Çfarë u bë me djalin që u përlot në sy të Xhafajt?

December 2, 2017 20:47

Çfarë u bë me djalin që u përlot në sy të Xhafajt?

Kjo është banesa e Lavdi Tarkes në fshatin Gjokaj, pak kilometra larg kryeqytetit dhe shumë pak metra nga zona e përmbytur në autostradën Tiranë-Durrës.

Në këtë banesë jetojnë katër persona në kushte të vështira ekonomike. Por sikur të mos mjaftonte kjo, çdo vit shtëpia e tyre përmbytet duke nxjerrë jashtë funksionit mobileje dhe pajisje elektrike.

“Filloi të hynte uji në shtëpi dhe niveli po rritej pak e nga pak” thotë Loreni, djali i Lavdimit. Vetë Lavdimi thotë se ka kërkuar ndihmë po askush nuk i ka ngritur telefonin.
Leoreni kujton mbrëmjen e djeshme. “Ka qenë rrezikshme dhe nënën e ka nxjerrë nga banesa e përmbytur duke e transportuar në krah” thotë ai. “Kam shpëtuar ndonëse uji më arriti deri në fyt” shton nëna e tij”.
Vit për vit ata bëjnë denoncimin në bashki, por askush nuk vjen të shikojë situatën. Ndërsa për dëmshpërblime ai përgjigjet shkurt: “Kurrë nuk kemi marrë!”.

Shtëpia përmbytet çdo vit kur reshjet janë të vazhdueshme dhe shkak për këtë është bërë bllokimi i kanalit nga një ndërtim tjetër privat. Zgjidhja e vetme për ta është ngritja e një kati të sipërm , por edhe kjo mbahet peng në zyrën e legalizimit. “Ka dalë leja e legalizimit, por nuk ma kanë dhënë për një vulë. Duhet me dhënë lekë për të marrë lejen” thotë ai.

Leoreni është djali i madh i familjes dhe ndali ditën e djeshme Ministrin e brendshëm Xhafaj për ti kërkuar ndihmë personale, në mungesë të ndihmës institucionale.

TVSH pyeti nëse ndihma iu ofrua familjes së përmbytur, dhe Leoreni konfirmoi se në banesën e tij ka shkruar një grup zyrtarësh i drejtuar nga deputeti i zonës dhe ju premtua marrja e lejes për ndërtimin e katit të dytë.

December 2, 2017 20:47
Komento

1 Koment

  1. As December 2, 20:51

    Lajm i gezuar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*