Çfarë synon në të vërtetë ISIS?

December 11, 2015 14:38

Çfarë synon në të vërtetë ISIS?

Si do të ndalet ISIS? Kjo pyetja që udhëheqësit botërorë bëjnë dhe po përpiqen që t’i përgjigjen. Debati fokusohet shpesh tek taktikat për të për mposhtur këtë të ashtuquajtur shtet.

Disa nga hipotezat në këtë drejtim janë: ndalimi i propagandës, bllokimi i burimit të të ardhurave, apo si mund të fitohet avantazh në këtë betejë.

Shqetësimi është edhe tek qëllimet e grupit terrorist më i pasuri në botë në këtë kategori. Rritja e grupit në Irak dhe zaptimi i mijëra metrave katrorë tokë ishte aq i papritur dhe tronditës njëkohësisht për shumë analistë dhe zyrtarë.

CNN shkruan se ISIS nuk e fsheh ambicien e vet; një kalifat global nëpërmjet luftës globale. Fillimisht, grupi kërkon të përfshijë në administrim Irakun dhe Sirinë e më pas të shtrihet në vendet e “gjysmëhënës” në të gjithë Lindjen e Mesme. Lufta synon të shtrihet më tej dhe pretendohet për një betejë apokaliptike kundër “mosbesimtarëve”.

Propaganda e saj mbështetet në një interpretim shumë të veçantë të Kuranit dhe teksteve të tjera fetare për të promovuar këto qëllime – dhe më e rëndësishmja për t’u treguar mbështetësve të tij se ato janë të arritshme.

Megjithatë, ISIS nuk ka në radhët e veta dijetarë të njohur botërisht islamë dhe shumica e dijetarëve të kësaj feje e kundërshtojnë ideologjinë që ndjek grupi terrorist, duke e cilësuar si të papërputhshme me Islamin.

ISIS shpesh përdor revistën e saj online “Dabig” për të transmetuar vizionin e tij. Titulli i revistës nuk është rastësi, pasi Dabig është një qytet në veri të Sirisë që mbahet aktualisht nga ISIS.

Sipas profetësisë që pretendon grupi, ushtritë e Romës do të dynden në masë për të luftuar ushtritë e Islamit.

Por në fund, siç pretendon grupi, ushtria e Islamit do t’ia dalë për të pushtuar Jerusalemin dhe Romën. Megjithatë, Jerusalemi është çliruar njëherë nga prijësi i myslimanëve Saladini në shekullin e X në periudhën e kryqëzatave.

Ideologët e ISIS vazhdimisht citojnë Kur’anin në formësimin e vizionit të grupit. Qindra mesazhe, deklarata, audio dhe video të grupit, mbajnë referenca me bollëk me fjalët e Profetit.

Pa marrë parasysh se shumica e muslimanëve – madje edhe shumë xhihadistë – i shohin interpretimet e ISIS ‘të Kuranit dhe hadithit si manipulime apo shtrembërime”. Ata pretendojnë se parashikimi profetik është që tre ushtri të Islamit do të ngrihen në Levant, Irak dhe Jemen.

E kjo mbështetet gjithashtu tek propaganda e ISIS: “Fundi i Kohës (Kijameti) është i shpejtë dhe në qoftë se ju jeni mysliman të vërtetë, atëherë duhet të jeni në anën e drejtë të Historisë, të bashkoheni me ne”. /DITA/

December 11, 2015 14:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*