Çfarë shkruante Fan Noli për Luftën dhe Enver Hoxhën në 1947 dhe 1949

August 6, 2016 15:09

Çfarë shkruante Fan Noli për Luftën dhe Enver Hoxhën në 1947 dhe 1949

 

Debati për rolin e partizanëve, ballistëve dhe nacionalistëve në Luftën e Dytë Botërore është kthyer sërish në vëmendje të opinionit pas disa replikave në DITA nga disa prej emrave të njohur të publicistikës. Andrea Stefani ka replikuar disa herë me Pëllumb Xhufin, Arben Dukën, bashkëpunëtorë e lexues të gazetës si dhe veteranë të LANÇ duke theksuar se roli i partizanëve dhe komunistëve nuk është ai që është shkruar deri më tani nga historiografia.

Në shkrimin e tij të djeshëm Stefani këmbëngul te teza e “tradhëtisë së Hoxhës ndaj nacionalistëve” dhe nxirrte disa dokumente të Plenumit të Beratit.

Profesor Nasho Jorgaqi, një nga miqtë e DITA-s duke mos dashur të replikonte drejtpërdrejtë me zotin Stefani na mundësoi dy shkrime të Fan Nolit të botuara në fund të viteve ‘40 ku bëhet një përshkrim i hollësishëm i ballistëve dhe bashkëpunëtorëve të pushtuesve.

Në shkrimin e botuar në Dielli, Noli thekson se: “ballistët tanë ranë si shahitë të luftës fashiste, dhe nuk kanë asnjë shpresë që të ngjallen si lugatë nga ndonjë luftë e afërme reaksionare. Pra, mos u varni torbën, po u tregoni vendin, dhe vendi i tyre është në varret e fashizmës”./E.H

 

 ***

FAN S. NOLI

 

DY FJALË PËR BALLISTËT

 

Si të gjithë reaksionarët e tjerë në botë, ashtu edhe ballistët tanë, të emigruar në Itali e gjetkë, kanë marrë ofensivën, në mos me armë, po të paktën me pendë dhe me propagandë. Si duket, besojnë seriozisht që për së shpejti do të kërcasë një luftë ruso-amerikane, e cila do t’i shpjerë nga syrgjyni në Tiranë. Shpresat e tyre më duken fare të kota. Ballistët tanë kanë vdekur moralisht, edhe nuk munt të ngjallen më. Nga ana tjetër, lufta nga e cila kanë shpresë të ngjallen nuk munt të ngjajë aq shpejt sa t’u hyjë në punë.

Nuk ka shqiptar aq budalla sa të mos dinjë që ballistët tanë vdiqnë një herë e mirë posa falimentoi politika e tyre. Bashkëpunuan me fashistët italianë dhe me nazistët gjermanë me shpresën që do të fitonin luftën tok me ta. Me këtë taktikë jo vetëm vranë veten, por mënt e vranë edhe Shqipërinë, të cilën e nxinë para botës si proitaliane dhe progjermane. Si e këtillë, Shqipëria do të ishte copëtuar pa dyshim. Desh perëndia, duallnë në shesh partizanët me Enver Hoxhën në krye dhe jo vetëm e nxuarrnë Shqipërinë nga hendeku i vdekjes, po e vunë në radhën e të gjallëve pranë shteteve aliate.

Guverna e Enver Hoshës jo vetëm që e shpëtoi Shqipërinë nga vdekja, po tani i vë themelet të patundura shtetit me reformat dhe me veprat konstruktive. Këto vepra munt t’i bëjnë vetëm një guvernë homogjene, e qëndrueshme, me një program të caktuar përparimtar. Ballistët tanë janë një grup heterogjen dhe nuk kanë asnjë program fare. Nuk mundin të organizojnë askurrë një guvernë të qëndrueshme, dhe ca më pak të hedhin themelet e një shteti dhe të bëjnë reforma. Sikur të ngjante e pangjara dhe ballistët tanë të kishin qëndruar në fuqi pas disfatës gjermane, përfundimi do të ishte një anarki e plotë, më e keqe se ajo e Greqisë, e cila do ta shpinte Shqipërinë ose në një diktaturë reaksionare ose në copëtimin final. S’ka shqiptar në Shqipëri e jashtë Shqipërisë aq budalla sa të mos i kuptojë këto gjëra elementare. Pra, s’ka shqiptar me pesë para mënt që t’i përkrahë ballistët që ta shpien Shqipërinë në buzë të varrit për një herë të dytë.

Atëherë mbetet vetëm një shpresë për ballistët tanë. Amerika bën një yrysh, e sheshon Rusinë me pesë a gjashtë bomba brenda në tri a katër javë, dhe me një yrysh tjetër ballistët tanë kthehen në Tiranë me triumf. Kjo është ëndrra e gjithë reaksionarëve të botës, dhe nuk çuditem aspak që edhe ballistët tanë shohin natë e ditë këtë ëndërr. Do të bëjnë mirë të zgjohen, të heqin dorë nga ëndrrat, edhe t’i shihnin faktet. Vetëm strategët e kafeanëve  munt të besojnë se një luftë ruse-amerikane munt të marrë funt në tri a katër javë. Strategët e zanatit janë të mendjes që një luftë e atillë do të zgjatet më tepër se çdo luftë tjetër, napoleoniane a hitleriane, dhe nuk dihet se kush do të dalë i gjallë nga kjo katastrofë. Pra, këshilla që u pëshpëritin në vesh politikanëve është: urtë e butë e plot tigani. Se tani për tani as Amerika, as Rusia nuk munt t’i përvishen një lufte të gjallë. Përpara se të mejtohen për një luftë të re, popujt e botës duhet të mbledhin veten nga lufta e vjetër, e cila posa mbaroi dje. Për këtë çështje duhen të paktën nja pesëmbëdhjetë a njëzetë vjet.

Po atëhere ç’kuptim kanë dekllaratat e Trumanit? Përgjigjja është dhënë nga ata që diç dinë se ç’ngjan prapa perdes. Këtu po kopjojmë nja tri si për mostër: 1. Profkë për të fituar votat e reaksionarëve amerikanë; 2. Manovrë diplomatike, e cila nis në Greqi dhe në Turqi, po pastaj mbaron kudo gjetkë; 3. Një meze e vogël për fabrikat amerikane që të bëjnë topa dhe xhephane për evazonët dhe për anadollakët. Ka edhe të tjera hipoteza pak a shumë të bazuara dhe llogjike si këto. Po sidoqoftë, asnjë prej këtyre nuk parashikon seriozisht një luftë mithollogjike, e cila kërcet nesër dhe mbaron pasnesër për të plotësuar ëndrrën fantastike të reaksionarëve të botës dhe të ballistëve tanë.

Vijmë në konkluzionin: ballistët tanë ranë si shahitë të luftës fashiste, dhe nuk kanë asnjë shpresë që të ngjallen si lugatë nga ndonjë luftë e afërme reaksionare. Pra, mos u varni torbën, po u tregoni vendin, dhe vendi i tyre është në varret e fashizmës. Nga ana tjetër, guverna e Enver Hoxhës e rrëmbeu Shqipërinë nga thonjtë e vdekjes me sakrifica heroike në periudën e luftës. Tani vepron dhe triumfon me reforma dhe me punë konstruktive. Ka përpara një të pritme të shkëlqyer se periuda e paqes do të zgjatet të paktën nja pesëmbëdhjetë a njëzet vjet. Pra meriton përkrahjen e patundur të çdo shqiptari të mirë, që dëshiron të mirën e atdheut.

 

Botuar në “Dielli” (Boston), 1947, 26 mars, nr. 5767.

 

 

DEKLLARATË PËRMI BALLISTËT

Tani në funt kanë ardhur në Amerikë disa ballistë dhe kanë nisur të çvillojnë një aktivitet të fortë në disa qytete, dhe veçanërisht në Nju-Jork dhe në Detroit. Qëllimi i tyre është ta rrëzojnë guvernën demokratike të Shqipërisë dhe ta marrin përsëri fuqinë ata në dorë. Shqiptarët e Amerikës duhet të marrin masa kundër këtyre provokatorëve reaksionarë për arsyet pasonjëse:

E para, ballistët janë a bejlerë, a vegla të bejlerëve, të cilët e kanë shtypur dhe robëruar popullin nja katër qint vjet me radhë në periudën e dominantës turke.

E dyta, ballistët, në bashkëpunim me italianët dhe gjermanët, e kanë djegur, e kanë shkretuar dhe ekanë mbytur Shqipërinë nq gjak në periudën e luftës  së funtme.

E treta, ballistët si në kohën e shkuar, ashtu dhe në të pritmen janë gati të lidhen me armikun që ta copëtojnë Shqipërinë dhe ta skllavërojnë popullin për fitimin e kllapit të vetë.

Nga të sipërmet merret vesh se shqiptarët e Amerikës nuk kanë asnjë punë me aventurierët ballistë. Përkundër, e kanë për detyrë ta kundërshtojnë lëvizjen e tyre, e cila ka për qëllim copëtimin e Shqipërisë dhe robërimin e popullit prej feudalëve, fashistëve dhe nazistëve. Nga ana tjetër, e kanë për detyrë ta përkrahin guvernën demokratike të Shqipërisë, e cila është garantia më e shigurtë e indipendencës kombëtare, e tërësisë tokësor dhe e lirisë popullore. Të gjithë shqiptarët e Amerikës duhet të jenë të bashkuar në këtë qëndrim patriotik në krizën e sotme.

 

Botuar në “Dielli”, 1949, 21 dhjetor, Nr. 5908.

 

 

(Marrë nga arkivi vetjak i biografit të njohur të Fan Nolit, prof. Nasho Jorgaqi)

August 6, 2016 15:09
Komento

26 Komente

  1. Bujari August 6, 15:44

    Noli i ka shkruaj keto rreshta si teper proletar,ju dha mundesia te drejtonte shtetin dhe deshtoj me turp te madh….se mendonte se mbahet pushteti pa asnje sakrifice…

    Reply to this comment
    • jepi cezarit ate qe i takon cezarit... August 7, 00:48

      1-Nuk është sekret të thuhet se shteti me amiqsor me Shqiperine nga 1950-1990 ishte Amerika.

      2-Nuk është sekret të thuhet qe vete Amerika me Angline na lane ne dore te Stalinit para te cilet Churchilli dhe Ruzvelti ishin inferiore

      3-Nuk është sekret të thuhet se shteti qe e ka sfiduar me shume Ameriken dhe me vone BRRS +Titon eshte Shqiperia.

      Ishte apo nuk ishte diktator enverhoxha eshte nje dicka e diskutueshme.

      Por e padiskutueshme eshte se ai u be i tille nga nje rrethim KRIMINAL nga greku-serbi plus superfuqite ..me mizoret ne historine e njerzimit.

      Vetem nje fakt qe rrezon dhe tezat e me antienveristit ne shqiperi:

      Sipas dokumenteve te INTELIGJENCES amertikane emisare te tyre i kane kerkuar disa here Mehmet Shehut te eleminonte Enver HOXHEN.NGA 1943 dhe me vone

      Pra kemi nje nxitje te nje krimi terrorist nga vete amerikanet..pra cfare pret ky Stefani i gjore ti thoshte Enveri amerikaneve Faleminderit qe po me vrismi.

      Po keto sulme me poshte te amerikaneve dhe anglezeve qe na kujtojne rrethimin e skenderbeut nga turqit

      ————————-

      Shërbimi sekret amerikan, bashkë me Greqinë dhe Jugosllavinë përgjatë viteve 1949-1954, bënë një sërë tentativash për të rrëzuar regjimin komunist në Shqipëri. Marrëdhëniet e asaj kohe me Bashkimin Sovjetik shiheshin me sy kritik nga amerikanët, pasi Shqipëria kishte një pozicion strategjik në rast lufte dhe për ta mund të shërbente si një bazë ushtarake e rusëve.
      Për këtë arsye ka pasur shumë tentativa për rrëzimin e Enver Hoxhës. Gazeta po publikon më poshtë të gjithë planin që CIA kishte për krijimin e një grushti shteti më 1 korrik 1954. Bëhet fjalë për një dokument të datës 6 shkurt 1953, ku baza e CIA është informuar mbi tentativat e agjentëve të saj për të rrëzuar Enver Hoxhën nga pushteti. Plani ishte i sofistikuar dhe në të përfshiheshin Jugosllavia, SHBA, Greqia, si dhe Italia me Francën e Anglinë, por që këto të fundit do kishin një rol më të kufizuar.
      Sipas asaj që tregohet në dokument, rreth 10 mijë forca greke, amerikane dhe jugosllave do të futeshin në kufi dhe do të godisnin të gjitha bazat ushtarake. Ndërsa më pas do të niste rebelimi për rrëzimin e qeverisë. Plani tjetër ishte që të kapeshin të gjithë drejtuesit e pushtetit dhe qeveria të përbëhej nga anëtarë të Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë. Bëhet fjalë për një organizatë që mblidhte të gjithë intelektualët e emigracionit, që punonin kundër regjimit si dhe mbështeteshin nga CIA. Në dokument theksohet se palët i trembeshin dhe një sulmi të mundshëm nga jugosllavët, dhe këtu më pas do ndërhynin aleatët e tjerë për të shmangur çdo lloj incidenti.
      Plani i grushtit të shtetit në Shqipëri
      1. Situata e përgjithshme: Është marrë vendimi për të kryer një grusht shteti të fshehtë në Shqipëri, të mbështetur multilateralisht nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e Jugosllavisë, për të përmbysur regjimin aktual të Enver Hoxhës dhe zëvendësimin e tij me një qeveri shqiptare të lirë e të pavarur. Ndër forcat mike listojmë grupet e mëposhtme, sipas negociatave të kryera nga Departamenti Amerikan i Shtetit:
      a. Lidhja e Prizrenit, e cila është shkrirë me Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë sipas udhëheqjes së përbashkët amerikane e jugosllave. NCFA do të jetë më tej instrumenti i krijimit të qeverisë së përkohshme në Shqipëri.
      b. Jugosllavia do të lejojë operacionet e nevojshme paramilitare të nisin dhe të mbështeten nga bazat brenda territorit të saj, nën mbikëqyrjen e selisë kryesore të përbashkët të drejtimit.
      c. Jugosllavia do të furnizojë operacionin me forcat e refugjatëve shqiptarë dhe të vullnetarëve, për kompletimin e fazës paramilitare të grushtit të shtetit, dhe do të japë asistencë të mëtejshme për zhvillimin e planit të detajuar.
      d. Forcat e armatosura greke dhe jugosllave do të punojnë për të mos lejuar përforcimin e forcave armike shqiptare, nga sovjetikët apo satelitët e tyre, duke ndaluar fluturimet mbi territorin e tyre derisa grushti i shtetit të jetë siguruar.
      e. Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të japin mbështetje ushtarake për Jugosllavinë dhe Greqinë, në rast të një pushtimi të mundshëm nga forcat sovjetike apo satelitët e tyre.
      f. Forcat detare amerikane do të nisin manovrat ushtarake në Detin Adriatik që prej nisjes së sulmit deri në sigurimin e grushtit të shtetit, për të dekurajuar një afrim të forcave sovjetike apo të satelitëve të tyre.
      Hipoteza të tjera
      Me anë të negociatave që kanë nisur nga Departamenti Amerikan i shtetit, Franca, Turqia dhe Italia do të njihen deri në një farë mase me qëllimet e Aleatëve për nisjen e grushtit të shtetit dhe do të aprovojnë grushtin e shtetit moralisht. SHBA, Britania, Franca, Italia e Turqia do të njohin qeverinë e re të përkohshme shqiptare sapo ajo të vendoset. Aleatët do të marrin të gjitha masat e deklaruara për të ruajtur pavarësinë e plotë të Shqipërisë së çliruar.
      Misioni dhe koncepti
      Misioni është përmbysja e regjimit të Hoxhës dhe vendosja e regjimit të një qeverie të lirë e të pavarur në Shqipëri, me anë të një grushti të fshehtë të shtetit gjatë një periudhe ende të pacaktuar, me ditë të parashikuar të nisjes së sulmit 1 korrik 1954. Me anë të sulmit synohet të kapet dhe të sigurohet zona e Tiranës dhe të neutralizohen apo të sigurohet kontrolli i forcave kryesore kundërshtare në zonat rrethuese. Të kapet çdo lider i rëndësishëm qeveritar dhe të vendosen zyrtarë të qeverisë së përkohshme në vend të tyre. Të reklamohet çlirimi i Shqipërisë. të konsolidohet kontrolli i qeverisë qendrore.
      Llojet e operacioneve
      a) Operacionet paraprake – Zhvillimi, organizimi, pajisja dhe trajnimi në Jugosllavi, Greqi e vende të tjera të huaja i forcave të përbashkëta që nevojiten për fazën paraprake të grushtit të shtetit. Zhvillimi i njësive të forta të rezistencës brenda Shqipërisë, që do të mbështesin dhe do të shtojnë numrin e forcave që vijnë nga jashtë Shqipërisë. Përfitimi i të gjithë inteligjencës operacionale që nevojitet për kryerjen e suksesshme të grushtit.
      b) Operacionet sulmuese nga pikat e selektuara në Jugosllavi e Greqi dhe pikat e përbashkëta të komandës, të nisin lëvizjet operacionale të natës, drejt objektivave në Shqipëri bashkë me dërgesat e furnizimeve. Forcat e përbashkëta në terren të sulmojnë gjatë natës për të kapur dhe siguruar zonat e synuara. Elementët e sulmit të neutralizojnë ushtarët e kufirit dhe të marrin kontrollin e instalacioneve ushtarake, të ndërpresin komunikimet dhe të shkaktojnë dezertimin ose izolimin e forcave kundërshtare ushtarake dhe të sigurisë. Të gjitha fushat ajrore dhe avionët bashkë me qendrat e transportit të sigurohen. Më tej të kapen dhe të mbahen të gjithë liderët e rëndësishëm të qeverisë. Qeveria e përkohshme të përbëhet nga liderët e NCFA( Komiteti për Shqipërinë e Lirë). Ata të njoftojnë publikisht krijimin e qeverisë së lirë e të pavarur të Shqipërisë, dhe të detyrojnë liderët e regjimit Hoxha të pranojnë publikisht largimin nga pushteti, në mënyrë që të nxitet mbështetja për qeverinë e përkohshme. Me anë të qelizave të organizuara paraprakisht dhe me grupet e terrenit të bëhet ngritja e grupeve të rezistencës vendase për kompletimin e grushtit të shtetit.
      c) Konsolidimi i operacionit. Të eliminohen elementët e mbetur të opozicionit. Të riorganizohen e të forcohen forcat e qeverisë së përkohshme dhe agjencitë e forcat e tjera mike.
      Detyra për njësitë dytësore
      Forcat e përbashkëta të terrenit të zhvillojnë, organizojnë dhe të trajnojnë forcat e jashtme operacionale me një fuqi të përgjithshme prej 10.400 si më poshtë:
      Në bazat e zgjedhura në Jugosllavi forcat arrijnë në numrin 4800, duke përfshirë task-force me 2500, dhe komandën veriore operacionale me fuqi prej 1300 njerëz, rezervat e përgjithshme prej 1000. Në bazat e Greqisë, forcat operacionale arrijnë në 5600, duke përfshirë komandën e terrenit me 2500 forca dhe rezervat e përgjithshme e task-force. Sulmi simultan i tre fronteve do të nisë natën në ora 01 00, me neutralizimin dhe marrjen nën kontroll të njësive ushtarake dhe të forcave të sigurisë. Të kapen dhe të sigurohen objektivat e përcaktuar në Tiranë, Durrës dhe Elbasan nga komanda qendrore e terrenit. Komanda veriore të sulmojë për kapjen e Shkodrës, Kosovës, Dibrës dhe zonën lindore të Elbasanit, me objektiva kryesorë neutralizimin e opozicionit në zonat rreth Shkodrës. Komanda jugore të kapë zonat e Beratit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës, me objektiva kryesore neutralizimin e forcave armike në rrethinat e Vlorës, Korçës e Gjirokastrës.
      Forcat e brendshme të rezistencës. Nën kontrollin e komandantit të tyre, forcat e përbashkëta dhe ato të terrenit të bashkëpunojnë për arritjen e objektivave të mësipërme, me një masë të përafërt të zgjerimit të elementëve të armatosur nga 1000 në ditën e parë, në 5000 në ditën e tretë duke arritur në 10 000 në ditën e 30-të. Zgjedhja e bazave të përshtatshme, zhvillimi, organizimi, pajisja dhe trajnimi i të gjithë njësive të mbështetjes së jashtme, mbështetja logjistike, transportimi i forcave të terrenit drejt zonave të shënjestruara.
      Forumi i Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë (NCFA)
      Në një përpjekje për të bashkuar të gjithë elementët shqiptarë të emigracionit në një front të bashkuar kundër terrorit komunist, u formua Komiteti Kombëtar i Shqipërisë së Lirë dhe selia ndërkombëtare u hap në Nju Jork më 17 korrik 1950. NCFA u krijuar për të tejkaluar linjat e ndarjeve politike mes shqiptarëve dhe për të përfaqësuar të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të mbajnë lart të drejtat e njeriut në vendin e tyre. Aktivitetet e Komitetit drejtohen nga selia e tij e Nju Jorkut. Ne mbajmë gjithashtu një zyrë në Romë e cila përpiqet të qëndrojnë në kontakt me bashkë-atdhetarët tanë që vuajnë brenda Shqipërisë. Aktiviteti kryesor i NCFA është koordinimi i përpjekjeve të rezistencës së shqiptarëve në emigracion që luftojnë kundër komunizmit.
      Përbërja e Komitetit për Shqipërinë e Lirë
      Hasan Dosti- president. Zoti Dosti është një anëtar i njohur i Lëvizjes Balli Kombëtar dhe përpara Luftës konsiderohej si juristi më i aftë në Shqipëri. Ai vjen nga një origjinë e thjeshtë, por pati mundësi të studiojë në Francë dhe u kthye në Shqipëri për t’u bërë një prej qytetarëve kryesorë të saj.
      Abaz Kupi – aktualisht ndihmon aktivitetet e NCFA në Rome. Kupi konsiderohet si një prej heronjve të luftës për drejtimin e tij të përpjekjeve guerile kundër pushtuesve italianë. Në vitin 1943 ai krijoi Partinë e Legalitetit, që kishte si qëllim të ruante legjitimitetin e ish-mbretit Zog. Megjithë mungesën e shkollimit formal, Kupi krijoi emrin e tij si një nga mbrojtësit më të ashpër të lirisë së Shqipërisë.
      Said Kryeziu – I emëruar në degën e NCFA në Romë, Said Kryeziu është gjithashtu president i Partisë Agrare Shqiptare. I arsimuar në Paris, Kryeziu ka punuar shumë për të vënë nën një flamur grupet shqiptare të emigracionit për të luftuar kundër pushtuesit. Për këtë ai ka luftuar kundër gjermanëve dhe italianëve gjatë luftës dhe u bë një prej anëtarëve të Komitetit të Parisit, i cili ishte pararendësi i NCFA.
      Zef Pali – Anëtar i komitetit të NCFA në Rome dhe aktualisht në Nju Jork për konsultime. Pali është një lideri i njohur dhe aktiv i Ballit Kombëtar, i arsimuar në Kolegjin e Mësuesve në Elbasan. Ai respektohet si një njeri i letrave dhe i idealeve demokrate. Pali u detyrua të largohej nga vendi gjatë luftës dhe u bë një prej anëtarëve të parë të NCFA.
      Nuçi Kotta- është një zyrtar i NCFA në New York, dhe anëtar i partisë së Legalitetit. Ai ka qenë prej kohësh në shërbim të mbretit shqiptar në emigracion, Zog, dhe ka studiuar për drejtësi në France. Kotta u kthye në Shqipëri për të shërbyer si kryeministër i Zogut për disa vjet. Edhe ai është një prej anëtarëve të parë të Komitetit të Parisit në gusht l949. Ai është përgjegjës për publikimin e gazetës së komitetit, Shqipëria. ect ect..

      pra nqs se amerikanet per shembull kane aktivizuarkunder Enverit nazistet e Xhaferrit ne vitet 50-60-70 dhe i prune ne pushtet ne pas 1992 dhe mbrojne sot hapur fare xhaferrin junior (lul bash serbin) nuk duhet te flasim as per demokraci dhe as per moral…ky eshte vlersimi me i madh qe po i ben dipllomacia euro-atllantike enver hoxhes..sidomos me keto vuvuzele si ky ASS-i i dites

      KEQARDHJE…

      Reply to this comment
      • ari August 7, 13:18

        ju bashkuat vet sllavit serb e rusit se ju mashtroi me natasha ,e milena qe i keni dhe sot.majko,milo,braqe,ruqi ,dokle te gjith mbiemra dhe persona serb.po te ju bashkoheshit amerikes sot qelbsira si ti e rama,ruqi,dokle,braho nuk do kishte.

        Reply to this comment
    • Detari August 9, 06:51

      Fan Noli komunist ishte dhe i rekrutuar nga Kominterni bolshevik. Ne SHBA ai ndiqej nga FBI. Ç’ka per t’u çuditur per ato qe shkruan ai per jo-komunistet?

      Reply to this comment
  2. NEWS August 6, 15:44

    Ju pronaret e Dita duhet te reflektoni.
    Andrea,sic duket ka “luhatje mendore”.Nuk e them per ironi, as per gallat.Ky eshte realiteti.Ose jepini nja 3muaj pushim pa te drejt shkrimi ose hiqeni nga puna.Nuk behet gazetari me:”Shikooo, se kjo qe thua ti ka mundesi te jet ndryshe”.
    PO KETO QE JANE FAKTE…si i shikon ky kryredaktori?
    Gazetari “me ka mundesi” nuk ka!

    Sa me shpejt ta kuptoni ju pronaret e ditas qe bet nje gabim ne kryeredaktorin,af me e let do jet “kthesa”

    Reply to this comment
  3. mateo August 6, 15:49

    Akoma nuk e kane marre vesh keta ballistet qe sa here ta trazosh MUTIN(tradhetine e tyre),vjen ERE ?

    Reply to this comment
  4. padrino August 6, 16:25

    Noli, I Madh, Patriot, Atdhedashes . Zogolli, berishovici, do kujtohen si tradhetaret me medhenj, te Shqiperisé .

    Reply to this comment
  5. Guri Naimit D. (Dh.Xh) August 6, 16:38

    Perjetesi-
    Trashegimine historike te F.S. Nolit tone.

    Me shume se “TRINITRINE” shkrimi i Prof. Nasho Jograqi, per gjithsa, rrojne me hallet e atdheut sot.
    Nuk ka kush, qe ti dale perpara atij mezashi, percielle i Madhi F.S. NOLI,qe me 1947 si te fliste per ditet qe jetojme.
    Ndiese paste Ai dhe veprat e tij rrojne e do te rrojne ne shekuj, mes shqiptareve te kudondodhur,si “Fener”apo “dhiate” ndricuese.
    Me lejoni tiu drejtohem Prof Nasho-“Noli i diteve tona”.
    sa na percillni.
    Perjetesi
    veprave “trashegimi historike” te F.S. NOLIT TONE !

    Toronto 06-08-2k016 Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  6. intelektuali August 6, 17:07

    FAN NOLI NE SHBA U CILESUA SI AGJENT I MOSKES DHE VETEM NDERHYRJA E AHMET ZOGUT E SHPETOI NGA KETO AKUZA.

    Ahmet Zogu e ndihmoi Fan Nolin edhe me ndihma financiare, sepse e konsideronte ate si nje Patriot te mirefillte qe punonte per kauzen e Vatanit dhe sepse kur deshtoi me turp revolucioni komunist i qershorit i yshtur nga Moska dhe kur Fan Noli e kuptoi se ishte bere vegel e Kominternit bolshevik dhe kur i puthi kembet dhe i tha Zogut kur i dorezoi pushtetin:

    SHPETO VATANIN!

    prandaj edhe letrat mashtruese te shkrimtarit te Realizmit Komunist Nasho Jorgaqi qe i nxjerr si petlla nga furra e tij bolshevike nuk e ndryshojne dot historine e Patriotit dhe Intelektualit Fan Noli, qe nuk pranoi ASNJERE te shkelte ne Shqypnine Komuniste Gjakatare te Enver Hoxhes megjithe lutjet e panumerta nga Partia e Punes, sepse e kishte kuptuar me ne fund te VERTETEN e fanatizmit enverist dhe ju kundervu ketij sistemi gjakatar duke dale hapur per QEVERINE NE MERGIM qe pergatiten pas lufte Patriotet shqyptare.

    Ja se cfare thote historia e VERTETE per vepren e Nolit ne SHBA:

    “Në vitet e para të pasluftës, Noli u vu në ballë të përpjekjeve për rivendosjen dhe normalizimin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona. Në këtë kohë u shfaqën probleme të ndërlikuara dhe mjaft delikate, zgjidhja e drejtë e të cilave lypte dhe urtësinë, përvojën dhe diplomacinë e Nolit. Aq e vërtetë është kjo sa Noli u gjend mes dy zjarreve: të kushteve të Departamentit të Shtetit dhe qëndrimit të ngurtë të qeverisë së Tiranës. Ishte fjala që njohja dhe normalizimi i marrëdhënieve diplomatike nga ShBA të mos kondicionohej nga vendimi i Kongresit të Përmetit, sipas të cilit nuk njiheshin traktatet dhe marrëveshjet e qeverive të mëparshme. Noli që në fillim, duke e vështruar më larg e më thellë problemin, u kërkon qeveritarëve të Tiranës që “të pranohen menjëherë traktatet në fjalë” dhe për këtë sjell si shembull rastin e Jugosllavisë, që ka bërë të njëjtën gjë. Siç del nga korrespondenca me Enver Hoxhën dhe nga ditari i bashkëpunëtorit të tij Q. Panariti, Noli në këtë kohë ka zhvilluar takime të shumta dhe të vështira zyrtare të të gjitha rangjeve në Uashington dhe në Nju-Jork. Ndërkaq, problemi ndërlikohet e rëndohet jo vetëm për shkak të kushteve që vënë palët e ndërsjella, por dhe nga përndjekja që pëson misioni amerikan në Shqipëri dhe masakrimi i atashehut amerikan ne Tirane Loni Adhami me urdher nga Enveri. Mendja realiste dhe përvoja politike e Nolit këshillonin tolerancë e modesti ndaj këmbënguljes së paarsyeshme dhe ideologjizimit të çështjes nga Tirana zyrtare.

    Në verë të vitit 1946, kur në ShBA shkoi një delegacion i kryesuar nga Tuk Jakova, Noli e shoqëroi atë deri në Departamentin e Shtetit, e mbështeti dhe e ndihmoi pa rezerva. Por për fat të keq delegacioni nuk diti të përfitojë nga ndihma e tij e kualifikuar. Noli mbeti shumë i pakënaqur nga misioni i dështuar i delegacionit, aq sa përjetoi një dramë të vërtetë shpirtërore. “U lodha”, – shkruante në një letër dërguar speciale Diktatorit Enver Hoxha, – duke përsëritur që: “Duhet t’i pranoni pa kushte traktatet në parim, se kjo është çështje formale nuk pa rëndësi praktike, por do te demtoje vendin ne nje plan afategjate.”

    Ishte e qartë se nga abrogimi i këtyre traktateve do t’i hapej rruga jo vetëm rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, po dhe pranimit të Shqipërisë në OKB, ndihmave të UNRRAS, të Kryqit të Kuq amerikan etj. Por fjala e tij nuk u dëgjua. Historia e trishtuar qe ndoqi Shqypnine Komuniste tregoi si ai kishte të drejtë dhe këshillat e tij qenë plotësisht me vend.”

    Reply to this comment
    • Biku August 6, 19:46

      Zogu qe erdhi ne pushtet me ndihmen e shovinisteve serb, F.S.Nolin e kishte kundershtare nr 1, si ka mundesi ta kete ndihmuar!?

      Reply to this comment
      • intelektuali August 6, 22:08

        ME NDIHMEN E SHOVINISTEVE DHE KOMUNISTEVE SERBE ERDHI NE PUSHTET KRIMINELI PA SHKOLLE ENVER HOXHA

        Ja ku ke ketu poshte disa nga letrat qe i ka publikuar vete Nasho Jorgaqi ne librin e tij, ne menyre qe te clirohesh nga propaganda enveriste lidhur me te VERTETEN e Fan Nolit dhe vepres se tij:

        http://www.panorama.com.al/noli-zogut-jam-larguar-nga-politika-me-lidh-nje-pension/

        Eshte per te ardhur keq qe politika jone kombetare nuk ka mbajtur asnje qendrim per historine e shkarravitur nga kalemxhinjte e Enverit qe kane manipuluar per 70 vjet me radhe ndergjegjen e popullit tone.

        Reply to this comment
    • moza August 6, 21:07

      o intelektuali leshit ,nuk e kupton se me keto qe shkruan i jep plotesisht te drejte Nolit per komentet e tij per ballistet ? Le qe po te kuptoje nuk do zgjidhje titullin “intelektual” per veten tende.
      Mortja ty qe shkruan po mortja edhe neve qe te lexojme ty. Ik or katunar ha corben e perditshme !!

      Nolit – Te ndritte shpirti atje ku prehesh !

      Reply to this comment
      • xheJ eN Bi August 6, 23:13

        moza ….

        Per “intelektual”Nastradinin nuk ka rendesi se ç’fare shkruan Noli per ballistet,ai ka vetem nje qellim,qe te lartesoje satrapin Zogoll.
        Nuk i lexova komentet me poshte , po nese ndonje komentues shan satrapin te shohesh se si do ti dale ne mbrojtje avokat nastradini, qe e mban veten per intelektual.

        ogl

        Reply to this comment
      • intelektuali August 6, 23:49

        Nuk i shkon nje femre gjuha e halabakut ne kete debat serioz ne DITA o Moza enveristja, vetem nese je HOMO si Enveri transseksuale

        Reply to this comment
  7. paci August 6, 17:21

    Noli patriot , atdhetar dhe mendimtar i madh per Shqiprine , por habitem se paska qene pro shqiptarit me te madh te te gjitha koherave kryeheroit Enver Hoxha , dhe jo me ballin e me zogjistet qe pranonin coptimin e Shqiprise per te mbajtur ofiqet e Turqise .
    Noli nuk e parashikonte dot se do vijne kohet e anallisteve te famshem qe blejne e shesin historine e vendit per xhepat dhe turpet e tyre

    Reply to this comment
  8. Vurkari August 6, 17:40

    Askush nuk e donte dhe bëri më shumë për shqipërinë se familia Frashëri dhe pinjolli i tyre i madh Mithat Frashëri që nga Lidhja e Prizrenit që u ideua e organizua nga babai i tij e deri te kongresi gjuhësor i Manastirit që u drejtua prej tij.

    Fati e deshi që Amerika nën mashtrimin e bankierëve çifutë Anglez të zgjidhte gabim e ti binte Gjermanisë e jo Bashkimit sovjetik të çifutëve komunistë.

    Edhe Noli më pas e kuptoi këtë.

    Reply to this comment
  9. Cepo August 6, 17:59

    Lereni se c’thote Noli!
    Mos degjoni Nolin!
    Sot ne kemi mendje me te ndritura si
    Sali Berisha, Mehmet Elezi, Elez Biberaj me shoke, qe e bene shkrumb e hi kete vend. Do te duhen dekada te riparohen demet qe i sollen vandalet ketij vendi.
    Per nje periudhe kohe te parashikueshme Shqiperia nuk do te kete as ushteri, as arsim, as industri, qe i duhet per sigurine kombetare dhe perparimin ekonomik e shoqeror.
    Shqiptaret rane ne gracken ose gropen e cekut te bardhe dhe te terapise se shokut te Sali Berishes, dhe do te duhet pune e madhe e kohe e gjate per te dale nga ajo grope.
    Mjere Shqiperia ne c’duar ra. Lanet paste Ramiz Alia qe e solli ne fuqi monstren e Vici-dolit. .
    Shyqyr o Nol i Madh qe nuk e pe kete anarki vandalesh qe pllakosi Atdheun tone.

    Reply to this comment
  10. info analitike August 6, 18:29

    Gjynah qe Noli nuk rrojti te shihte ’67-en keshtu do ta kishte pasur edhe me te qarte se me ke kishte te bente. Sidoqofte gjykimet e Nolit bazohen me shume ne bindjet e tij te majta se sa ne prova e fakte direkte qe i vinin nga fronti i luftes. Shpejt do te zhgenjehet e do te ndryshoje mendim po Nashos me sa duket ajo pjese nuk i intereson.

    Reply to this comment
  11. Nezir Amiti August 6, 18:43

    Noli Ka qen burè qè nuk lind nènè nè truallin shqiptarè.

    Reply to this comment
  12. Guri Naimit D. (Dh.Xh) August 6, 19:17

    Me “gjuhen e F.S , NOLIT dua te flas…

    (Duke lexuar komentet “Berisha shporru” gazeta “Shekulli (22 08-2008) komenti 17-tw) kryeredaktor ato vite z. Ardian Thano.(beso do ma plotsoni dwshirwn)

    .. Me indinjatw tw madhe sa dhimbie,si jetojmw dihet, (ditwt mw tw rwnda tw historisw sw popullit tonw .(masakwr e tillw njerzore si kjo e GERDECIT, qw do ta quaja; “HIROSHIMA SHQIPTARE”)dwgjojmw dhe fjalw sa bajate sa dhe pwrcmuese, tw atij njeriu(dihet kush) qw ka humbur kontrollin e vetes,po na turpwron mbarw kombin tonw.
    Ju punonjws tw medias, do ju lutesha, besoj jo vetem pwr vete , tw mos na e cfaqni tw paktwn me figurw, atw, qw na indinjon e na shton dhimbiet.
    Cuditem!?…A mos janw zhdukur nnw atw katastrofw dhe pwrfaqwsuesit e kwtij populli?!: deputetwt dhe drejtuesit kryesorw tw atij Kuvendi?!
    Cudi e pa imnagjinushme.
    (Mw vjen;keq ndodhem lag atdheut.)
    Pyes;
    -Nuk ka ai vwnd njw pwraqwsi dinjitoze;-burra e gra?!
    -Nuk ka Zwra Naimjanw, Fanolianw, Migjenianw e tj?!
    -Nuk ka dhe; Shote galica e nwnw Tereza qw tw ngrihen nga varri ku prehen, se vwndi, a mbetur jetim.
    – Ku janw zwrat e elitws sw kulturws e shkences shqipare qw s’ndihen?
    -Ku wshtw apo janw, Ismail kadare, Dritero Agolli Xhevahir Spahiu me shokw! Ku janw qw s’po u degjojmw fjalen e tyre ngushwlluese sa melhem tw kwsaj dhimbieje?!
    Me ne fund, qw nw fakt wshtw kryesoria:
    -Ku janw nwnwat dhe motrat shqiptare ?
    – ku wshtw rinia e kwtij vwndi qw ka bwrw e lwnw histori?
    Sot i duhet vwndit FJALA dhe VEPRA e tyre.
    Ku janw?!
    .. vwrtet kaqw i “plotfuqishwm” qwnka ai pushtet uzurpator, sa tw mbylli gojwn e njw populli tw twrw?!
    Fatkeqwsi kombwtare kjo.

    I lumtw pwr guximin e tij, kryeredaktori Gazetws “Shekulli”(ato vite),trimit te fjalws lirw Adrian Thano, pwr kurajon qytetare, pa marrw parasysh pasojat vetiake, pasi ka vwnw ; Interesin e Vendit para vetes.
    Ja shwmbuj tw tillw kerkon dita qw perjetojmw(2003).
    Vwndi wshtw pa KUVEND.
    Zgjojeni apo shikoni Atw( doktorin)mos ka kaluar nw asfiksi tw pakthyeshme… ?!
    … Me falni o njerwz tw mirw po, ZERI MEMEDHEUT me flet.
    Njw herw vdes njeriu e ; PER NDER e DINJITET tw VWNDIT, qw nuk vdes kurrw.
    VO. Jo se, s’gugoj tw thwrres e shkruaj me emrin vene NWNA, po ky emer : GOLIK KOKOJKA,wshtw emwr perfaqwsues i asaaj treve , qw ka berw e bwn DRITE ATDHETARE sa dhe PERKUSHTIM.

    Tirane 22-08-2008 Golik Kokojka
    VO.
    Si pwr kohwn qw jetojmw pwrmbajtia, ndaj, dua ta risiell pwr lexuesit dashamires te “DITES”- DRITE.

    Toronto 06-08-2016 Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  13. Arben August 6, 21:22

    PO PER KOMUNISTET, KUSH E DI CFARE KA THENE????!!!!!

    Reply to this comment
  14. info analitike August 7, 09:59

    Shoke meqenese Nashua i partise fshihet pas Nolit per te shprehur idete e veta atehere le ti pergjigjem me nje tjeter thenie te Nolit, kete radhe mbi Ahmet Zogun:
    Noli: “Zogu, trimi malësor që mbajti flamurin e Skënderbeut”
    http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=179950

    Po tani more shoke cili Noli ti besojme, atij te Nashos apo ketij te Zogut?

    Nese deshironi te mesoni me shume edhe per raportet e Nolit ne lidhje me Shqiperine enveriste mund te lexoni ketu: http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=187205
    Ja sa kollaj eshte te manipulohet edhe me figuren e Nolit ne interes te ideve personale sic ben Nasho Jorgaqi. Po te duam mund te bejme te njejten gje edhe qendrimet kameleontike te Nasho Jorgaqit, Ismail Kadarese etj.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 7, 14:12

      Ne vepren e tij madhore HISTORIA E SKENDERBEUT Noli ka shkruar:

      “Gjon Kastioti e nderroi 7 here fene gjate jetes se tij. Kjo gje tregon dhe verteton se ishte SHQYPTAR I KULLUAR”

      Megjithese ARMIK me Konicen, Noli shume here perputhej ne vleresimet e tij lidhur me karakterin e shqyptareve dhe kjo spjegon edhe kontraditat ne letrat e tij per Hoxhen dhe Zogun por qe keto vleresime kane mbetur aktuale deri ne ditet tona.

      Reply to this comment
  15. Mark uk August 7, 15:58

    Derisa kishte tan ate marak per E Hoxhen pse nuk erdhi kurr ne Shqiperi derisa vdiq.Cfardo ka thene Enver Hoxha kta .yth.irat thon amen,flas per disa legena ish spiuna qe jan ala gjalle.

    Reply to this comment
  16. Qemal Stafa & Mithat Frasheri August 9, 21:51

    Nje pyetje per z.Noli(alias Jorgaqi) ja rrita shume hijen, si ka mundesi qe zoti Noli nuk e ka komentuar prishjen e marredhenieve te SHBA me Shqiperine ne vitin 1946 dhe tjetra si e ka komentuar ai, qofte edhe jo zyrtarisht qendrimin shume armiqesor te Shqiperise ndaj SHBA ne ate kohe?

    Reply to this comment
  17. MH August 28, 20:01

    I mbushet mendja Stefanit.Aq sa i mbushesh mendja Ballit e Legalitetit.Vashdojne dhe sot ballistet dhe legalistet te inkurajuar nga Stefanaci me mendjen shterpe.
    Noli e ka vlersuar Enverin ne krahasim me Hrushovin: Ka shtete te medha me udheheqesa te vegjel dhe shtete te vegjel me udheheqes te madh.
    Noli deklaron te verteten.Nese do merrnin pushtetin kolaboracionistet tradhetaret e kombit,bashkepunetoret me fashizmin.Shqiperia do ishte coptuar nga shovinistet shkije dhe monarkofashistet grek.Gjysma do fliste nashke e gjysma kallaqipera.

    Reply to this comment
  18. Lefteri November 19, 03:29

    Po mire more komentuesa po nuk e paski ditur qe Andrea Stefanin e vravi mushka e Taqkes pe Pendavinji kur ishti shtate vjeç ? Po ćmereni me të shkalurin bre ! Shifeni me cillin o bëjê hajë talukaja e ballit ..
    Me Andre leshin !

    Reply to this comment
  19. Petrit Belliu November 19, 23:45

    PO VIJNË 28 DHE 29 NËNTORI DHE PRITEJ QË, TRASHËGUESIT POLITIKO-EKONOMIK TË VEPRËS SË ENVER HOXHËS DHE PARTISË SË TIJ KOMUNISTE, TË PËRPLASEN SËRISH ME KRAHUN E NACIONALIZMËS SHQIPTARE. DIHET SE TË DY KRAHËT JANË E DO TË MBATEN PËRJETËSISHT KUNDËRSHTARË, MADJE EDHE KUR HISTORIOGRAFIA SHQIPTARE DHE JO VETËM AJO, DO TË SQAROJNË ME REALIZËM DHE OBJEKTIVITET SHKENCOR, TË VËRTETËN E MADHE MBI NOTIVET DHE VEPRËN E SECILIT BLLOK, DMTH BLLOKUT KOMUNIST, PRO JUGOSLLAVO-SOVJETIK E INTERNACINALIST, DHE ATIJ NACIONALIST, PROPERËNDIMOR DHE PRO SHQIPËRISË ETNIKE, TË KRIJUAR DHE MBROJTUR PREJ TIJ. DIHET SE KOHA TREGOI TASHMË, DHE DO TË TREGOJË EDHE MË SHUMË NË T’ARDHMEN, SE MOTIVET SOCIAL – POLITIKE, ORIENTIMET DHE VEPRIMET E CILIT NGA KËTA DY BLLOQE KUNDËRSHTARE I QENDROI KOHËS, DHE CILI U ÇVLERËSUA PREJ SAJ. SA PËR PËRPJEKJET PËR TË THIRRUR NË NDIHMË EDHE NOLIN, PËR DEMASKIMIN E NACIONALIZMËS SHQIPTARE, SI “TRADHËTARE”, “BASHKPUNËTORE E FASHIZMIT” ETJ ETIKETIME SERB, KJO SIGURISHT NUK MUND TË NDIHMOJË. SEPSE FAN NOLI, SIDOQË ATDHETAR I PALËKUNDUR, NUK ISHTE PERËNDI. AI ISHTE NJERI, DHE SI I TILLË, EDHE I GABUESHËM (SIPAS MAKSIMËS LATINE :”ERRARE HUMANUM EST !”). DHE KOHA PROVOI SE, KRAHAS VEPRËS SË TIJ SI NJËRI NGA KAMPIONËT E LAVDISHËM TË KOMBIT, AI NUK U SHPËTOI EDHE GABIMEVE FATALE, (SIPAS MAKSIMËS LATINE : “ERRARE – HUMANUM EST”), QË KOHA NUK I MIRATOI, E MADJE AS EDHE AI VETË, KOHË MË VONË, (KUR U PAJTUA ME ZOGUN DHE E KONSIDEROI ATË BURRË SHTETI ME AFTËSI PËR TË SIGURUAR UNITETIN KOMBËTAR ETJ. NDËRKOHË QË, NDONËSE ME VONESË, KRITIKON QEVERINË KOMUNISTE TË TIRANËS DHE REFUZON FTESËN E SAJ PËR TË VIZITUAR SHQIPËRINË). GJYKIMET DHE VLERËSIMET E GABUARA TË NOLIT, GJATË lUFTËS DHE NË VITET E PARA PAS SAJ, JANË EDHE RRJEDHIM I TË QENIT LARG ATDHEUT DHE SKENËS SË LUFTËS NË TROJET SHQIPTARE, TË DËSHIRËS SË ZJARRTË PËR HUMBJEN E BLLOKUT FASHIST, SI DHE TË PROPAGANDËS TEPËR POMPOZE DHE TË KAMUFLUAR PAS LUFTËS ANTIFASHISTE TË FORCAVE SLLAVO- KOMUNISTE, POR DHE TË FILOSOFISË POPULISTE TË NOLIT. MË VON, DORADORËS ME MIRËINFORMIMIN, ZHGËNJEHET NGA VLERËSIMET E MËPARËSHME, PRISHET ME RREGJIMIN HOXHIST DHE MADJE REFUZON FTESËN PËR TË VIZITUAR TIRANËN..! PËRSËRISIM SE – PËR TA THËNË SA MË BUTË -SUBJEKTIVIZMI I NOLIT ARRIN KULMIN, KUR AI, ENDE VITE PAS LUFTËS, E KONSIDERON “DEMOKRATIKE” QEVERINË DHE PUSHTETIN E ENVER HOXHËS, DUKE DËNUAR NACIONALIZMËN SHQIPTARE SE PO PËRPIQEJ TA RRËZONTE ATË..! MIRËPO KOHA NUK I DHA TË DREJTË NOLIT DHE “DEMOKRACISË” HOXHISTE, SE E HODHI KËTË TË FUNDIT NË KOSHIN E PLEHRAVE, DUKE ÇVLERËSUAR KËSHTU KEQAZI DHE GJYKIET E VLERËSIMET E NOLIT PËR TË DY BLLOQET KUNDËRSHTARE). SE DEL QË NOLI NUK DINTE ASGJË TË SAKTË RRETH SHQIPËRISË ETNIKE, RRETH PËRPJEKJEVE TË KRAHUT NACIONALIST PËR TA MBAJTUR GJALLË ATË. POR ÇUDITËRISHT ASGJË EDHE RRETH FAKTIT SE PKSH ISHTE KRIJESË E PK JUGOSLLAVE DHE “KALË TROJE I SERBOSLLAVËVE, PËR RIKTHIKIMIN E KOSOVËS NËN SERBI DHE PËRGATITJEN E GLLABËRIMIT EDHE TË SHQIPËRISË LONDINEZE NGA JUGOSLLAVIA, SI REPUBLIKË E 7-të E SAJ. NOLI PËR SHUMË VITE ÇUDITËRISHT NUK NA THOTË ASGJË PËR KËTO DHE PËR ZHVILLIMET E BRENDËSHME THELLËSISHT ANTIDEMOKRATIKE E ANTISHQIPTARE NË SHQIPËRI, NGA DIKTATURA HOXHISTE. AI FILLON TË REFLEKTOJË DHE POZICIONOHET VETËM SHUMË VONË DHE JO AQ HAPUR, SIKUNDËR U PRONONCUA NDAJ BLLOKUT NACIONALIST DHE VEPRËS SË TIJ, IDEALET DHE VEPRËN E TË CILIT FAKTIKISHT PO PËRPIQEMI TË REKUPEROJMË DHE REALIZOJMË SOT, NË KUSHTE TË REJA DHE MADJE ME HUMBJE KOLOSALE E KRAHASIMISHT TË PAREKUPERUESHME. P. Belliu, historian, albanolog.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*