“ÇFARË PO NDODH ANDEJ NGA PARTIA IME?”

Sokrat Habilaj June 7, 2013 10:09

“ÇFARË PO NDODH ANDEJ NGA PARTIA IME?”

Duke dashur të ushtrojë mbi mediat një kontroll thuajse brutal, duke dashur t’i orientojë ato drejt zbulimit edhe të detajeve nga më banalet të krahut tjetër, e djathta ka rënë në një kapsllëk mediatik. Ajo ka rënë pre e kurthit që ngriti vet, por edhe e shpurës së pafund të analistëve, opinionistëve dhe gazetarëve, të cilët po i përgjigjen orientimit të saj me zell më të madh sa kërkuar vet e djathta. Kjo ndodh në një kohë kur kjo e djathtë mbush ekranet me zhurmë mitingjesh, me vrapime pa fund nëpër rrugë, me shirita qesharakë, të cilat prodhojnë “entuziazëm”, por nuk mundet të prodhojnë lajm. Jo vetëm për meritë të së majtës, por edhe si rrjedhojë e këtij kurthi të ngritur nga e djathta, ajo që dihet tani me siguri, është se lajmi është nga e majta, ndërsa tek e djathta më së shumti ka zhurmë. Ky nuk është vetëm ngërçi i së djathtës, por edhe shpagimi i moralit të atyre që deformojnë lajmin. Në këtë tollovi informimi e tregu pa rregulla, do të mjaftonin vetëm pak shembuj për t’u bindur se shpesh herë shiten lajme falsitete, ndërsa lajmi i vërtetë mbahet “poshtë banakut”, apo zhduket nga ky treg.

Së pari, ende vazhdon jehona e ngritur djathtas për “mos respektim të vlerave” që kishte të bënte me faktin se Partia Socialiste nuk përfshiu në lista të deputetëve disa figurave të kësaj partie. Drejt këtij fakti u përqendrua gjithë vëmendja dhe u harrua se mungesa të tilla, madje edhe më shumë, kishte edhe krahu i djathtë. Nga ky krah nuk ishte një ish ministër i munguar, por disa të tillë të cilët ikën pa zhurmë. Askush nuk foli për ta, si të ishin ca anonimë të rëndomtë. Madje edhe në ndonjë rast, kur u mundua të sillej në bisedë emri i ndonjë të ikuri të rëndësishëm nga PD-ja, u tha pak a shumë se ai ishte mjaftë i lumtur që nuk ishte në listë. Një anashkalim i tillë, duket si favorizues për PD-në, por nuk mund të jetë dinjitoze për vet të ikurit. Nuk mund të jetë dinjitoz për opinion bërësit dhe në fund të fundit as për PD-në vet. Askush nuk ndihet mirë kur (nuk) e di se në gjirin e tij ka pasur kaq shumë anonimë.

Së dyti, thuajse u anashkalua fakti se në listat e PD-së, gjetën veten disa figura nga PS-së, madje edhe një nga shtyllat e dikurshme të kësaj partie. Kjo u trajtua si një e drejtë e tyre, apo si një veprim moral i partisë ku ata shkuan, për shërbimet e bëra. Ky veprim i pazakontë u mbytë me terr dhe iu grisë veshja morale. Nëse një ndër figurat kryesore të një partie një ditë të bukur del në tribunën e partisë tjetër dhe kjo nuk përbënë lajm, po nëse le të themi, Jozefina Topallin do ta shihnim një ditë të rreshtuar në listat e PS-së, a do të bënte lajm kjo gjë, apo do të anashkalohej si një e drejtë saj, siç po veprohet me rastin në fjalë!?

Së treti, u shitë si lajm pikant i kësaj fushate, fakti se Rama nuk kandidoi në Tiranë. Në ndonjë rast u shkua deri në gjetje perverse të dikujt se kjo zgjedhje e Ramës ishte bërë për faktin se Vlora shumë herë kishte një marrëdhënie problematike me pjesën tjetër të Shqipërisë, por kjo nuk ia vlen te merret fare në konsideratë. Ajo që duhet të themi ishte se mos kandidimi i kryetarit të PD-së në Kavajë, pas njëzetë e ca vite si deputet i atij qyteti, u kalua pa asnjë koment, si një veprim fare normal. Ashtu siç është morale të flitet kur nisë një dashuri e re, po kaq morale është të flitet edhe për një dashuri që po prishet, nëse ka ndodhur vërtet kështu.

Së katërti, një nga pikat kryesore të fushatave zgjedhore, do të ishte shpalosja e programeve të Partive, por edhe këtu ndodh një kontradiktë që vjen si rrjedhojë e deformimit të lajmit. Kështu, nuk përbën lajm fare nëse PD-ja nuk paraqet program, por vrapon turravrap pllajave të katundeve me premtimeve thuajse rastësore, si të kujtohej në moment nën britmat e pafund. Lajm nuk përbën as paraqitja e programit të detajuar nga ana e PS-së. Lajmi i vërtetë është që të mblidhen një grup analistësh nga një studio në tjetrën dhe ta degdisin vëmendjen tonë drejt detajeve të tilla si timbri i daulleve të Konventës së PS-së, a toni i atyre që paraqesin programin.

Së pesti, nuk përbën lajm fakti se ajo që po ndodh me Komisionin Qendror të zgjedhjeve, a më saktë me atë gjysmë komisioni, është një gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Nuk përbën lajm, ose thuajse anashkalohet edhe fakti se për ta sjellë këtë situatë deri këtu, nga shumica u përdorë një provë prej skuthi, madje dhe kjo provë u gjet në rrugë e sipër. Ndërkohë që shitet si lajm i vërtetë tjetër gjë. Nëpër studio analistësh qarkullon edhe si bast,  fakti se a do të mundet apo jo Berisha të bëjë të fortin për këtë problem, pra a do të vazhdojë kështu deri në kufijtë e mos arsyes, apo jo. Ky është “lajmi”.

Së gjashti, nuk përbënë lajm edhe futja e kryetarëve të partive aleate në listat e Partisë Demokratike. Ky fakt shikohet kokë poshtë dhe shigjetohet Rama që nuk i vendosi aleatët në listat e PS-së. Edhe veprimi i parë edhe i dyti, mund të jenë të justifikuar politikisht, por fakti është se ndërsa njëri zmadhohet, për tjetrin nuk flitet fare. Futja në listat e PD-së e kryetarëve të aleatëve, veç garantimit të liderëve si deputet, prodhon një degjenerim shpifës të garës politike. Nëse kryetari i një partie aleate, garon për deputet në një qark në listat e PD-së, mendoni çfarë gjëje qesharake do të ndodhte nëse në atë qark humbet PD-ja dhe fiton partia e tij. Ai do të mallkonte rreshtimin e tij në listat e PD-së.

Duhej pra të ishte folur edhe për këtë fenomen të ri, sepse ky ishte lajmi. Duhej thënë se praktikisht ka ndodhur eliminimi partive të vogla dhe kthimi i tyre në parti-kryetar, ashtu siç janë në të vërtetë. Duhej thënë se kjo që po ndodh me këto parti, është pranimi i faktit se deri tani nuk kanë qenë asgjë më shumë veçse krijesa për t’u shërbyer kryetarëve të tyre. Po kur edhe kjo gjë merret si një gjetje krejt (a)morale, madje nuk konsiderohet fare si lajm, ndoshta “lajmi” duhej gjetur tek ndonjë moment dobësie i kryetarëve të tyre. Ndoshta duhej të tregohej nëse në ndonjë çast meditimi, në ndonjë çast dashurie a pendese ndaj partisë që e lanë vetëm, dikush prej tyre të pyeste, dini gjë se çfarë po ndodh andej nga partia ime? Por kjo do të ishte pyetja më qesharake që mund të bëhej. Në fund të fundit për çfarë u duhet atyre të mësojnë ndonjë lajm rreth (ish) partive të tyre?

Sokrat Habilaj June 7, 2013 10:09
Komento

7 Komente

  1. Kengetari debil June 7, 10:51

    “ÇFARË PO NDODH ANDEJ NGA PARTIA IME?”
    KENGE E VALLE PLOT HARE…!
    KERCEN PRIFTI NGA BELAJA….!

    Reply to this comment
  2. gogo nushi June 7, 11:16

    K O M U N I S T E! E N V E R I S T E! S T A L I N I S T E! Ja c’fare jeni ju.

    PKSH, PPSH, PSSH, pa u nderpre as edhe nje ore nga 8 NENTORI I 1941.

    Reply to this comment
  3. redi June 7, 14:55

    Me Sali Berishen ne krye

    Reply to this comment
  4. petro June 7, 15:40

    SALIU KA MBLEDHUR KRYETARET E GRUPEVE KOMUNISTE /PARTIVE/ PER TE THEMELUAR PARTIN KOMUNISTE /DEMOKRATIKE/

    Mos u cuditni ku e gjeti Saliu eksperiencen perendimore ,kur 25 vjet mori eksperiencen e partise se punes . Dhe ata qe kishin ekperience dhe e kundershtuan ju e dini qe i perzuri,i mori,i perzuri ,i mori ,dhe ata pan cpane nuk iken me por i bejne fresk Saliut qe te mbijetojne

    Deri tani Shqiperia ka treguar se ne gen eshte FEUDAL ,TE SHPRESOJME TEK RAMA ,MEQENESE PARTIA SOCIALISTE KA TREGUR NJE GEN PERENDIMOR.

    Reply to this comment
  5. Gramoz June 7, 16:25

    kush te doje le te vije por vetem ky te qerohet ky shemtire senuk durohet me …jam moshatar e di mire se c,na beri enveri po keto te ketij monstre nuk kane ane e vend…i perndjekur kam qene pune kam pasur shpi familje ,ndoshta sistemi nuk me deshte ,por ne shoqeri kam qene i nderuar …ky korb i zi mbjell kudo zi ..ky po na fut ne nje percarje qe shqiptaret nuk e kane pasur kure.ky po na fut ne percarje fetare…a mundet ky komb ta duroje kete krim.ku kerkon o qafir me kete katrahure te na shpiesh ,te vrasim njeri tjetrin ,po ti haron o i pa scrupull se neve kemi kombin me pare e pstaj kemi fene feja eshte e lire o famekeq secil zgjedh pas besimit po komb nuk zgjedh dot…ti revanshist nuk ke as te perbashket as me myslimanet as me krishteret…pse o faqe zi e ben kete ,kur ai komb i ka dhene vendin e merituar,si nolit te madh ashtu edhe konices..o faqe nzire si guxove te neperkembesh kohe me pare figuren NOLIT TONE TE MADH gje qe diktatori nuk guxoi ta beje kete…une jam mysliman por veprimet dhe mendesite e tua percarese .me bejne qe te diskutoj pikepamjet e mia religjoze

    Reply to this comment
  6. tradita June 8, 08:37

    te mos quash luften e klasave nje perçarje kjo eshte … e… ç’eshte

    Reply to this comment
  7. lakuriqi June 9, 02:34

    O shoku Goge jam lakuriq po deshe ec ma qeth nje cike.Pastaj flasim per rrojen e du me shkum cilesore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*