Çfarë problemesh shëndetësore fshihen pas tharjes së gojës

May 24, 2017 16:07

Çfarë problemesh shëndetësore fshihen pas tharjes së gojës

Vuani nga tharja e gojës? Së pari, sigurohuni që jeni duke pirë mjaftueshëm ujë, pasi goja e thatë është një simptomë e zakonshme e dehidrimit.

Veç kësaj fjetja me gojën hapur për shkak të problemeve të aparatit respirator mund të jetë shkaktar i një goje të thatë.

Kondicioneri është gjithashtu një pajisje që than lagështirën e gojës, duke ju lënë një ndjesi aspak të këndshme përgjatë gjithë ezofagut.

Ka edhe qindra barna që mund të thajnë gojën tuaj, këtu përmendim ilaçet kundër depresionit, qetësuesit, medikamentet e diabetit etj.

Nëse kjo gjendje është e vazhdueshme, mund të jetë shenjë e sindromit Sjogren (një sëmundje autoimune që sulmon gjëndrat lagështi-prodhuese në trup), sheqerit të lartë në gjak, apo diabetit.

Më rrallë, goja e thatë mund të sinjalizojë dëme nervore në kokë ose qafë.

Pavarësisht nga shkaku, goja e thatë në fund mund të shkaktojë plagë, infeksione fungale në gojë, sëmundje të mishrave të dhëmbëve, ose prishjen e dhëmbëve.

May 24, 2017 16:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*