Çfarë telefoni përdor Kim Jong Un?
Nga Arkiva
Një foto e liderit të Koresë së Veriut ka shkaktuar kuriozitet në rrjetet sociale.
“Gjenerali” shfaqet në foto i ulur në karrige, ndërsa mbi tavolinë ka vendosur smartfonin e tij.
Menjëherë pas publikimit të fotos, ka nisur një kuic i vërtetë për gjetjen e markës së smartfonit, madje në këtë “gjëegjëzë” është përfshirë edhe shërbimi i inteligjencës në Seul (Kore e Jugut).
Fotoja u shpërnda disa ditë më parë nga agjencia zyrtare e lajmeve, KCNA.
Menjëherë pas ngritjes së pikëpyetjeve të para, Samsug mohoi se telefoni i përkiste ndonjë prej modeleve të markës së saj.
Shërbimi sekret i Koresë së Jugut mendon se smartfoni mund të jetë prodhim i gjigantit tajvanez, HTC.
Po juve si ju duket?
n.s. / dita
HTC eshte