Çfarë po ndodh në Maqedoni?

Bedri Islami May 2, 2014 14:35

Çfarë po ndodh në Maqedoni?

Pak ditë më parë, në shtetin fqinj, në Maqedoni, u zhvilluan njëherësh zgjedhjet presidenciale, raundi i dytë, dhe ato parlamentare. Si edhe pritej, dy partitë të deritashme bashkeqeverisëse, ajo e drejtuar nga Gruevski dhe BDI e drejtuar nga Ali Ahmeti, morën edhe një herë shumicën e votave dhe do të kenë në parlamentin e ardhshëm të drejtën e përfaqësimit të dy pjesëve më të mëdha përbërëse të shtetit maqedon, pavarësisht në se në vitet e ardhshme do të jenë apo jo në koalicion të përbashkët. Gjithçka është e pritshme dhe gjithçka mund të ndodhë, në një shtet ku , si edhe në pjesë të tjera, shqiptarët paraqiten tmerrsisht të ndarë dhe ku e drejta e bashkëjetesës është një nocion i largët, për të mos thënë një mision i pamundur. 

Nikolla Gruevski do të jetë edhe më tej kryeministri maqedon. Në pamjen e tij të parë asgjë nuk të kujton tek ai një drejtues diktatorial. Përkundrazi, veshja e thjeshtë, zakonisht me një xhaketë lëkure, toni i shpenguar, ecja e shpejtë, lehtësia me të cilën i drejtohet njerëzve, kalimi i bisedës nga njëra temë në tjetrën, pa u ruajtur nga ajo që mund të ndodhë, të japin një përshtypje tjetër. por e vërteta është ndryshe, pas të gjitha këtyre fshihet një diktator i vogël, tipik ballkanik, i cili në të gjitha vitet e sundimit të tij, me dorë tëhekurt, ka ndërtuar një oligarki përsonale, mbi të cilën sundon i paprekur.

I ardhur në politikë nga një familje e cila deri asaj kohe nuk kishte asnjë lidhje me të, i futur më pas fuqishëm në rrjedhat e politikës, ministër pa portofol në moshën 27 vjeçare , shumë shpejt ministër i financave, ai do të marrë në dorë partinë e tij, gjysëm nacionaliste dhe gjysëm revolucionare sipas tipit të komitëve maqedonas. I ndihmuar nga asosacioni “Konrad Adenauer”, të cilët shihin tek ai një lider karizmatik, megjithëse me tipare nacionaliste, ai u bë zëdhënësi i traditës regresive të politikës maqedonase, riktheu në sheshet e Shkupit mitet e së kaluarës, fshehu pas kësaj stature skandalet financiare dhe, menjëherë vendosi kontrollin mbi ekonominë, financat,drejtësinë dhe mediat. Dy nga njerëzit e tij më të afërt tësë kaluarës kontrollojnë e drejtojnë shërbimin sekret dhe doganat, i gjithë rrethi i tij i besuar përbëhet nga disa pak kusherinj dhe ndonjë shok i universitetit.Të tjerët janë të përkohshëm, por domosdo të kontrollueshëm.

Katër herë me rrallë do të fitojë zgjedhjet ky oligark sundues, gjë e pazakontë në jetën politike të një vendi, por , sidoqoftë, i aftë të përballojë mentalitetin regresiv të një shumice që zgjohet me ëndrrat e së kaluarës.
Përbri tij ishte deri më tani një figurë karizmatike shqiptare, Ali Ahmeti. Ndryshe nga tjetri në pushtet, Ahmeti i qëndroi larg ndjenjës së pushtetit, ndoshta edhe pse nuhatja e tij ishte më e pazakontë e liderëve të tjerë që , dashje pa dashje, përlyhen politikisht përmes forcës së pushtetit. I ardhur nga një familje që kishte traditë rebelimin në dobi të kombit, për më tepër i bërë pjesë drejtuese e një lëvizje të gjërë çlirimtare që në moshë të re studentore, Ali Ahmeti do të bëhet pjesë e një pushteti që e kishte dënuar disa herë në mungesë, që e kishte ndjekur,që edhe mund ta vriste, por që më në fund, ai vetë, e përuli këtë pushtet me ndjenjën e së mirës. Lexues tejet i pasionuar, admirues i një figure si Mandela,ilegal i lindur, ai nuk e humbi në paqe, atë që fitoi në luftë.
Këto dy burra tani do të jenë rishtas përballë njëri tjetrit. mes tyre është dilema: do të bëjnë edhe një herë një qeveri të përbashkët, apo Gruevski do të priret drejt rivalit shqiptar të BDI-së, drejt Mendu Thaçit.
Në pamje të parë asgjë nuk është më e rëndësishme, partia në pushtet fitoi zgjedhjet e dyfishta, ajo ka të drejtën të qeverisë, e po ashtu edhe të drejtën për të gjetur bashkëpunëtorin e saj. ër shqiptarët kjo është shumë e rëndësishme, do të thoja jetike, pasi në këtë zgjidhje do të varen shumë gjëra të së ardhmes.

Në fusahtën elektorale, njëra nga kartat që përdori PDSH dhe lideri i saj, Mendu Thaçi, ishte joshja se, pas zgjedhjeve, do të ketë një bashkëqeverisje. Një joshje që i shkon për shtat natyrës së një politikani kontravers si Thaçi, por që nuk i shkoi për shtat votuesve shqiptar, të cilët, që nga viti , ë të gjitha zgjedhjet janë drejtuar në shumicë nga BDI e Ali Ahmetit.

Në koalicionin e mëhershëm qeverisës, ashtu si është në natyrën e tij, Ali Ahmeti e drejtoi BDi drejt një bashkëqeverisje dinjitoze, por aspak përulëse. “Rebelimet” bashkëqeverisëse të Ahmetit gjetën një kulm pikërisht para zgjedhjeve, duke u tërhequr nga votimi për presidentin e ri, dhe, si rrallë herë, duke vënë një kusht të jetësueshëm normalisht: njëri nga tre drejtuesit e shtetit maqedon duhet të jetë me përkatësi nacionale shqiptare. Është një kërkesë më se e natyrshme, bile do të thoja e vonuar. Shqiptarët, si komb shtetformues, përbëjnë më shumë se një të tretën e popullsisë maqedone, ata janë, sipas disa statistikave të besueshme deri në 40 për qind të saj, dhe , qoftë edhe nga kjo, i jep të drejtën e një kërkese racionale dhe të arsyeshme. Këmbungulja e shtetarëve maqedonas për të gjitha përjashtimet krijoi një vakuum politik, por kjo i rriti kredencialet BDI-së, përmes një përfaqësimi edhe më të gjërë.

Në të kundërtën, Thaçi, vazhdues i cekët i një mendje brilante , si ishte Arben Xhaferi, u tregua loajal, thirrja e tij për të qenë pjesë e zgjedhjes presidenciale solli edhe konfirmimin e një presidenti, dëshmoi se faktori shqiptar është i thelluar në përçarje, por edhe dëshminë se joshja e pushtetit është më e thellë se joshja e kombit. Gruevski mund të bashkëqeverisë edhe me PDSH, ndoshta më të lehtë do ta ketë qeverisjen me Mendu Thaçin, mentalitetet e të cilëve nuk janë larg njëri tjetrit, por ndërsa do të jetë një qeverisje e lehtë, ajo nuk do të ketë gjatësi. Për më tepër, nuk do të ketë rrjedha të mira ndaj politikës ndaj shqiptarëve.

Gruevski ka luajtur fort me kartën e pushtetit dhe me joshjen e tij. ndërsa ka gjetur heshtje në kampin e BDI-së dhe vetëm një devizë bashkëqeveriëse, sipas së cilës, dy partitë fituese nacionale kanë të drejtën e bashkëqeverisjes, në grupimin tjetër politik, PDSH, entuziasmi është pa kushte dhe lëshimet do të jenë edhe më të ndjeshme. Me atë grusht të pakët deputetësh që disponon dhe me thirjet brenda partisë pëpr largimin e tij, Thaçi nuk mund të jetë kurrëfarë elementi kundërshtues. Pushteti do i duhej atij për të vazhduar punët që la përgjysmë kur iku nga pushteti, aq më tepër kur tani, shumicën e komunave me popullsi shqiptare, i drejton BDI, duke përfshirë edhe Tetovën. Thaçi, që në deklarimet e para pas zgjedhore, mes të cilave, më “brilante” është ajo se njeh rezultatin vetëm ku ka fituar partia e tij dhe askund tjetër, i njohur edhe për deklarata të tjera kontraverse, ka bërë lëshimet e dukshme politike për hir të qeverisjes. I njohur po ashtu fillimisht, si mbështetës i Berishës në Shqipëri, dhe i Thaçit në Kosovë; për të kaluar në dy kampet e tjera të plitikës shumë shpejt; ai nuk e ka për gjë kalimin e kufirit kombëtar për hir të pushtetit përfitues.

Partitë politike në Shqipëri , kësaj here, ndoshta edhe për shkak të zierjes politike në kuzhinën e tyre, i kushtuan pak vemendje rrjedhave politike në shqiptarët në Maqedoni. zakonisht ka pasur një farë paterniteti politik mbi zhvillimet e partishme, deri edhe në strukturat e tyre, emisarë të PD-së dikur kanë bërë ligjin edhe në mbledhje të rëndësishme, por këtë pranverë, kishte një heshtje të çuditshme, që, sa është e mirë, aq është edhe e pakuptueshme. Nëse bënë mirë që nuk u treguan paternalë ndaj simotrave politike në Maqedoni, ata mund të kishin treguar më shumë afirmitet, dhe, në mos të kishin ndikuar në përbashkimin e tyre, të paktën në ndalimin e një mjedisi ndarës kaq të thellë dhe kaq të rrezikshëm. Në se shqiptarët do të ishin paraqitur me një listë të vetme përfaqësuese, forca e tyre do të ishte vendosëse në ngritjen dhe rrëzimin e çdo qeverie, pra, shkurt e saktë: do të ishin faktori vendosës për rrjedhat e politikës dhe të ekonomisë.Prova që u bë në vitin 2001, për krijimin e një strukture të përbashkët politike nën drejtimin e Ali Ahmetit, si lider i luftës çlirimtare, ishte shumë jetëshkurtër, pasionet ndaj pushtetit verbëruan ndjesinë kombëtare.Vetëm nga kjo, analistët kanë arguemtuar se në parlamentin maqedon mungojnë të paktën 15 deputetë të kombësisë shqiptare.

Në Maqedoni shqiptarët ishin para dy zgjedhjeve dhe i dhanë besimin edhe një herë BDI-së , të drejtuar nga Ali Ahmeti. Është i vetmi lider i lutës që për katër herë rrjesht , në 13 vite, ruan dhe thellon besimin e njeerëzve ndaj figurës së tij politike. Besoj se nuk ka qenë e lehtë për të, pasi joshja e pushtetit është më e fuqishme se joshja e sirenave të Homerit. Ndoshta kjo ka të bëjë edhe me krijimin e një figure politike, aspak ballkanike, e aq më pak shqiptare të dy dekadave të fundit; mospërlyerjen e emërit të tij me aferat korruptive.Po ashtu, afrimi rreth tij i mjaft figurave të njohura të lëvizjes çlirimtare, por edhe intelektualë të njohur, bënë krijimin e një stature politikem të besueshme.

A do të besojë Gruevski edhe një herë në krijimin e një koalicioni të gjëtrë bashkëqeverisës me partinë fituese shqiptare , apo do të pritet drejt pakicës?

Në se do të krijojë edhe më tej idenë dhe bashkëqeverisjen kontrolluese brenda sistemit qeverisës, ai ka vetëm një rrugë, vazhdimin e reformave me BDI. Nëse ka ndër mend të thelojë oligarkinë politike e ekonomike, duke rendur më tej drejt aferave dhe krijimit të portretit përfundimtar të një diktatri të vockël, ai do të shkojë drejt PDSH dhe Mendu Thaçit.

Një dilemë që ka lidhje me një të ardhme, ku jeton një pjesë vitale e kombit tonë.Një paqe e përkohshme është vendosur në Maqedoni. është më shumë se sa heshtja zgjedhore: është qetësia para sendërtimit të përbashkët, apo para një fortune të ardhshme politike.

 

Bedri Islami May 2, 2014 14:35
Komento

3 Komente

  1. Dielli mbi KORAB May 2, 22:04

    Faleminderit Bedri per Analizen shume profesionale.
    Uroj qe te botohet dhe ne Maqedoni ky shkrim.

    Reply to this comment
  2. joni May 3, 13:26

    uime nje analiz perfekte pre amatori, krahesohet maqedoniaj dhe kryeministri me shqierin
    ne asnje menyr sepse ai diktatori I vobel qe quan ai erballet me vota sa here I teket
    opozites dhe pozites si Ali ahmeti, sa er ndershmerin Ahmeti dhe pasurin etij ju keshilloj qe te investigoni me shume ,edhe me metodat tuaja amatreske do zbuloni
    per mosperlyerjen eAhmetit tend

    Reply to this comment
  3. P.A.B May 3, 19:00

    Vetem kjo mjafton per kedo, te kuptoje politiken e koklavepsur ne Maqedoni; si gjithmone z. Islami nuk e zhgenjej lexuesin. Konkluzioni eshte i qarte – dhe pa e thene autori – Percarja. Te joshur nga pushteti, te “justifikuar” nga problemet/ dasite “personale” dhe te rendurit pas “politikes ditore” e ka kthyer Komunitetin Shqiptar ne Maqedoni, ne nje faktor jo shume eefktiv ne raport me strukturat vendim-marrese. Ketu nuk flitet me per vizion a mungese platforme; Komuniteti i Shqiptareve Etnike ne kete shtet eshte i konsiderueshem; qe vetvetiu te jep force ne Perfaqesi; por flasim per Politikane Mizantope e “burra te vegjel”


    Ne Latvia – Popullata etnike Ruse, perben gati {=/>} 50% te te gjithe shtetit. Nisur nga a shkuara, problemet e ferkimet me Rusine; kete “minoritet” nuk e kane dhe aq qef. Ne fakt i diskriminojne, e Rusia si mbron dot. Nese merr pashaporte Ruse, ligji i Latvia-s s’te lejon se njeh vetem Nje-shtetesine. Tani kane filluar tentativa per kufizimin e gjuhes [dhe heqjen] ne disa shkolla, diskriminohen ne punesim, ne spitale, ne bureokraci e qofte dhe ne aeroporte! Pse? Se Partite e “popullates Ruse” jane te percare, ne 4-5-6 te tilla; nese do kishte nje ze te vetem, per “Interesin e Ruseve” ne ate zone, ato praktikisht gjunjezojne shtetin. Ne nje shtet me me pak se 2 Milion banore, ku gjysma jane Ruse, s’behet shaka me ta. Por… eshte keshtu sic eshte. Gjithmone ai qe del me kompakt e me i organizuar, ka fondet dhe pushtetin ne dore.

    Kam pasur shume shoke te mire Shqiptare te Maqedonise, tani vone jam shkeputur nga njohurite per ate zone; por njohurite e marra me kane bere te kuptoj se injorimi i keeij faktori – nga shteti Ame- ne afat te gjate do kete efekt detrimental (sic) per Shqiptaret si Faktor Ekonomik [pastaj politik] ne rajon. Qeveria jone, pa kaluar ne nivele patronizuese, duhet te beje me shume ne raport me kete Faktor Vital te Kombit Tone. Nje treg prej 6-7-8-9 Milione banoresh, me demografine dhe rritjen ne te Rinj te kombit tone, do jete nje balance percaktues ne 2-3-4 dekadat qe vijne. Dhe me nje fuqi te tille, “bien kufinjte” e te gjithe pa perjashtim kemi perfitime; ne fund…Kur Flet PARAJA, politika degjon. Keshtu ka qene e keshtu do jete gjithmone.

    Kjo eshte provuar ne shume vende te globit, pavaresisht nga regjimi a “pelqimet” e dikujt dhe te periudhave; Biznesi nuk injoron dot Tregun!! z Ahmeti e z Thaci, duhet ta dijne mire se ne cdo veprim te bere sot, ato e “hollojne” [ne disa here shkon kjo ne permasa te pa-riparueshme] efektin e faktorit Shqiptar ne Maqedoni, ose e “koncentrojne” per gjeneratat me pas. Aleanca e bashke-qeverisje me “te huajt” ne vetvete e per nje konukture kohore mund te mos jete e keqe, por ne afat-te-gjate, te mira nuk jane. Ne fund fare, kushtdo tenton te mblidhet tek vetja e tek gjaku. Harroni “europen dhe internacionalizmin” Bota fillon tek Uni/ familja/ komshiu/ “rraca” Gjaku e Gjuha; te gjithe te tjerat vijne me pas. Mos prisni per Ekstreme te provohen keto… 500 vjet jane mjaft prove.

    Dhe nje here flm per z. islami, qe me shume se nje artikull, shkruan si “nje shkolle e vertete Gazetarie” Nje specie e rralle [per fat te keq] ne gjuhen e mediat tona! Jemi me fat qe e kemi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*