Çfarë thonë dokumentet serbe për ditëlindjen e Adem Jasharit

August 20, 2018 10:16

Çfarë thonë dokumentet serbe për ditëlindjen e Adem Jasharit

 

Nga Bedri Islami

Në saktësim të shkrimit të zotit Enver Robelli “Njëherë ia falsifikuan ditëlindjen, pastaj ia baltosën emrin“.

Për ata që nuk e kanë lexuar: Robelli shkruan se ditëlindja e Adem Jasharit nuk është 28 nëntori, por 10 tetor 1955. Këtë e ka “zbuluar“ Nexhmedin Spahiu. Pas luftës e quajtën „komandant legjendar“. Kur është quajtur ashtu? Kur luftoi e lanë vetëm. Përse ai sjell kuptimin e dytë, në të vërtetë figurativ, të fjalës legjendë dhe cili është kuptimi i fjalës legjendar dhe kuptimi primar i fjalës legjendë. Filluan të ia festojnë ditëlindjen me 28 nëntor, pas vrasjes, në Ditën e Flamurit…. Ia baltosën emrin se aeroportin e Prishtinës e quajtën „Adem Jashari“. Edhe në Shqipëri, sipas këtij përcaktimi, duke i vënë emrin e saj aeroportit të Rinasit, ia paskemi baltosur emrin Nënë Terezës. Adem Jashari, shkruan ai, ishte një fshatar kryengritës. Hapi i parë, për të zënë vendin e duhur në themelet e Kosovës, shkruan Robelli, është që tani e tutje Kosova t’ia festojë ditëlindjen më 10 tetor.

Si është e vërteta?

Nuk e kam menduar kurrë se do të hapej një temë e tillë, por mirë që u hap, pavarësisht se me qëllimin e gjithmonshëm të një grupimi politik apo medial, për të degraduar një figurë mitike shqiptare, i cili nuk ishte, si thotë autori, një fshatar kryengritës, që u vra për të mbrojtur pragun e shtëpisë së tij me 26 anëtarët e familjes. Në të 58 të vrarët në marsin e vitit 1998, 32 prej tyre ishin luftëtarë, bashkëvendas dhe bashkëveprimtarë, të cilët u përpoqën t’i vijnë në ndihmë, si kishte ndodhur në 30 dhjetor 1991, kur Jasharët u rrethuan për herë të parë dhe, si kishte ndodhur më 22 janar 1998, kur u rrethuan për herë të dytë.

A është lënë vetëm Adem Jashari?

Në rrethimin e 5 marsit, në orët e para të pasmesnatës, Adem Jashari, i sapo kthyer në shtëpi,me dajën e tij, Osman Geci, nga një takim me bashkëluftëtarë në Açarevë, u ndodh i rrethuar nga më shumë se 4.000 ushtarë specialë serbë, njësi të posaçme, mbi 200 makina të blinduara e tanke, dhe 15 gryka zjarri, të cilat, që nga vendi sipër kullave të tij, që quhej fabrika e Municionit, qëllonin pa ndërprerje. Ishte nën rrethim jo vetëm lagja e Jasharëve, por edhe e Lushtakëve dhe e Kodralive.

Njëkohësisht janë rrethuar dhe kanë filluar luftimet edhe në Vojnik,ku ishte drejtues Abedin Rexha, në Açarevë, Siçevë dhe Kopiliq. Llausha kishte nisur të bombardohej nga qendrat e forcave serbe në Polac. Nga drejtimi i Klinës drejt Vojnikut shkuan dhjetëra automjete të blinduara, pasi në Vojnik disa javë më parë ishte zhvilluar një betejë e ashpër kundër forcave serbe. Në Tushilë kishte po ashtu luftime. E megjithatë disa forca nga zona jashtë luftimit, si ato të drejtuara nga Ilaz Kodra, Musë Jashari, Jetullah Geci që ishte i plagosur, forcat e drejtuara nga Mujë Krasniqi, forcat e drejtuara nga Rasim Kiçina, Jahir Demaku me vëllezerit dhe shokët e tij të Drenasit,  etj shkuan në ndihmë, por nuk mundën të çanin dot rrethimin ku ishin përqendruar forcat speciale serbe dhe grupi i Arkanit.

Pra, duke u përqendruar tek shtëpia e Jasharëve, në fakt ishte rrethuar e gjithë ajo pjesë e Drenicës, e cila prej disa muajve kishte qenë si zonë e lirë.

Ata që e lanë vetëm ishin krijuesit e lëvizjes “paqësore”, si Bukoshi, i cili, sipas pohimit të Rifat Jasharit, vëllait të Ademit e Hamzës, edhe kur i kërkuan ndihmë, i përcolli me përbuzje. Vetëm pasi ata ranë, u kujtuan të organizonin aksionin „Gjithçka për Drenicën“ ,ku grumbulluan dhjetëra milionë marka gjermane, të cilat, si do të thonte më pas numri 2 i qeverisë Bukoshi, Xhafer Shatri, “Ndërkohë që në kufi  vriteshin si qëngjat njomakët që kishin ardhur për armë, paratë e fondit të republikës së Kosovës ruheshin për “ditë të zeza“. Ruheshin për Kosovën e pasluftës për të mbijetuar politikisht kryekopukët institucionalistë duke blerë me paratë e fondit vota e parti të ndryshme. Duke zhvilluar hapur e me pare të popullit veprimtari kundër tij“.

Shatri duhet ta ketë ditur mirë këtë punë,sepse ka qenë luga brenda vekshit.

Në fakt, si e kam shkruar në librin „Përjetësia e dyfishtë“, mjetet e përcaktuara për të shkuar në Drenicë dhe për të cilat ishte bërë një marrëveshje mes Ramiz Lladrovcit, në atë kohë përfaqësues i emëruar me shkrim nga Adem Jashari për Drenicën, Lulzim Jasharit dhe nga ana tjetër, Azem Sylës, që ishte asaj kohe pjesëtar i Sektorit të veçantë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, nuk u realizua asnjëherë, edhe për shkak të rrjedhës së shpejtë të ngjarjeve.

 

A ishte Adem Jashari vetëm një fshatar kryengritës?

E kemi dëgjuar edhe nga të tjerë se Adem Jashari ishte një fshatar kryengritës që mbrojti pragun e shtëpisë së tij. Kjo e tashmja është thjeshtë një përsëritje.

Adem Jashari  nuk “ishte një fshatar kryengritës”, si përcakton Robelli, por drejtuesi i një strukture që po ngrihej, me vështirësi të mëdha, por me përkushtim. Të gjithë grupimet e deri asaj kohe në Kosovë dhe në Maqedoni, ku ishte zona e dytë operative, pavarësisht se disa me emrin e tij të luftës, “Rafalla”, e njihnin si drejtuesin e tyre fuqiplotë. Ai nuk veproi vetëm në Drenicë. Aktiviteti i tij u shtri në të gjithë Kosovën. Ai i besonte institucionit të luftës dhe jo veprimit kaçak. Një shembull: më 11 shtator 1997, nën drejtimin e Adem Jasharit dhe me vendim të Shtabit Qendror të UÇK-së, (atëherë quhej Shtabi Qendror)  në të njëjtën orë, të sinkronizuara, u organizuan 12 aksione kundër forcave policore serbe. Konkretisht: Kijevë, Gllogovc, Runik, Irzniq, Ponoshec, Suharekë, Ratkovc, Kliçinë, Ozdrim, Çallapek, Lluzhan dhe Kërpimeh.

Rreth tij vepronin grupet e veçanta të Dukagjinit, të Llapit, të Shalës dhe të Drenicës. Në paraqitjen e parë publike të UÇK-së kishte përfaqësues nga tri zona operative.

Letra e fundit e Adem Jasharit, drejtuar Lëvizjes Popullore të Kosovës, dhjetor 1997, dhe që unë e kam publikuar më herët, është një dëshmi e jashtëzakonshme për luftën në Kosovë dhe për hallet e saj të pambarimtë.

Roli drejtues i Adem Jasharit nuk mund të përcaktohej nga grupime jashtë Kosovës; ai ishte bërë vetvetiu njeriu rreth të cilit mblidheshin gjithë të tjerët dhe që ,si më thonte një luftëtar i fillesës, “kishim padurim me e pa dhe gëzim me i dhanë dorën“.

Këtë nuk ia hiqte, si nuk ia hoqi, asnjë përfaqësi politike.

 

Kuptimi i fjalës legjendë dhe legjendar

Së pari: Në shkrimin e cituar, Robelli, duke kërkuar të shpërdorojë termin “komandant legjendar” që i është atribuar Adem Jasharit, sjell përkufizimin e fjalës “legjendë“,  rastësisht apo me dashje, kuptimin e dytë dhe figurativ të saj.

Në fjalorin e gjuhës shqipe, ka dy përkufizime për fjalën legjendë. Kuptimin e saj direkt dhe atë figurativ. Po i sjell të dyja:

1.Gojëdhënë. Legjendë popullore. Legjenda e Mujit dhe e Halilit. Legjendat për Gjergj Kastriotin. Mbeti legjendë. Hyri në Legjendë.

  1. fig. Trillim që përhapet me qëllime të caktuara për dikë a për diçka; diçka që nuk i ngjan fare së vërtetës.

Përse Robelli ka zgjedhur pikërisht këtë përkufizim të dytë,  aq më tepër kur saktësohet se është kuptim figurativ, e di vetë ai.

Megjithatë Adem Jashari është cilësuar si “Komandanti i Përgjithshëm legjendar“.

T’i kthehemi fjalorit që citon Robelli, një rresht më sipër.

Në fjalor kuptimi i fjalës legjendar është në dy versione:

  1. Që ka të bëjë me legjendën, që lidhet me legjendën, i legjendës, që është legjendar… dhe
  2. Që është kthyer në legjendë, që është karakteristik për legjendat; që bën trimëri të pashoqe, që mbetet i pavdekshëm, madhështor, i jashtëzakonshëm. Hero legjendar. Figurë legjendare. Luftë, epope legjendare. Trimëri legjendare.

Duke i dhënë emërtimin “legjendar“ u synua të bëhej pikërisht ajo që është dashur: një njeri “që bën trimëri të pashoqe, që mbetet i pavdekshëm, madhështor, i jashtëzakonshëm“.

 

Kur u shpall Adem Jashari Komandant i Përgjithshëm legjendar?

Robelli, ndoshta nga padija e ngjarjeve,shkruan se “Pas luftës e quajtën komandant legjendar“….

Kur është shpallur Adem Jashari komandant i përgjithshëm legjendar i UÇK-së?

Këtë e kam treguar në shkrimin tim “Loti në sytë e Rifat Jasharit“, kur shkova t’i jap lajmin se është marrë vendimi për shpalljen e Adem Jasharit si “Komandant i Përgjithshëm legjendar i UÇK-së“ dhe kërkoja miratimin e tij.

Kur ndodhi kjo?

Adem Jashari nuk është shpallur pas luftës Komandant legjendar, por me 5 mars 1999, në përvjetorin e parë të rënies së tij.

Ai nuk është shpallur thjesht “komandant legjendar”, por më saktë” Komandant i Përgjithshëm Legjendar”, duke nënvizuar përcaktimin , “i përgjithshëm”.

Ata që më pas, hoqën përcaktimin “i përgjithshëm“, kanë mëkatet e tyre ndaj tij dhe figurës së tij.

Shpallja e tij është bërë pikërisht në përkujtimin e parë të rënies së tij, në qytetin e Mynihut , në prani të mijëra vetëve, dhe pastaj është bërë publikimi në mediat shqiptare. Në emër të Kryesisë së LPK-së dhe të Shtabit të Përgjithshëm, pas miratimit edhe nga familja Jashari, kam pasur nderin të bëj të njohur  për herë të parë këtë vendim.

Të nesërmen lajmi është emetuar në Radiotelevizionin Publik Shqiptar nga drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni dhe një njeriu me përkushtim të madh ndaj luftës në Kosovë, pa asnjë përfitim vetjak, Eduard Mazi.

Me 5 mars 1999 askush nuk e ka ditur se në qershor  të këtij do të ndodhte ditëçlirimi i Kosovës.

Është gjykuar të bëhet në këtë ditë, pasi jo vetëm përkonte me rënien e Familjes Jashari ,por edhe me  fillimin e ofensivës së re serbe mbi Kosovën, për të nderuar një figurë si Ajo dhe për të rritur ndjenjën atdhetare dhe përgjithësimin e luftës përmes një figure si ajo e Adem Jasharit.

Vetëm nga shtetet perëndimore, në një periudhë shumë të shkurtër, janë kthyer në Kosovë, të organizuar, rreth 9400 luftëtarë të rinj.

Si u bë publike për herë të parë ditëlindja e Adem Jasharit dhe nga kush?

Por, le t’i kthehemi ditëlindjes së Adem Jasharit, si një datë e rëndësishme historike, edhe nëse ajo nuk do të ishte me 28 nëntor 1955, si ka ndodhur, por në secilën ditë të vitit.

Fakti që një hero kombëtar, jo një fshatar kryengritës, u lind me 28 nëntor, është parë si një shenjë fatsjellëse dhe si një urë përbashkuese e kombit. Fakti që, po ashtu, njerëzit e të gjitha trevave e ndjejnë njëlloj të afërt figurën e tij legjendare, është po ashtu shpresëdhënëse dhe në të kundërtën e një psikoze që duan domosdo të krijojë një linjë e përbashkët mendimi beogradas lidhur me luftën dhe figurat e saj. Në këtë linjë e përjashtoj zotin Robelli.

Le të vijmë tek e fundit, por kësaj here më e rëndësishmja: ditëlindja e Adem Jasharit: është 28 nëntori apo 10 tetori i vitit 1955? Me cilën ditëlindje e kanë njohur, ndjekur, gjykuar e dënuar serbët Adem Jasharin dhe a është e vërtetë se vetëm pas luftës po festohej ditëlindja e tij me 28 nëntor?

Çfarë thonë këto dokumentat e kohës?

Ja një prej tyre:

Me datën 4 tetor 1996 Gjykata serbe në Kosovë lëshoi aktvendimin mbi zhvillimin e hetimeve kundër 15 qytetarëve të Kosovës, mbi përkatësinë e tyre në një organizatë terroriste.

Gjyqtari hetues i gjykatës së qarkut në Prishtinë, Danica Marinkoviqi, në lëndën penale të të pandehurit Besim Rama etj, për shkak të veprës penale terrorizëm, nga neni 124 i LPJ, lidhur me nenin 19 të LPJ,duke vendosur sipas kërkesës për zbatimin e hetimeve të PPQ në Prishtinë PP.nr.139-96 nga data 4.X.1996 merr këtë akt vendim mbi zbatimin e hetimeve kundër:…

  1. Besim Rama….

2.Avni Nura…

  1. Adem Jashari, i biri i Shabanit, i lindur me 28 nëntor 1955 në Prekazin e ulët, komuna e Serbicës, shqiptar, shtetas i RFJ, i martuar, bujk, gjendet në arrati….

Gjykata speciale serbe duhet ta kishte më mirë se kur ka lindur Adem Jashari për të cilin ka shkruar ditëlindjen 28 nëntor 1955.

Në këtë gjyq, me këtë ditëlindje, Adem Jashari do të dënohej me 20 vite burgim, aq sa ishte dënimi më i lartë i asaj kohe në Kosovë.

Tani, sipas Robellit, një koleg i tij, Nexhmedin Spahiu, analist kontrovers dhe gjithnjë në përpjekje të vazhdueshme për denigrimin e UÇK-së, i njëjti që dikur, në qershor 1998, në kulmin e ofensivës serbe, i deklaronte mediave të huaja se në Kosovë janë dy UÇK që po përplasen me njëra tjetrën, paska zbuluar një ditëlindje tjetër dhe retushimi i historisë duhet të fillojë nga kjo.

Shteti policor serb, gjykata e qarkut të Prishtinës, e dënoi Adem Jasharin, lindur me 28 nëntor 1955, me 20 vite burg.

Ai mund të kishte lindur në çdo ditë tjetër të vitit dhe do të ishte njëlloj legjendar për shqiptarët, por, publikisht, ditëlindja e tij është bërë e njohur nga ata që e ndoqën, e rrethuan, dhe në fund e vranë me pjesën më të madhe të familjes së tij.

28 nëntor 1955.

Ky ishte fati i tij në jetë!

***

Botuar sot në DITA

August 20, 2018 10:16
Komento

18 Komente

  1. No comment August 20, 11:24

    Bojkot shperqendrimit te vemendjes nga aktualiteti !

    Reply to this comment
  2. GRANIT DRENICA August 20, 11:48

    vetëm emni i Adem jasharit është i vërtetë, çdo gjë tjetër; ndoshta çdo gjë tjetër rreth tij e për të, që prej vitit 1998 e ederi më sot, është e falsifikuar dhe shumë e falsifikuar, është rrenë dhe është rrenë e madhe dhe shumë e madhe! E vërteta (kur do të dalë mirë në shesh) do t’ia vret edhe emrin e tij dhe do t’i vrasë keq edhe të gjithë hiperbolizuesit-gënjeshtarë të tij e, edhe ty, bedri islami do të të vras shumë keq, gjithsesi!

    Reply to this comment
  3. Dyrr August 20, 12:33

    Ah, keta robela e spahia na u bene edhe kumbare edhe analiste.
    Une turperohem nga veprimet e tyre destruktive.

    Reply to this comment
  4. Bureto August 20, 15:17

    Nuk ka në botë si ne shqiptarët për t’i nxjerrë sytë njëri-tjetrit. Personalisht, me aq sa jam i informuar, vetëm fakti që ka luftuar ndaj serbëve okupatorë, dhe për këtë vuri në altar kokën dhe jetët e mbi 50 vetë bashkëluftëtaëvre dhe familiarëve të tij, fjalët do të ishin të tepërta. Pse? Po ka njeri sot që nuk ja lexuar e dëgjuar për legjendën e Francës, mistiken Zhan D’Ark, emrin e të cilës e mban dhe një bulevard në Tiranë? Po për legjendën e harkëtarit zviceran Vilhelm Tel, ç’mund të themi? Për të dy legjenda është thurrur për faktin se ata simbolizuan përkatësisht luftrat e francezëve me anglezët dhe për të dytin lufta e zviceranëve me gjermanët, dhe historia i ka kthyer në legjendarë. Ndaj dhe historia i cilëson legjendë dhe ara vetë kegjendarë. Për ta janë shkruar vepra e janë luajtur tragjeti në disa skena të Europës dhe askush nuk merret me datlindjet e tyre, e banalitete të tjera. Për ata ka më shumë simbolika ndërgjegjia kombëtare dhe edukimi i brezave me dashurinë për atdheun. Pse u nxor nga hiri prej rilindasve dhe u ngrit në një hero legjendar, Kastrioti? A nuk ishte momenti, kur Shqipëria dhe shqiptarët ishin në një rrezik, që mund t’i zhdukte fare nga trojet e tyre? Sikur të mos e kishim Skënderbeun, kujt do t’i referoheshin ata, për të zgjuar ndërgjegjen kombëtare? Ja pra pse duhen respektuar Adem Jasharët, jo vetëm për sakrificën, por edhe për modelin, i cili u vlen të gjitha kohrave. Tema të tilla, duke krahasuar atë me terma si fshatar etj, sikur të flitej për haxhiqamilët, është fyse për shumë kush nga ne. Personalisht, sa herë kaloj andej, ndalem i përulem atij para shtatores në rrugën e Durrësit.

    Reply to this comment
  5. Martini August 20, 15:41

    O kosovare te ndershem mos bini viktima.te.disa beshkeqytetareve tuaj qe shiten pet 5 dinare te.qelbur.Deri tashti kane patur sukses me shpifjet kunder Skenderbeut Adem jasharit Enver Hoxhes etj dhe duke ngritur ne.qiell.Te shitur te serbi si Bukoshi.Berisha Azem Hajdari Rugova etj.Nga sot nuk jeni viktima por njerez wr gwnjehen.kollaj.

    Reply to this comment
  6. Ylli August 20, 17:27

    Personalisht Enver Robellin e lexoj me shume deshire.E kunderta me ndodh me Bedri Islamin ,i cili ne shkrimet e tij eshte thjesht “ushtar i Partise”. Edhe kur kritikon Partine ,Bedri Islami duket si komunistet qe kane merak …mosdevijimin e rruges se Partise.
    Por ne kete shkrim Bedri Islami.ka te drejte 100% ,madje cuditerisht eshte plotesisht i sakte me shpjegimin llogjik qe i ben te qenit LEGJENDE figures se Adem Jasharit.
    Per mua Adem Jashari eshte shqiptari me i madh i historise se Shqiperise.
    Me mosdorezimin e tij ,me sakrificen e tij ,me pranimin stoik te flijimit familjes se tij Adem Jashari i tregoi Serbise se c’ben shqiptari per liri.Adem Jashari duke bere nje sakrifice qe e gjen si shembull vetem ne Evropen e Mesjetes ,i tregoi Botes legjenden shqipare per LIRI.
    Me vjen keq z.Enver Robelli ….por ja ke fut kot.
    Pergezime z.Bedri Islami.

    Reply to this comment
  7. arber August 20, 17:36

    Je shume i sakt Bedri.Un kam patur fatin ti njoh keta trima te rralle vertet legjendar ketu ne Tirane ne vitin 1991….QENIA FSHATARE NUK MUNDE TE SHERBEJ SI FYERJE AS SI POSHTRIM. veanderisht ne shqiperi
    dhe Ballkan. Ata ishin edhe shume te formuar
    politikisht dhe,kombetarisht.Kishin nje dashuri te madhe per njeri tjetrin.Ishte e ralle dashurija shoqerore dhe miqesia e ADEM JASHARIT t ME ILIAZ KODREN..
    ATA PAVARESINE E KOSOVES E KERKONIN ME CDO CMIM EDHE ME JETEN E TYRE E DONIN SHQIPERINE.. KUR DIKUSH E PYESTE ADEMIN TI KOSOVARE JE ? PO I THOSHTE, SHQIPTAR PREJ KOSOVE……” A E DIN TI” ,ESHTE NJE COPE SHQIPERI” LAVDI DESHMOREVE TE KOMBIT
    ps.Nexhmedin Spahiu njihet si njeri i sherbimit sekret serb
    kurse Gjithollogu Robelli ose me sakt TOROBELLI eshte varianti maskil i Bleona Qeretit qe per pak fame bene vaki del edhe cullak

    Reply to this comment
  8. kujtese August 20, 20:27

    Dakord poor z. Bedri take fiksoje se nuk ka ditelindje poor ka datelindje m.q.se eshte fjala per daten e lindjes etj. Respekte per zotin Bedri Islami

    Reply to this comment
  9. Guri Naimit D.! August 20, 21:10

    Ku JENI o PENA”Naimjane-Migjeniane” ku jeni!?

    Marezi e marrrezive,kush pergojon Ardem Jasharin, familen e tij HEROINE,me ate Veper atdhetare,te pashembellt te tij .
    Me cuditi sa lexova me siper, kete”pazar batakcijsh” qe duan te pergojone ate njeri dhe ate VEPER te pa shoqe ne bote te Adem Jasharit,familiarisht HERONJ..
    O perendi ne egsiston,ata cfarrosi…!?

    ***Jetoj ketu ne Toronto.prane shtepise te te ndierit artist Skulptor,artist i vertete krijues,te ndierit Ytbi Tarelli,qe kete figure Heroi e kishte ne qenderr te perftyrimeve te tij dhe pasi realizoi ate deri cuar ne vendlindie, me Kosoven kryefjale dha shpirt. Jo me larg se 4vite me pare,Ai,Ytbi Tarelli me ate shkalle vlerresimi duhet pare.Vitet e fundit jetuar me Te ketu ne Toronto,Ai,figyren e Adem Jasharit skalitur deri ne qindise, Ate rrjeshtuar krah herronjve tane kryesore me Gjergj Kastriotin Skenderbe ne krye.Dhe kishte te drejte,sa mesuar e pare deri atje ne vendlinien Jashari, bemat e tij tepashoqe sa te families e bashkeluftetareve Kosovare te asaj krahine,pa mohuar tregimet e kesaj legjende nga bashkeluftetaret Kosovare ketu ne Tornto. .. Mos qofshi mor te marre,qe bini kaqe poshte e,pergojoni nje SUPER HERO,jo vetem te Kosoves e Shqiperise MEME,po ne mbare BOTEN e kohes qe jetojme. Lavdi vepres se FAMILIES JASHARI me ate HERO te pavdekshem-atdhetar mbi atdhetare- Adem Jashari.
    Ku jeni “O Pena Naimjane”nxiruani syte ketyre krimineleve,tashme;MOTO e TYRE:antishqiptarizmi. ata mohojne e luftojne gjithcka njerzimi bere per NJERZIMIN.si Heri i Herronjve- ADEM JASHARI.
    83 vjecari “Pasues Veteran”:
    Toronto 20-08-2018 Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  10. GRANIT DRENICA August 20, 22:40

    Që nga viti 1990… dhe, me të madhe, që prej pas vitit 1999 e më pas, shqiptarët( shumica e tyre) RRENËT po i quajnë T’VËRTETA dhe T’VËRTETAT, RRENË sepse, që mas vitit 1990 te shqiptarët (pothuejse përgjithësisht) nuk ka mbetun më asgjë e vertetë përpos RRENËVE dhe RREMALLAVE… Por, “Me rrenë nuk shkohet n’xhenet” o të të mjerë, të ngratë e të shkretë!!!

    Reply to this comment
  11. GRANIT DRENICA August 20, 22:51

    Që mas vitit 1990… dhe, veqmas, prej mas vitit 1999, shqiptarët (pothuej se përgjithësisht), RRENËT po i quejnë T’VËRTETA, kurse T’VËRTETAT po i quejnë RRENË, sepse, që mas vitit 1990 dhe vitit 1999, te shqiptarët, gati gjthqka asht ba e po bahet ma RRENË, se nder shqiptarë që prej pas vitit 1990 dhe vitit 1999 s’ka metë ma asgja e vërtetë, perpos RRENË! Por, “ME RRENË NUK SHKOHET N’GJENET”, O të mjerë, të ngratë e të shkretë!!!

    Reply to this comment
  12. kosovari August 20, 23:23

    Po, Nexhmedini dhe Robeli jane qente e Rusise, sepse per nje cope asht, ia, , ndrojne historine, emrin, datelindjen, kombin,
    Keta dy; jane falsifikuesit me te terbuar te luftes clirimatare dhe udheheqesve te luftes.
    Aferim ju qofte, nexhmedinoviqit dhe robeloviqit. Rusia ala Serbia gati ju kishte bere mirenjohjet dhe gradatat per sherbesat besnike ndaj pronareve. Lavdi Robeloviqit dhe Nexhemdoviqit,.

    Reply to this comment
  13. Mala August 23, 08:26

    Vetoni(surroi) bashke me motren, Flaken(dhija e zhugaft dhe nje grup sorrshkinash,gjakperzier si Vetoni,Jane zera te shtjerrur,dalur nga erresira-Serbia, me porosi e te paguar,qe te flsin e shkruajne terr e zi,per shqiptaret dhe hapesirat shqiptare,per vlerat pozitive te se kaluares historike kombetare.Te shkruhet e perseritet,madje e dhe me botime,duke mbledhur “bashkmendimtare”shkrues te nje “burimi” qe e kerkon Serbia dhe zeri i sirrshkinave Made in Spasoje Gjakoviq.

    Reply to this comment
  14. Kosovari August 24, 08:58

    Kush me shume se Skenderbeu e Komandanti Lergjendar Adem Jasharin dhe Hashim Thaci sot ju intereson kundershtareve te shqiptareve-Serbise, qe te njollosen,te injorohen,te satanizohen,te genjehehen se nuk ishin te tille, nuk ishin te vlefshem e te rendesishem dhe te shkohet deri ne satanizim e mohim apo edhe mosdurim.Per kete gjejne “argat” te lire,”me buke te veten” kryejne sherbime falas per serbine. Te tille ka shume,te tillet kane mediat e veta dhe “Krekosen” per te ditur e te arrir,sepse ishin bij te “baballareve” apo edhe vete ishin sherbetore besnik te shkijve komunist.

    Reply to this comment
    • DASHAMIRIdr. August 28, 16:18

      Corb,pune po’itike,amatorizem,si shqiperia qe e beri te flluturint mis sokolin e fjti per gyyke tonite .ai Merton hero por per Ta vecuar NBA zmajl medtrti e zmajl hysei e chute tre m., art ne grime topitev te rte Jana vas ne nje vend kenga that ”a mi pat zmajlin e mickn??.pergjijhja ”ka luftojn fit me fyte me pas dervisginbehet Edie me qellimi puck mojon luften e fyte boterorebile trgjike edge bombardimin ebusa. 78 ditevgjoja puck clifproj kosoven ?
      Fjala komandant lrgjendare duet hiaerbb ,po kuftetare trim,komandant o pervjitjem nuke te Lemont wnver bhoxha po te ish te Vallelegjendare eshte vetem sender begun. U kuptuame.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*