“Çfarë u ka premtuar Basha rusëve, për të fituar mbështetjen e tyre?”

March 7, 2018 20:47

“Çfarë u ka premtuar Basha rusëve, për të fituar mbështetjen e tyre?”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, shkrimin investigativ të Mother Jones, që ngrinte dyshime në lidhje me rrugët e financimit të PD dhe futjen e elementëve rusë me qëllim lobimin në mbështetje të opozitës në SHBA.

Pas ngjarjes PD ka reaguar duke thënë se shkrimi ishte një shpifje e sponsorizuar.

Balla në mesazhin e tij, zbulon sesi bazuar në dokumentet zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, Nick Muzi lobuesi kryesor i demokratëve në SHBA është paguar nga një kompani fantazëm e regjistruar në Skoci.

Statusi i plotë i Taulant Ballës:

Prej disa muajsh tashmë kemi denoncuar transfertat e paligjshme, që pa asnjë deklarim Partia Demokratike ka bërë për llogari të lobistëve të saj përpara zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.

Deklaratat e regjistruara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë dëshmojnë se fotoja me Presidentin Trump dhe mbështetja e një numri kongresmenësh, në prag të zgjedhjeve, i ka kushtuar Partisë Demokratike me qindra mijëra dollarë, prejardhja e të cilave nuk është bërë asnjëherë e ditur nga Lulzim Basha.

Megjithatë, një investigim i një prej mediave më autoritare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nxjerrë në dritë dje të dhëna të reja skandaloze, të cilat lidhin direkt Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën me Kremlinin.

Sipas këtij investigimi të bazuar mbi dokumentet zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Nick Muzin, lobuesi kryesor i demokratëve në SHBA, është paguar jo vetëm nga Partia Demokratike, por edhe nga një kompani fantazmë e regjistruar në Skoci, e quajtur “Biniatta Trade”.

Kontrata e depozituar në Departamentin e Drejtësisë nuk lë vend për dyshime.

“Biniatta” ka paguar 150 mijë dollarë direkt për llogari të Partisë Demokratike si “kompensim shpenzimesh për Muzin”.

Në vijim janë paguar edhe tre këste të tjera me nga 150 mijë dollarë secila, si dhe një pagesë fillestare prej 500 mijë dollarësh, në total 1 milion dollarë.

Por, kush është ky “bamirës” i fshehur i Lulzim Bashës?

Investigimi i “Mother Jones” tregon se pronarët e vërtetë të “Biniatta Trade” janë dy shtetas rusë. Evgeni Sheremetijev, njëri prej ortakëve, ka të regjistruar në Rusi një kompani shërbimesh ligjore dhe një numër kompanish të tjera shërbimesh.

Të dhënat tregojnë se ai, duke shfrytëzuar lidhjet e tij të ngushta me Kremlinin, ka fituar një numër tenderash të qeverisë ruse. Pra “shërbimet e tij ligjore” janë pajtuar nga vetë qeveria ruse, duke sjellë për Sheremetijevin përfitime të jashtëzakonshme.

Ortaku i dytë quhet Konstandin Ferulev, gjithashtu pronar i një numri kompanish në Rusi. Reporteri amerikan tentoi të shkonte në zyrën e tij të regjistruar në një qiellgërvishtës në Moskë, por zbuloi se ajo mund të aksesohej vetëm përmes një hyrje private.

Por, kjo nuk është e gjitha. Të dy këta biznesmenë të fuqishëm rusë, me kompani të regjistruara në parajsat fiskale, kanë ngritur partneritete të tjera edhe me personazhe të tjerë të lidhur drejtpërsëdrejti me Kremlinin.

Njëri prej ortakëve të tyre quhet Leriam Dvorkin, një shtetas rus me banim në San Françisko, por që në jetëshkrimin e tij të pasur përfshin edhe shumë vite punë në pozicione drejtuese të kompanisë së gazit dhe naftës “Gazprom”.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, “Gazprom” është një kompani e kontrolluar drejtpërsëdrejti nga shteti rus.

Një tjetër partner është 35-vjeçari Juri Ivanov, me banim në Shën Petërburg, edhe ai një personazh i lidhur me politikën në Rusi.

Përballë këtyre fakteve tronditëse, ekzistojnë dy hipoteza për të cilat Partia Demokratike ka detyrën ligjore dhe morale që të përgjigjet përpara shqiptarëve.

Hipoteza e parë është që paratë për lobimin e PD në Uashington nuk janë paguar nga ajo vetë, por nga Moska. Nëse kjo është e vërtetë, kjo do të përbënte një precedent tmerrësisht të rrezikshëm të ndërhyrjes së Kremlinit në politikën shqiptare.

Hipoteza e dytë, njësoj skandaloze, është që paratë janë paguar nga Partia Demokratike, por janë përdorur biznesmenët rusë për të fshehur prejardhjen e tyre.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë PD përsëri duhet të japë shpjegime se si ka vendosur kontakte të drejtpërdrejta me njerëzit e besuar të qeverisë ruse.

Por mbi të gjitha, PD duhet të përgjigjet:

Çfarë interesi kanë biznesmenët me lidhje që të çojnë në Rusi?

Që të përfshihen në betejat politike të një vendi të vogël, aq larg sferës interesit të Rusisë, siç është Shqipëria?

Çfarë u ka premtuar Lulzim Basha rusëve, për të fituar mbështetjen e tyre financiare dhe politike?

E nëse përgjigja e PD do të jetë heshtja apo, akoma më keq, përgënjeshtrimi i këtyre fakteve të pakundërshtueshme, dëshiroj të saktësoj edhe diçka thelbësore.

Investigimi nuk është kryer nga ne, nuk është kryer nga një media shqiptare, por nga një prej mediave investigative më të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për një media të themeluar në vitin 1976 dhe që në më shumë se katër dekada ka denoncuar me qindra skandale të përmasave të jashtëzakonshme.

Janë tre gazetarë, tre prej gazetarëve më të rëndësishëm të këtij portali, ata që kanë zhvilluar një hetim gjithëpërfshirës, i cili ka zgjatur me muaj të tërë.

Këta nuk janë gazetarët e kazanit të opozitës, por njerëz që jetojnë me të vërtetën dhe që nuk kanë ngurruar të vendosin emrin e tyre në këtë investigim.

E përtej tyre, janë përdorur edhe reporterët në terren, të cilët kanë shkuar deri në Moskë, për të verifikuar faktet, përpara se të publikoheshin sot.

Kjo që ka ndodhur sot është e paprecedent.

Mediat ndërkombëtare prej kohësh kanë raportuar ndërhyrjet e bujshme të Rusisë në Ballkan. Moska ka shtrirë tentakulat e saj në vendet tona fqinje, në Serbi, në Mal të Zi apo në Maqedoni. Kjo është e ditur për të gjithë.

Por mesa duket Shqipëria nuk ka qenë imune nga kjo shtrirje e interesave, që nuk kanë të bëjnë asgjë me të ardhmen europiane që shqiptarët aspirojnë.

Provat tregojnë se Partia Demokratike është aleatja më besnike e Rusisë në vendin tonë.

Për të gjitha këto, Lulzim Basha duhet të japë llogari!

o.j/dita

March 7, 2018 20:47
Komento

26 Komente

  1. TLN March 7, 20:59

    Kryetari i opozites shqiptare eshte agjent Rus. Z. Balla bej hetim dhe do te shohesh qe edhe Meta ka biznese te lidhura me serbet dhe ruset.

    Reply to this comment
    • Tani March 8, 18:54

      Gjaku esadist vazhdon me Berishen dhe Bashen. Ashtu si Esat Pasha qe ju dha sllavo-ruseve toka dhe para si dhe dorezoj ne pabesi gjithe komandantet shqipatr si Dede Gjon Luli keshtu edhe keta kane kohe qe jane te lidhur dhe mbeshtetin shtetin serb dhe rus qe eshte pas tij per te penguar futjen e Shqiperise ne BE dhe sigurisht per interesa te tjera gazi apo nafte dhe tubacionesh apo dhenien e detit Greqise e shume te tjera. Per te gjithe ata qe shajne z. Rama duhet ta kene te qarte qe nuk ka as edhe nje fakt te vetem kunder z. Rama, pervec shpifjeve te bera nga esadistet dhe perkrahesit e verber te tyre. Per te dy esadistet ka fakte pa fund qe kane vrare direkt, kane vjedhur, kane shitur toka dhe pasuri si edhe detin tek serbet dhe greket. Dikush duhet te perfundoje ne burg.

      Reply to this comment
  2. mirel March 7, 21:42

    Cfare u ka premtuar Basha?
    Delimitimin. qe po e realizon me Ramutin..
    Armet kimike.qe i hodhi poshte populli
    Apo parkun e Divjakes, qe do tja shesi Ramuti Pacollit.
    Dhe Pacolli nuk ka te beje fare me Rusine.,fare.,,te gjitha bizneset ia financon Moska

    Reply to this comment
  3. Beni USA March 7, 22:32

    Mir o Taulant Palla qe i kerkone PD shpjegime dhe me siguri qe PD do ti japi, po dhe ti Shoku Rilindas MAVI dhe 99ce shumengjyresh duhet te tregoshe se kush ka qene burimi i financimit te atyre 3 gazetarve dhe atyre reporterve qe kane punuar per ata 3 gazetare per muaj e muaj te tere per te investiguar,apo me siguri ka qene ndonje nga ato ngarkesat tuaja prej “Bananesh”

    Reply to this comment
  4. MH March 7, 22:48

    Ne qoftese keto qe spjegon Balla.Komentet nuk kane fare rendesi.Lulushi apo lulashi te japin llogari.
    Mirpo koha verteton se askush nuk jep llogari dhe te gjithe te verteta apo jo, ikun per rrush qenit.

    Reply to this comment
  5. alphade March 7, 22:56

    Basha dhe padroni i tij,i pandashem,ashtu si siamezet,
    duke bere dallimi qe i pari eshte ciraku dhe i dyti eshte
    PADRONI , qe leviz te gjitha fijet mbi enedheshme,Sali
    Vicidoli,jane te lidhur drejtpersedrejti me agjenturat serbe
    dhe ruse,sigurisht permes serbit.
    A e mbani mend se cfare denoncimesh ka bere Basha per Shtepine e Verdhe ne Burrel. Din Martin dhe plaku-
    shja Doris Pack ben namin ne parlamentin Europian duke
    akuzuar UCK gjoja per “Organet e ushtareve serbe”
    Shpifjet dhe kallzimet ndaj UCK kane qene veper e Lulzim Bashes gjate luftes se Kosoves.
    Megjithate, faj ne kete drejtim ka edhe PS e cila ben vetem deklarata bajate. Ne kesi rastesh kur behet fja-
    le per “Tradheti te Larte Kombetare” dhe kjo kerkon
    nje gjykim urgjent dhe denim te menjehershem per t’i
    prere rrugen rreziqeve te medha qe mund te vijne nga
    Rusi, me nderhyrjet brutale ndaj Ballkanit Perendimor
    duke patur per baze Serbine e Dacicit ,nje antishqiptar i
    terbuar.Freskoni memorien me ate cka bene ruset ne
    Malin e Zi, Bosnje-Hercegovine ,apo edhe vete SHBA
    se cfare beri rusi me hakerat. Kur beri me SHBA-ne,vendi
    me infuqishem ne bote,merreni me mend cfare mund te
    beje me Shqiperine,nje kafshate. Prandaj Saliu dhe Basha objektivisht kane kerkyar e investuar per nderhy-
    rjen ruse ne Shqioeri duke qene te bindur dhe besimplote
    se Rusia do t’i nxjerre ne selamet nga bataku i pashprese
    ku ka rene banda mafioze pedeiste. Gjithe shpresa e ke-
    tyre dy banditeve,sigurisht duke perfshire edhe disa te
    tjere qe shpresat i kane varur te nje ” deux ex- maquina”
    nga ana e rusit. Hipokrizia e Saliut dhe Bashes qendron
    ne ate qe nga njera ane hiqen si miq te Amerikes dhe Eu-
    ropes Perendimore dhe nga ana tjeter nen rrogoz kerkoj-
    ne te lidhen edhe me djallin vec te shpetojne lekuren dhe
    pasurine e grabitur , sic ka bere horri e rrufiani gramshiot
    Adriatik Llalla, dhenderri i Liri Berishes qe paskesh bere
    namin ne rrugen Tirane-Elbasan duke blere dhjetra Ha.
    toke. Skandalet e bandes pedeiste po dalin njeri pas tje-
    trit dhe vettingu, me sa duket jo vetem se po jep frutat e
    para por “parmenda” ,sic thote populli do te shkoje teper
    thelle duke i nxjerre tabanin te gjithe gangsterave e ho-
    rrave mafioze qe tash po u vjen fundi.
    Cdo gje qe ndodh sot ne Shqiperi: cdo kg. droge,kokaine,
    qe vjen ne Shqiperi eshte e lidhur drejtpersedrejti me nje
    emer. Cdo sabotim,cdo vjedhje,cdo vrasje ….eshte i lidh-
    dhur vetem me nje emer. Edhe kokaine qe mbrriti keto di-
    te nga Kolumbia ne Maminas, me pronar Kulicajn dhe Lu-
    shajne,tropojane,miq te ngushte,emrin e te cilit po e shkruaj me germa te medha: SALI RAM BERISHA ! Ky
    .eshte “GODFATHER” i Shqipetise. Cdo perpjekje per
    te gjetur kryemafiozin e Shqiperise, mos u lodhni kot ,e
    keni ne mes te Parlamentit : “Uluni zoti Berisha,mos e
    teproni” !!!! Perkedheleni,zoterinj deputete, respektojeni,
    zoterinj deputeti, “GODFATHER-IN” SHQIPTAR !!!!!
    TURPI BOTES !!!!

    Reply to this comment
  6. alphade March 7, 23:12

    Komenti im,…..

    Reply to this comment
  7. Lili March 7, 23:32

    Po pse mendoni ju se Fazlici dikur ka ble me Argjita berishen edhe kusherinen e saj tokat e shqiptareve per 5 pare ne porto palermo?
    Interesat serbe edhe dallja ne dete e Serbise nga vegla e tyre ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  8. Qirje Basha March 7, 23:36

    Prandaj flet Qirje basha si kaposhi ne maj te plehut

    Reply to this comment
  9. Aleksander Thana March 8, 00:56

    Saliu si agjent I serbit e kreu me se miri misionin e tij antikombetar. Pas tij Lulushi eshte edhe aktiv si agjent I serboruseve, edhe me perspektive per pozita ne krye te shtetit shqiptar si vegel e tyre, qe Shqiperia te mos behet kurre e ceshta e kombit shqiptar te mos realizohet per 20-30 vjetet e ardhshem. Eshte e vertete e thjeshte dhe e tejdukshme.

    Reply to this comment
  10. Cepanlliu March 8, 01:08

    Na sufsh rrumen me brisk xhilet,ti o Beni USA

    Reply to this comment
  11. Dy panine nje qofte March 8, 02:22

    Ne pergjithesi neper komente gjen mendime mediokre te dhena nga njerez pa shkolle dhe te pa formuar shkurt injorante, por rrote *ari si Beni USA nuk keni per te gjet, komenti i tij eshte “brilant”, o i rrjedhur dhe i pjerdhur, o toc.

    Reply to this comment
  12. Kris 1 March 8, 02:31

    Ka te dhena se Lulashi eshte financuar nga Kina dhe Zelanda e re.Nje grup kinezesh nga tregu i shumices financojne lulin qe cdo uikend te shkoje ne Hollande dhe ta lere vendin pa opozite.Rezik qe te destabilizohet rajoni dhe me gjere

    Reply to this comment
  13. alphade March 8, 03:12

    Shenim: Benush – USA ! S’ka nevoje te lodhet Balla per te investiguar ! Kete pune e ben me mire nga te gjithe
    CIA dhe FBI-ja ! Ti jetoje ne Amerike dhe nuk e ditke
    alfen amerikane qe “Nuk e ze lepurin me qerre” ,por le-
    puri vjen vete nje dite dhe ” hypen ne qerre” ! Fatkeqesi,
    qe,megjithese jeton ne Amerike,nuk e njohke fare Ameri-
    ken ! Informohu per Ameriken,meso mbi Ameriken.!!!
    Kur Sekretari i Shtetit Amerikan,i nderuari zoti Rex Tiller-
    son deklaroi se ” Adriatik LLalla bashke me familjen e tij
    shpallej ” person non grata” ,shtoi se kishte fakte te be-
    sueshme mbi korrupsionin e ish- K/ Prokurorit LLalla dhe
    zotrote na thua gjepura se sa ka paguar Ball?! Nuk
    qenkerke informuar fare paraprakisht per rrjedhen e ngja-
    rjeve,prwndaj duhet te informohesh qe here te tjera te kesh argumeta kur komenton dicka. Anija e bandes pe-
    deiste ka marre uje nga te gjitha anet . Eshte e gjitha e
    korruptuar,sebashku me gjyqsorin qe deri dje Sali Berisha e Co. e perdorte si t’i donte qejfi,qofte gjyqsorin,
    qofte presidentin Nishani. Thjeshte ishin marieneta e bu-
    fone ne duart e Monstres se Vicidolit. Kjo epoke ka marre
    fund. Mesoje edhe kete.!!!

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet,doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali qe vazhdoni te beni avokatine krimit e superkorrupsionit. March 8, 11:48

      O alpahde,kjo palo politike bastarde e Tiranes zyrtare ne dite e vite nen moton nga i jati tek i biri dhe nje djalle e gjysem pas, deri me sot ka mbetur ne kuader te llapaqenerve,qe dhe kure kane pushtet diten “grinden” kurse naten ndajne leket e krimit e korrupsionit.Prandaj dhe populli ne shumice i bajkotoje zgjedhjet e fundit parlamentare duke i nxjerre te DHJERE por “krenare”.Dhe prandaj SOVRANI,USA e BE kerkuan me force Reformen ne Drejtesi,Vettingun dhe ligjin e Dekriminalizimit.Duan apo nuke duan pjellat e mostrat e diktatures komuniste me nje barre krimesh e korrupsionesh me supe,DREJTESIA do te behet.Besoni,binduni dhe rrefehuni qe Zoti t’u meshiroje,o te pabreke qe ju gjeti dita, dhe miljonere ju ngrysi nata.Dridhuni e perdridhuni,po vjen minuti qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet dhe nuke do te kete pushtet apo leke te piset qe t’u shpetoje nga bange e akuzes tek burgun ne Rec,ne nje fund te turpshem dhe pa kthim.Binduni e besoni c’do skenare i peshtire per te vonuar Reformen ne Drejtesi,Vettingu dhe zbatimin e ligjit te Dekriminalizimit vetem se do t’u shtoje vitet e heqjes se lirise.

      Reply to this comment
  14. alfons March 8, 04:04

    “z.Beni”qe jeton ne usa!Tauland Balla e jo( palla)se jeton ne usa nuk besoj qe shtetasit amerikane e kane tradite ofendimin kete e bejne vetem ata qe jane te pa iformuar dhe te pa formuar eshte e drejta jone te japim mendim ashtu si e mendojme por kur ofendojme dalim zbuluar se kujt krahu i perkasim dhe japim mendim te nje anshem ja futim si kau peles sa per ngarkesen me “banane” qe u kap nga policia e shtetit qe drejtohet nga ministri i kabinetit Rama dhe qe mori falenderime nga usa dhe brukseli te rekomandoj te lexosh kush e sponsorizoj A.Kulicin per ngritjen e frigoriferve modern?Ty te leverdis te thuash “palla” por e verteta esht krejt ndryshe!Ndersa per sponsorizimin e tre gazetarve ivestigative amerikane mos u cudit ne se hetuesia prekuroria policia e shtetit ka te drejte ligjore edhe te paguaje per te zbuluar renjet e parave te pista te pd se tende ndonse seshte keshtu skandalet keta gazetare i mbulojne me shpenzimet e tyre per reputacin dhe per tju shitur revista .A me kuptove z B.USA?

    Reply to this comment
    • Beni USa March 9, 16:55

      Nje pergjigje per Alfons-Alphde (Alfade) dhe te gjithe ju Rilindas mavi te PPSH apo 99ça te fondacionit Soros. Une jame Demokrat por me PD kame qe 1994 qe jame shkeputur ,dhe tjetra une kame mesuar per Ameriken qe ne 1990-1994 para se te beshja banor dhe Shtetas i Amerikes ,dhe mose u ofendoni nga fjala PALL se ate e keni patur ne dore per 45 vjete te Socializmit kaqe shpejte e keni haruar parullen ;Ta Çajme rethimin(bllokaden) me PALL(shpate) ne Dore, dhe ne ato kohe para-ardhesit tuaj te PPSH po te njejten gje benin kontrabande por jo me “Banane”dhe prostitucion ,Ata per ti bere balle blokades apo Saksioneve benin te gjitha llojet e kontrabandave qe nga Cigaret mallboro etj fallco qe prodhoheshin ne Durres dhe Shkoder, nga prodhimi dhe kontrabanden e kerpit (Ashashit marjuanes) deri te shitja e armeve kontrabande etj.grupeve mafjoze ne Itali dhe gjithandej ku te mundenin , Une jame nje nga ata qe kame patur rastin te jeme ushtar kontrolli i PKK ne nje nga portet e Shqiperis dhe i kame pare keto lloje kontrabandash te pra ardheses tuaj PPSH, dhe deri importimi i Duhanit te paperdorshem Plera nga Italia dhe groposjen e tije ne teritorin Shqiptar e me keqe akoma ne nje zone ( Zona e Finiqit shtrat lumi) nga do merej dhe uje i pijshem per ate qytet bregdetar,po ashtu njofe dhe njerez qe kane bere aksion per korjen dhe grumbullimin e kerpit = Marjuanes neper fushat e Shqiperise Socialiste ,pra more Rilindas mavi e 99ca ja kush kane qene e kaluara juaj qe keni 5 vjete qe e keni RILINUR ..Na thoni ju “shoke” qe perse behet gjithe kjo zhurem tani mbase kapjes se 613 kg Kokain nga import bananesh???? , ku ishin me pare keto “zbulime” te kesaj revistave ekstremiste te majte qe sponcorizohet kryesishte nga SOROS kundra Republikanve, dhe ne ne kete raste te jete finacuar dhe nga PS per te bere zhurem qe te venitet problem I KOKAINES. Se per keto lloje finacimesh keni dhene prova dhe jeni te faktuar me vendime gjykate ju te PS ,ishit ju dhe Edi Rama qe financuat dhe ate Taksixhiun nga new jersey Bilalin “Burrin” e Edi Rames ne ballon e fushates te Obames .Mother jones eshte nje reviste e nivelit vari leshte qe lexohet vetem nga shoket tuaj me te njejtat bindje te majta (social-komuniste) , Dhe persa u perkete atyre personave te ceshtjes se “bananeve”nga Tropoja mose u mundoni ti shisni si te PD sepse jane nga vendlindja e Sales,jo more kaqola jo sepse eshte e kunderta ata jane djaj te kuqe,jane shoket tuaj,jane njerez te PS te faktuar dhe jane Çirakt e vellezerve RAMA te parit te PS dhe te parit te “partizanve” ku shkonte mjelli-kokain e “bananeve”

      Reply to this comment
  15. fteri March 8, 05:46

    Jo më kot Lulëzim Basha vrapoi para zgjedhjeve te ambasda Ruse dhe takoji Ambasdorin rusë ,tani i doli koka këtijë muhabeti ?

    Reply to this comment
  16. Arber Iliri March 8, 06:36

    Komenti i vetem,: duhen hetime nga organet kompetente.Kjo eshte cfare ka munguar e po mungon ne Shqiperi dhe kjo edhe ndarja e drejtesise nga politika.Ky Balla mire ben ne rruge politike qe denoncon por duhet te beje denoncim ne organet qe hetojne.Eshte pak llafazan partie ky djali, u ngjan Nanos e Berishes.Drejtesia eshte tjeter gje.Balla se kupton, kurse Basha e kupton ndaj eshte me i rezikshem dhe kriminel.

    Reply to this comment
  17. Natyralisti March 8, 08:48

    “Nderhyrja e Rusise”
    Eshte ky togfjaleshi me i preferuar i politikes sorosiane sot per te mbuluar deshtimet e veta.
    Nja nje vit qe vlon duke u perpjekur qe fitoren e Donald Trump kunder Hilaryt te Sorosit tja atribuoje ‘Nderhyrjes se Rusise”
    Edhe Brexit, edhe fitoret e Nacionalisteve ne zgjedhje, edhe valen e nacionalizmit neper Europe, edhe se fundi mos formimin dot te qeverise ne Gjermani, propaganda sorosiane ja ka atribuar ketij togfjaleshi “Nderhyrja e Rusise”
    Inspiruar nga ky model justifikimi, patjeter edhe qeveria Rama. Nuk eshte problem nja 20 mije dollare dhe gazetare te ndryshem te botojne c’fare te duash, aq me teper kur behet fjale per “Nderhyrjen e Rusise” qe eshte kthyer ne mode kudo ku paraqitet nevoja e sorosianeve!
    Gjeni dicka tjeter, kjo eshte qesharake, dhe me qesharake akoma e ben kur e permend nje Shvejk si Taulant Balla.

    Reply to this comment
  18. Achaia March 8, 10:19

    Për të gjitha skandalet dhe tradhëtitë që e kanë shoqëruar partinë fashiste Shqiptare PD në këto vite,Prokurorisë nuk i duhet të hetoj por vetëm tu tregoj me gisht dhomën e “Hotelit”

    Reply to this comment
  19. shpatar March 8, 11:14

    Mua keto sme interesojne fare . Ata qe e kan zbuluar le te merren me Pd .Prokuroris po ju ofruan te dhena le te hetoj .
    Me shqetsuese eshte se ne shqiptaret akoma skem te qarte piksynimet tona .Le ta mbajne miqsin me Rusin por ne te mos lejojme te na devijojne objektivat tona.
    Llogjika me shpie se Pd tashme eshte nje parti pa reputacjon .Eshte drejt falimentimit dhe ,duke njohur karakterin e saj , te tradheton kur te duash sic ka bere qe nga dita qe eshte krijuar .Lidhet me Rusin jo se ka per te perfituar ndonje kredibilitet por mban gjall frymen e fundit qe u ka mbetur . Pd ,kokat kryesore qe sot jan perball nje gjykimi ,me keto lidhje ka shpresen e destabilizimit te vendit .Nje destabilizim i situates politike ,qe ata e kan bere disa here ,ndryshon raportet dhe u ngjallen shpresat per ti shpetuar ndeshkimit . Te bejne ? U kan hapur sumen rusve .Por llogarit i kan bere gabim .SH.B.A ska per ta lejuar nje tiumf te influences ruse ne Shqiperi . Kjo do te ishte baraz me nje humbje te madhe nga cdo pikpamje qe ta shikosh. Ajo qe duhet te bejme ne si shqiptare eshte ti mbyllim shtigjet e mundesit per te na demtuar.
    Te gjitha inisjativat per reformat tek ne qellimisht sabotohen nga Pd .Aleatet kete e din shume mire dhe jan te paret ata qe po na nxisin qe te kapim ato qe na duhen per tu ven kapak sjelljeve antikombetare te Pd .
    Fatkeqsia nuk eshte vetem Luli apo Berisha. Me ta ka qene dhe eshte putana LSI.Jan te gjithe kreret e partive te Djathta qe qorrazi u shkojne pas planeve oguzeza kunder popullit shqiptare per te shpetuar nga Mega Skandalet .Vettingu nuk ecen me marshin qe duhet sepse keta jane gati te sakrifikohen per mustaqet e krye tradhetarit shekullor Sali Berisha .Jan te pakt ata qe kundershtojne Pd.Ka shume krimba qe han e lyen me bajgat e Saliut . Aleatet nuk nxitohen dhe koha pas kohe ne po shohin se si po dalin ne siperfaqe skandalet nga kokat e se Djathtes ne saj te presjonit te tyre .
    Momenti do te vij dhe athere do te kuptojme se cfare tradhetar kemi patur ne gjirin e popullit.

    Reply to this comment
  20. DETARI Atllantides March 8, 21:03

    Plasa nder vite duke shkruar se ,: pdistet nuk jane gje tjeter vetem cetnike serbo- ruse !

    Plasini komplet ne Rec ,se atje ke qejf te besh….burg !

    Reply to this comment
  21. DETARI Atllantides March 8, 21:05

    Plasa nder vite duke shkruar se ,: pdistet nuk jane gje tjeter vetem cetnike serbo- ruse !

    Plasini komplet ne Rec ,se atje ke qejf te besh….burg !
    Ahhhh, harrova ,merrni dhe ….mirelet e tyre tu bejne frsk atje……..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*