Çfarë po ndodh me zhdoganimet në Elbasan e Korçë?

February 26, 2013 19:24

E nderuar Dita. Jemi ne djeni te zhdoganimeve qe kryhen per importet e mallrave nga Kina dhe Turqia ne Degen e Doganes Elbasan.Edhe per subjektet me aktivitet ne Korce ndodh e njejta gje kur ne Degen e Doganes Korce egziston i gjithe personeli i nevojshem dhe duke qene shumica gra e kalojne kohen gjysmen e orarit duke pire kafe e ngrene.Kurse bizneseve ju duhet te marrin rrugen nga Korca dhe te shkojne ne Elbasan duke rritur artificialisht kostot e biznesit.Si mund te quhen “lehtesira” per biznesin keto praktika ne vitin 2013 kur dhe ne vitet ‘90 cdoganimi ishte me i lehte ne Korce ? Do ju luteshim qe si Gazete ta ndiqnit pak kete problem dhe te sqarohet me cfare qellimi eshte bere kjo praktike dhe a ka dhene rezultat per Drejtorinë e Doganave apo eshte thjesht nje manover nga ana e tyre per ti “mbledhur” ne sa me pak duar “kafet” qe ju marrin me zor bizneseve? Faleminderit !

 

Email nga adresa: [email protected]

February 26, 2013 19:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*