Çfarë quhet çarshi?

January 29, 2018 08:55

Çfarë quhet çarshi?

Kuptimi i parë i fjalës çarshi është pazar i një qyteti, ku dikur (nga shek. XVI) ushtroheshin zejtaria e tregtia, si dhe çdo veprimtari tjetër e rëndësishme publike që lidhej me jetën ekonomike-shoqërore dhe politike të vendit.

Me zhvillimin dhe lulëzimin e qyteteve shqiptare në shek. XVII-XIX, çarshitë u pasqyruan dhe morën rëndësi të madhe.

Çarshia më e rëndësishme me rreth 2 000 dyqane ishte ajo e qytetit të Shkodrës, kurse në Rrafshin e Dukagjinit rëndësi të veçantë në shek. XVIII-XIX fitoi çarshia e Prizrenit me mbi 1000 dyqane dhe ajo e Gjakovës me rreth 700 dyqane.

Çarshi të tjera të njohura kemi patur në Elbasan, Berat, Korçë etj.

Çarshia e Elbasanit e vendosur nga pjesa jugore e kalasë kishte 800 dyqane, sa edhe ajo e Korçës; kurse e Beratit arriti deri në 1000 dyqane.

Thuajse të gjitha çarshitë e qyteteve shqiptare u pajisën në kohën e tyre me kulla sahatesh, minare e kupola xhamish.

n.s. / dita

January 29, 2018 08:55
Komento

2 Komente

  1. a u mban bytha, te komentojme kuranin....???? January 29, 17:34

    sidomos minaret dhe kupolat e xhamive, pastroheshin nga qellimi primitiv i tyre nga kullat e sahateve . aktuale dhe sot . shkojme ne europe me xhami 4-ter minarshe . mjer ky komb . se lane rehat, as nekohen e çarshive, as te iphone-ve…

    Reply to this comment
  2. Arben January 29, 19:31

    Allahu ekber

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*