i institucioneve në 14 Shtator 1998, pas sulmit të opozitës “Berisha” për të marrë pushtetin me dhunë, duke kthyer edhe PD për 1 muaj në repart tankesh e topash luftarakë.

    8. Vrasja e 26 skllevërve burra, gra e fëmijë dhe shkatërrimi i 3000 bizneseve nëpërmjet aferës kriminale të pushtet-familjes “Berisha”, organizuar në “fabrikën e vdekjes” në Gërdec, të ngritur prej mafies shtetërore për demontim e trafikim municionesh.

    9. Përmbytja e Qarkut të Shkodrës prej aferë-krimit të import-eksportit të energjisë elektrike, duke shkatërruar 40 mijë biznese, 30 mijë familje, 200 mijë bagëti dhe mijëra hektarë të mbjella.

    10. Në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, vrau 4 demonstrues e plagosi 40 të tjerë në 21 janar 2011, duke urdhëruar Gardën e Republikës për të qëlluar mbi popullin që kërkonte punë dhe bukë.

    Reply to this comment
  4. Arben July 4, 07:35

    ALEANCA E MUNDSHME PS-PD, DO TE JETE TREGUES I QARTE I VJEDHJES SE VOTAVE ME TE DYJA DUART.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  5. epidamnus July 4, 08:47

    Burimi ,je nje variant me i thjeshtezuar i Fuges ,pa pretendime filozofike ,por krejtesish i zbuluar…..Ti e di shume mire se kush jane mjeshterit e blerjes dhe vjedhjes se votave….PD…dhe SHPK..familiare…Nuk perjashtohen edhe segmente te veçanta te PS…ne zona te vecanta ,por pa ndikim ne rezultatin elektoral…Por PS ,,normalisht nuk ka nevoje te vjedhe vota,,sepse e majta ka qene ,eshte dhe do te jete shumica ne vend..Sa per ate qe SHBA…dhe Europa ka interesa gjeostrategjike ,kjo eshte e qarte…Por ata kane vendosur ,deri sa ne SHQIPERI te rikrijohet nje e djathte moderne ,perkrahja e tyre do te jete per te majten ,e cila megjith veshtiresite ,eshte modrenizuar…Sa per krimet ,ti e di shume mire se Rama eshte liberal ,synimi i tij eshte reformimi i drejtesise …Pra eshte drejtesia guri i proves dhe nuk besoj se perendimi do ti fale lideret e korruptuar dhe inkriminuar ne Shqiperi ,perderi sa nuk i fali ne Kroaci ,Rumani ,Bullgari….
    Ndersa partia jote ,i dashur Burimi e pesoi nga vetvetja …Dikush mendoi se shqiptarer jane te gjithe pa tru dhe do te votonin pro saj …Por kjo nuk mund te ndodhte ,,,mund te cmenden 10…20 …30 …perqind por per fat shumica e shqiptareve jane me kembe ne toke ..e dine qe shteti nuk ka me vende pune per te gjithe…si ne kohen para 90..s..Sa per perplasje violente qe mund te beje PD …rri i qete ,,,e majta ka deshmuar qetesi,maturi ,por ne se e kerkojne me cdo kusht ,e majta eshte nje uragan ,ne Shqiperi askush nuk mund ta mposhte …Thuaji shefit te ule tensionin ,,,,ndryshe demton me shume ate qe ka ndertuar me duart e tij…

    Reply to this comment
  6. Arianit July 4, 09:02

    Neni 449 i thote te gjitha.
    Kot me analiza.
    Lereni ket Ramen te na bej keto muret e pallateve dhe lulishtet.
    Nuk jane keq dhe keto.
    Me pas shohim e bejmw

    Reply to this comment
  7. opozitar i sfilitur July 4, 09:24

    Jam plotesisht dakord me Gencin.
    Amnisti po gatuhet.
    Amnisti e turpshme dhe e neveritur.
    Futen ne burg berberat dhe futen ne qeveri vrasesit.
    Kush zgjedh t keqen me te vogel, gjithsesi nje te keqe ka zgjedhur

    Reply to this comment
  8. anticensurë25642654 July 4, 09:25

    pas disa shkrimeve të mira të burimit sot lexoj njëëëëë!?
    nuk e di a ka qënë esëll apo ka dalë nga sfera që ka kuptuar deri dje!?ndoshta i shkreti është detyruar të shkruaj këtë shkrim as mish as peshk e as reptil!!
    sidoqoftë është një mënyrë të të shprehurit të mendimit!!konfuz,por prap mendim!!
    pak më i qartë ishte në vlersimin e asaj që kërkoi burimi vetë!!
    bojkotin!
    si e thotë,dhe vetë, me gjysëm zëri,bojkoti nuk pati vlerë!bojkoti nuk vlersohet asnjëherë në një shtet që nuk njeh demokracinë!!

    Reply to this comment
  9. vaku vl July 4, 09:28

    Dihet qe tani per tani nuk do kete arrestime. Edhe qe ketw e dikton Amerika merret me mend. Po edhe sikur te mos ishte roli i SHBA ne Tirane (qe shyqyr qe eshte) nuk ka kellqe Edi Rama e as ndonje tjeter te arrestoje Sali Berishen.
    Per ndonje intrige pushteti jo futja Lulit ketu jo nxirrja Likes atje me parimin hidh gurin e fshih doren, hajd mo.. Por per loje te rende si arrestimet e kokave te mafies politike shqiptare nuk mundet Rama sado xhan e kemi.
    T shofim t mbarojme keto rregullimet e qyteteve njehere 🙂 🙂

    Reply to this comment
  10. Trollna July 4, 10:16

    PERSE HABITEN DISA TIPA SOCIALISTE QE KERCEJNE SIKUR KANE SHKELUR NE THENGJIJ TE NDEZUR.Kjo puna e amnistise eshte vendosur me ligj o injorante,eshte bere pa shurme e buje,sa edhe medja heshti.O njerez,kapitalizmi do ndertohet me kapitaliste,e keta jo vetem qe do ngrihen e do forcohen,por do behen aq te forte sa asnje revolte nuk mund ta rezoje.Kapializmi do para,do vjedhje,do grabitje,shfrytezim,poshterim me te dobtit,kjo qe po ndodh ne shqiperi,e si mendoni se SHBA,nuk i di?i di i lejon,i inkurajon,deri sa te mos preken interesat e saja,se pastaj……kush nje historine e di,e kush eshte idjot si keta qe sulmojne Genc Burimin,po i kujtoj,Sirine,Irakun,Libine sot qe u shkaterua,u vra,u sakatua,per interesa globale.

    Reply to this comment
  11. lili July 4, 11:09

    Ore dijetare te medhenj, edi rama eshte kryeminister nuk eshte prokuror qe te arrestoje e te burgose… ai po ben shtetin nga e para sepse degjenerimi i shtetit nga berisha arriti kulmin…do te jete reforma e drejtesise dhe prokuroret dhe gjykatesit e paster qe do te fillojne pastrimin e Shqiperise nga ferrat berishiste dhe lloj lloj horrash te korruptuar…cdo ceshtje e mbyllur nga larot e berishes ne gjykata do te rihapet dhe drejtesia do te behet perfshi gerdecin dhe vrasje t e berishes si me 21 janar. prandaj ne vend qe ta perkrahni edi ramen ne shtetberjen ju lehni si qente e terbuar a thua se ai i ka fajet per gjithecka. beni si ben krimineli berish qe cdo krim te tijin ja hedh edit ne kurriz.

    Reply to this comment
    • Predator July 4, 12:00

      Edi Rama vertet nuk eshte prokuror.
      Por Edi Rama nuk po e permend me kurre ndeshkimin e korrupsionit dhe vrasjeve t Saliut dhe Familjes.
      Edi Rama t bej t veten si politikan i votuar per ndryshimin. Dhe t bejbt veten do te thote t lerkoje bashke me popullin ndeshkimin. Ta artikuloje ate.
      Ne ved te kesaj pame nje fushate ku gjekundi nuk u permend ky ndeshkim.
      Pse valle i nderuar komentues lili?

      Reply to this comment
    • lili , the one July 4, 14:20

      ka lili e lili…

      Reply to this comment
  12. Miku July 4, 11:44

    O komentusa naive.
    Sa kohe ti duhet Rames koalicioni me PD per pushtetin do flitet per koalicion me PD.
    Kur ti duhet LSI do nisi te.mburri prape LSI.
    Ju pse shkoni.pas avazit te politikanve qe e kan provuar sa.deshtak jane??
    Kjo eshte Shqiperia qe doni?
    Sa budalla jini.
    Si nuk kuptoni qe e gjitha eshte lyfte per pushtet dhe para ku.nuk ka t mire e te keqij por vetem fitues dhe humbes momental??

    Reply to this comment
  13. I.Troplini July 4, 12:08

    Tè mèsuar me partinè e punès dhe ideologjinè e saj, qè partia èshtè kudo, se çdo gjè qè ndodh èshtè dèshirè e partisè (ndryshe nuk do ndodhte dot), shqiptarèt si Burimi, nè mungesè tè sè parès, kanè vendosur administratèn e SHBA.
    Duhet pranuar se njè mendèsi e tillè nuk èshtè diçka qè dègjohet rrallè, nè radhèt e shqiptarève, qè nè mungesè tè punès sè pèrditshme, iu nevojitet diçka tjetèr, pèr tè kaluar kohèn nè kètè vapè korriku. Deri kètu, gjithçka nè rregull. Ajo qè nuk duhet tè ndodhè, èshtè qè tymnaja e kafenesè, tè mos kthehet nè tymin e bardhè qè lajmèron sihariqin e gjetjes sè njè zgjidhjeje.
    Ata qè nuk kuptojnè Edi Ramèn apo nuk kuptojnè se pse doli Lulzim Basha nga çadra apo pse ai nuk i mèshon zèrit tè blerjes sè votès, nuk kanè pse mundojnè SHBA pèr qènien tonè prej zvarranikèsh hileqarè.
    Shkèrdhatokracinè, Amerika e gjeti nè mes nesh. Nuk iu desh, ta sillte me vete.
    Sot kemi Edi Ramèn Kryeministèr. Ata qè e zgjodhèn pèr sè dyti, e pèrjetuan edhe njèherè mè parè, se çfarè èshtè ai i zoti tè bèjè dhe çfarè jo. Ai èshtè “zgjedhja mè e mirè” qè iu mbetet shqiptarève pèr momentin. Tè tjerèt, janè direkt tè involvuar nè krimet e kètij çerekshekulli shkatèrrimtar.
    Ne presim mrekullira nga Edi Rama. Presim drejtèsi pèr krimet e kryera. Ky Kryeministèr, anon nga kompromisi dhe pazari politik. Atij i mungon geni grabitqar i njè Sali Berishe, qè vret njè fshat tè tèrè dhe del nè publik tu kèrkojè atyre edhe votèn.
    Nuk ka nevojè pèr amerikanè kètu. Jemi ne, pa bèjnè sehir ata. Ne shqiptarèt jemi tè zotè pèr tè dhjerè gjithçka dhe pèr tè dalè kafeneve dhe “treguar me gisht” nga agai i madh, qè na paskèsh shtyrè tek e keqja.
    Burrat nèn hije/rrinè e kuvendojnè/pika qè su bie…….

    Reply to this comment
  14. Luani July 4, 12:53

    PYET GENC BURIMI CFARE PO GATUHET? CORBA SHQIPTARE, NE SHQIPERI,KOSOVE,SERBI,GREQI,MAQEDONI,MAL I ZI ATJE KU JETOJME NE TROJET TONA TE BERA COPE,COPE NGA EVROPA KU DUAN TE NA COJNE.UJI I CORBES,ZJARRI I NDEZUR E RIGONI I PERDORUR ESHTE SHQIPTAR,LENDET E TJERA TE PARA JAN TE HUAJA. C’MUND TE GATUHET SHQIPTARE ME TO ! ?LUANI I VLORES .

    Reply to this comment
  15. Te tille burra kemi July 4, 12:54

    Si Burimi, si Fuga etj e kane ngjyer edhe vete penen ne balte. Te ketille burra kemi.
    Por ama ne nje pike ky Burimi ka te drejte. Amnistia per krimet e Sali Berishes dhene me mendjelehtesi fodulle nga Edi Rama eshte e pafalshme, tallëse me voten tone, tallëse me sakrificen tone, tallëse me mendjen e shpirtin e çdo shqiptari qe nuk do vetem buke dhe stola ne parqe po mbi t gjitha drejtesi dhe burreri.

    Reply to this comment
  16. MH July 4, 13:23

    Pikrisht sot,kjo PD asht nji parti ne sherbim te agjentures Serbe.
    Nji minut e ma pare duhet ti ndrohet udheheqja,te bahet Parti ne sherbim te kombit Shqiptare.Kete mundet ta baje vetem Eduart Selami dhe pike.
    E.Selami nuk ka asnji kleck negative si brenda partise po ashtu dhe me kryesorja me vete popullin shqiptare.
    Shkurt: Nuk ka te baje fare me korrupsionin,as me krimin.Asht i paster ne keto pikpamje.Asht dhe mbetet pro denimeve te korrupsionisteve dhe te kriminalisteve.Me cka kuptohet se asht i vendosur per ti shkuar deri ne fund penalizimit te krimineleve te cdo ngjyre dhe te korrupsionisteve.
    Neni famekeq 449 nese nuk do hiqet nga qeveria e ardheshme.Ate do ta heqin populli me protesta dhe kerkesa me referendum.Populli asht ma i fuqishem e ma serizo se cadra e vendosur ne trollin mbi gjakun e te pafajsheme te 21 janarit 2011.
    Mos ti duket vetja Rames se ishte i fuqishem per fitoren e Timonit.
    Ishte populli qe ia dha Timonin.Pikrisht per ta provue ne kete cilesi pa kuaj trojet brenda.
    Populli nuk mund te rrije i heshtur dhe ta kaperdije se nuk ia bluan stomaku,mos denimin e kokave politke dhe qeverises qe e cuan vendin ne kete derenxhe.
    Jam i majte po jam me te drejten qe i takon popullit.
    Shtese:
    Edhe koalicioni me opoziten asht pozitive.Sepse do qeveriset ma me rendiment.Ku nuk do kete kundershtime brylash dhe intriga e pengesa per mos qeverisje.Do jete shume domethense qe i takon popullit te kryej referendum per heqjen e amnistis te peshkaqenve e bire qenesh te mbrojtur nga neni 449.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 4, 15:36

      po mor vëlla po!!
      në kërkim të HEROIT,të UDHËHEQËSIT të ri!
      sepse këta të tjerët që kanë dalë deri më sot kanë qënë të përrlyer sa ska ku të vejë!!
      or lal është mentaliteti ynë që ndyn dhe këta që ndoshta janë të pastër kur e fillojnë!!
      është mentaliteti ynë që kërkon pushimin nga puna të kundërshtarit,dhe nëse është gjeni për ta zëvëndësuar me një kërcu,por tonin të bindur deri në vetmohim!është mentaliteti ynë që mbrojmë padrejtësinë e partisë tonë dhe përpiqemi të vërtetojmë se çdo mendim i ardhur nga kundërshatri është i gabuar dhe “anti shqiptar”!!
      është mentalteti ynë që kur i pari i vëndit flet për timona a sallamër ne nuk na hiqet më nga goja!!e lakojmë sa e bëjmë tërkuzë!jo ta dha po e more,por dhe mu të ta jepnin ose të ta merrnin!!

      Reply to this comment
      • Andej poshte , July 4, 20:55

        Anticensure ,
        Vellai MH , aq di e aq kupton .

        Lutje kombetare duhet .

        Nuk duan te kuptojne ,
        Njelloje si Mark Uk ., korQari , N. Vjosa e shume te tjere ………………..
        Kur te ze Hapi deren i themi NE .

        Reply to this comment
  17. Elidon July 4, 13:33

    Nuk i hyn gjemb ne kembe Saliut.
    Se permbys Shqiperine dhe e fut ne lufte civile.
    Kaq e thjeshte eshte.
    Ca lecus ketu me habisin.
    Kur i thurren.lavde Edi rames n ket gazet masturbohen, kritikat nuk i pranokan.
    Thone qe kush nuk kupton adhuron.
    Adhurimi eshte primitivizem.
    Rama ka ber ca pune publike dhe mire ka bere. Po korrupsioni dhe pandeshkueshmeria jane ende sheshir

    Reply to this comment
  18. Antifashisti July 4, 14:46

    1) Ka nje ngjashmeri te madhe ndermjet Shqiperise dhe Haitit, ne kendveshtrimin e lidershipit, vetevendosjes, zhvillimit ekonomik-shoqeror dhe demokracise perendimore.
    2) Mos kerkoni ngjashmeri absolute, por — krahasuese per te 2 vendet me te varfera ne te 2 kontinentet (Evrope dhe Amerike):
    a) Lidershipi: (Sali Berisha dhe Edi Rama) karshi (F.Dyvalier dhe JC.Dyvalier =Presidenta);
    b) Vetevendosja: Jane superpatriote, te dashuruar nga populli, te preferuar nga nderkombetaret si antikomuniste, diktatore qe vdesin per demokracine, si dhe garante te vartesise nga te huajt;
    c) etj…etj, por mbi te gjitha shume te pasuruar gjate ushtrimit te detyres shteterore;

    Reply to this comment
  19. mir33 July 4, 17:58

    qe kur u rrezua sistemi komunist ne dhjetor 90, Shqiperia nuk ka ngeitur me koke.
    eshte pak demode dhe deshmi e shterpesise se ideve te shoqerise shqiptare qe te njejtet emra te atij dhjetori vazhdojne sot ndajne pushtetin.
    u bene miliardera dhe nuk u ngopen

    Reply to this comment
    • kokpalari 21 janarit July 4, 17:59

      mir33
      U mjaftova vetem me rreshtin e pare, dhe e menjanova leximin e metejshem per te parandaluar ndonje perzjerrje ne stomak…

      Ne dhjetor u rrezua sistemi komunist (!?) – shkruan ti
      Hahaha, se me cfare xhami e pa rrezimin e sistemit Lulka nje zot e di, po nejse. “Antikomunistet” tane te betuar me siguri qe jane duke u zgerdhire.

      Hyrja perben ne vetvete jo vetem hipokrizi turtulleshash, por edhe gabim fatal ne te aresyetuar, pasi ne dhjeRtorin e 90-es, sistemi i renuar dhe i deshtuar diktatorial me pak iniciative dhe kembengulje popullore mund te ishte shkermoqur e bere shkrumb e hi, por ajo realisht nuk ndodhi.

      Sistemi dikur i kalbur, me prurjen ne pushtet te njerezve te besuar te klanit hoxha-alia, e pra nano-berishjanet me gjithe ish-sekretaret e partive te spitaleve dhe ish-mendjedriturit e instituteve marksiste-leniniste, me kalimin e kohes nuk ndryshoi, por u kalb akoma dhe me shume. Gabimet e asaj kohe jane pasojat e sotme!

      Kur nje sistem diktatorial me shume te meta, por ama i mireorganizuar dhe teper funksional, sic ishte ai komunist apo ai i realizmit socialist, zevendesohet jo me sisteme por me nje pacavure eksperimentuese “no name”, ne te cilin perfshihen lloj-lloj forma qeNverisje, sic jane kaotizmi, diktatura, anarshia, fashizmi si dhe e ashtuquajtura demokarci bolshevike, atehere ketu s’mund te flitet per rrezim, por per degjenerim total te nje ish-sistemi.

      Reply to this comment
  20. nuli July 4, 18:05

    Or zotni i nderuer i qadres lirisss .mendoj se ju kundershtaret e ps dhe te majtes historike jeni verbuar dhe terbuar nga perkrahja popullore per ramen dhe ps.Vjedhesit e votave + vrasesit e 21 janarit te kokepalareve ,ne notuasit e ps i njohim kush jane ,jane ata qe formojne “:aleancen e malesoreve ” .Shpresoj shume qe te gjithe ju te vazhdoni sulmet kunder socialisteve sepse kjo tregon se kujt i sherbeni.Besoj se 760 mije shuplakat socialiste kunder tepsive dhe rrumpallave 27 vjecare do shtohen me teper ne 2019.

    Reply to this comment
  21. Ekonomist July 4, 19:42

    Nje pushtet me shumice votash normalisht nuk ka c’fare te gatuaj pervecse QEVERISE. Ketu fillon problemi. Kur nje Parti ka shumice dhe kerkon te gatuaj koalicion, atehere kjo ka vetem nje shpjegim – – –
    Situaten e ka aq te rrenuar ne EKONOMI sa kjo e DETYRON te ndaje pushtet.
    Asnje arsye tjeter nuk ka, “Fituesi” ka frike nga prag-Gremina ne Ekonomi. Kjo eshte e vetmja gje qe e ben ta ndaje nje pushtet qe nuk e ka nga qeverisja e mire.
    Shqiperia eshte ne prag te kolapsit ne ekonomi. Pergjegjes eshte ky pushtet qe qeveris prej 4 vjetesh. Me gatime koalicionesh kerkon jo te ndaje pushtet, por te ndaje deshtimin e afert. Asgje tjeter nuk e detyron Ramen ti futet koalicioneve aq me teper me kundershtarin kryesor.
    Shqiperia eshte ne buze te kolapsit ekonomik. Ekonomistet kete e dine mire. Se fundi, kete e ka arritur ta kuptoje dhe vete Rama.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*