“Çfarë tradite kemi tonën? Asnjërën, i kemi kopjuar”

February 13, 2020 19:54

“Çfarë tradite kemi tonën? Asnjërën, i kemi kopjuar”

Vendet skandinave janë të njohura për standardin e lartë të jetesës por edhe për politikat sociale të favorshme ndaj klasave më të rrezikuara, si emigrantët.

Diversiteti, madje është prej vitesh një nga aspektet e cilësuara si një pasuri për shoqërinë e vendeve si Suedia, Danimarka dhe Norvegjia.

Por një reklamë e kompanisë ajrore SAS, që përfaqëson këto tre vende ndezi polemika të forta dhe shkoi deri tek kërcënime fizike për mesazhin e saj, të gjykuar si të tepruar.

Reklama tregon se shumë gjëra që skandinavët mendojnë se janë pjesë përbërëse e traditave të tyre, janë në fakt të marra diku tjetër, shkruan The Guardian.

Me tone deri diku ironike, reklama zbulon se qoftet që nuk mungojnë kurrë në tryezat suedeze vijnë nga Turqia, që biskotat daneze janë shpikur në fakt në Austri, etj.

“Ne marrim gjithçka duam në udhëtimet jashtë, i ndryshojmë pak, dhe ja ku shndërrohen në diçka skandinave”, thuhet ndër të tjerat në reklamë.

Por pjesës më konservatore skandinave, dhe veçanërisht partive politike që i përfaqësojnë, fushata e SAS është ”zhvlerësuese e traditave dhe një vetëvrasje”.

Lideri i Demokratëve suedezë, Richard Jomshof, deklaroi se “gjithmonë jam munduar të fluturoj me SAS, por nuk do të ndodhë më kurrë”.

Ndërkohë në Kopenhagën, telefonata të shumta kërcënimesh edhe me bombë kanë ardhur në agjencinë e reklamave “Thursday after & Co.”, që ka ideuar fushatën.

j.l./ dita

February 13, 2020 19:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*