Çfarë tha Ardi Veliu te Krimet e Rënda?

October 16, 2018 14:13

Çfarë tha Ardi Veliu te Krimet e Rënda?

Pas dëshmisë në video të Fredi Alizotit, se ai ishte çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me makinë nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ky i fundit u morr sot në pyetje.

Veli shkoi në orën 13:00 tek Krimet e Rënda ku dha sqarime për çështjen “Babalja”.

Burime për Ballkanëeb bëjnë të ditur se kreu i policisë së shtetit i mohoi këto akuza. Ai tha se datqn që Alizoti pretendon se është shoqëruar nga ai me makinë, ka qenë në një aktivitet në 2 qershor.

Për më tepër policia tha se mund të verifikohej lehtë se Drejtori i Përgjithshëm në ditën që shtetasi Alizoti u shoqërua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.

Veliu mohoi totalisht përfshirjen në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.

Alizoti, i dyshuar si aktori që imitoi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e ‘Babales’, në dëshminë e tij dhënë më datë 11 tetor në Prokurori, ka pranuar se videon e përgjuar të publikuar nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, e ka realizuar pas datës 1 qershor, pra pas datës kur është marrë në pyetje nga Prokuroria.

Ai akuzohet për “kallëzim të rremë”, ndërsa Prokuroria ka kërkuar për të masën ‘arrest me burg’.

l.h/ dita

October 16, 2018 14:13
Komento

1 Koment

  1. Adih October 16, 15:06

    Hani kokat tuaja ,me njeri tjetrin , qe te shpetojme ne populi kokpalare .
    AMIN o ZOT:

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim