Çfarë po ndodh me AMC?

July 1, 2015 13:01

Çfarë po ndodh me AMC?

Nuanca magenta është ngjyra, e cila po pozicionohet cdo ditë në qendër të reklamave të AMC.

Magenta  përkon me ngjyrat identifikuese të gjigantit ndërkombëtar të telekomunikacionit T-Mobile, pjesë e grupit Deutsche Telekom, ku bën pjesë edhe AMC.

A është ky një sinjal i mundshëm që paralajmëron ndonjë ndryshim të identitetit të kësaj kompanie?

AMC është pjesë e Deutsche Telekom që prej vitit 2009 dhe vitet e fundit ka realizuar disa projekte të lidhura më grupin.

Një ndër ta është filmi i kalibrit europian “Move On” në vitin 2012 i zhvilluar nën drejtimin e regjisorit të mirënjohur Asger Leth, fitues i cmimeve ndërkombëtare dhe me yllin hollivudian Mads Mikkelsen.

Një tjetër projekt i përbashkët i AMC dhe Deutsche Telekom ishte surpriza për sportdashësit dhe veçanërisht tifozët e skuadrave gjermane në Shqipëri të cilët patën mundësi të bëhen pjesë e kampionatit “Bundesliga” përmes një loje.

Falë bashkëpunimit të AMC dhe skuadrës më të ndjekur nga sportdashësit shqiptarë, Bayern Munchen, dhjetë prej fituesve ndoqën live ndeshjen e ekipit tyre të zemrën në Allianz Arena.

Gjatë këtij viti, pjesë e bashkëpunimit të AMC dhe DT ishte konkursi kombëtar për ide novatore. Ndër 45 aplikime u përzgjodh “BDF Health” si projekti më i mirë, që falë AMC do të konkretizohet në një produkt përfundimtar për t’u hedhur më pas në tregun shqiptar.

AMC është kompania e parë e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri, me lëshimin e sinjalit të parë celular në vitin 1996.

AMC është pjesë e grupit COSMOTE që prej vitit 1998, AMC është prej 6 vitesh tashmë anëtare e kompanise së madhe të Deutsche Telecom dhe T-Mobile.

6 5

July 1, 2015 13:01
Komento

4 Komente

  1. Djal Tirone re July 1, 16:00

    Asgje cfare po ndodh, duke qene se e ka kuptuar qe smund te konkurroje me ne shqiperi duke iu asociuar greqise”duke qene edhe falimentin” kane vendosur qe ne shqiperi te asocion me deutche telekom si kompani globale e nje nga liderat e telekomunikacionit.

    PS: ne fund te fundit leket prap tek plehrat e cosmote do shkojne.

    Thjesh brand duhet nderruar se nuk konkurrojne dot me ne treg,

    Reply to this comment
  2. tare July 1, 19:49

    Po shteti shqiptar a vazhdon te kete ndonje aksion ne Albania mobile comunication(AMC) apo si dihet i kane kaluar aksionet ne nendore!!!

    Reply to this comment
    • Djal Tirone re July 2, 09:59

      Jo vllai,nuk ka me asgje ja ka shitur para 4 vjeteve cosmotes edhe 12% e fundit qe kishte ne zoterim, duke mos I dhene mundesine punojsve sipas ligjit qe te blenin aksionet

      Reply to this comment
  3. Inside Information July 2, 11:25

    Informacioni me i fundit eshte qe AMC do kaloje shume shpejt T-Mobile. T-Mobile eshte ne tratativa edhe me Eagle Mobile per te blere nje pjese te aksioneve (behet llaf per paketen kontrolluese) ose te gjithe kompanine qe nenkupton operatorin mobil dhe ate fiks (albtelecom).
    E gjitha pritet te mbyllet deri vitin tjeter dhe do i jepte T-Mobile prezencen strategjike ne Rajon duke qene qe tashme eshte prezent ne: Kroaci, Maqedoni, Mal te Zi, Greqi dhe Bosnje Herzegovine.

    Vodafone eshte ne bisedime me disa ISP per te blere paketen kontrolluese apo gjithe kompanine ne menyre qe te kete mundesi te konkuroje drejtperdrejte T-Mobile (albtelecom)

    Dhe ne fund te dites na rroft qe u liberalizua tregu se perfunduam po prape me dy operatore (PLUSi nuk llogaritet se eshte katandisur si qen i ngordhur)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*