Çfrymëzime të frymëzuara nga ca e ca në parlament

September 24, 2016 12:04

Çfrymëzime të frymëzuara nga ca e ca në parlament

 

Nga Ilir Metaj

 

1.Kur Trump deklaroi se Hillary Clinton ishte e sëmurë, askush nuk e besoi. Menduan të gjithë se ishte fishekzjarr fushate.

Por ngjarjet e fundit treguan se Hillary vërtetë pësoi një pneumoni dhe nuk u ndje mirë.

Si arriti Trump të kishte një informacion të tillë për diçka që do të ndodhte në të ardhmen?! Mos vallë Trump është jashtëtokësor?! Mos vallë ai është tokësor, por ka patur komunikim me jashtëtokësorë, nga të cilët mori atë informacion?!

Keto janë pyetjet nga 1 milion dollarë/copa që po pështjellojnë Amerikën e më gjerë. Mijëra kombinime konspiracionesh po qarkullojnë ngado anë e mbanë globit. Por vetëm supozime. Asgjë e saktë.

E pra, erdhi momenti të mësoni të vërtetën. Në sajën time sigurisht. Po ua zbuloj unë këtë “secret-leaks” botëror. Nuk ka nevojë të më falenderoni. Po e bëj vetëm për të mirën e njerëzimit. Po e bëj të shkruhet saktë në librat e historisë, pa hamendësime arkeologësh pas do shekujsh:

Trump e mori atë informacion nga…qytetari dixhital.

  1. Pastaj ai më tha:

“E kam vendosur. Edhe e fejuara është dakord. Do bëjmë dy fëmijë. Një vajzë dhe një djalë. Vajza duam të bëhet shkencëtare, prandaj emrin do ia vëmë 0123456789, ngase, duke mësuar emrin e saj, automatikisht do mësojë të numërojë. Pra, do e ndihmojmë të bëhet e zgjuar që e vogël.

Ndërsa djalit do ia vëmë emrin 012. Aq i mjafton për zgjuarsi, se më shumë i prish punë, ngaqë duam të bëhet deputet kur të rritet.”

 

  1. “Mos u shqetëso e dashur. Më ke mua. Mbështetu te unë. Vije kokën në gjoksin tim…ashtu. Vazhdo qaj se të bën mirë, të çliron. Po, mbështetu..ashtu…Zgjati edhe ca duart e më ndrys pak këmbët, ndërsa vazhdon të qash…ashtu. Mbështetu te unë. Ndaj më ke mua…”

* Njësoj si politika dhe populli, e ke parasysh?

 

  1. Dhe kandidati filloi të fliste:

– “Të nderuar bashkëqytetarë, siç e dini tashmë, pasi u mendova gjatë, më në fund, vendosa të pranoj lutjet tuaja që unë të kandidoj për ju. E di që ky vendim imi u ka bërë tejet të lumtur. Më meritoni të nderuar, më meritoni…domethënë e meritoni të jeni të lumtur doja të thosha.

Pra bashkëqytetarë të nderuar, siç e thashë, pasi lutjet tuaja morën vëmendjen time dhe, për fatin tuaj, edhe pranimin tim, tani po u bëj një prezantim të shkurtër por thelbësor të vetvetes time që të më njihni kush jam.

Të nderuar, që i vogël dëshira ime më e madhe ka qenë paqja nëpër botë.

Kjo tregon sesa i pjekur kam qenë që fëmijë, pra e merrni lehtë me mend sa i pjekur jam tani që jam i rritur.

Mua më pëlqen shumë sporti dhe jam i apasionuar ndaj yçit dhe damit.

Kjo tregon pra natyrën time aktive e gjithmonë në lëvizje. Gurësh.

Dmth, nuk do lë gurë pa levizur edhe për ju.

Mua më pëlqen shumë edhe muzika. Eh muzika…kur e dëgjoj, ndiej të ngrihem lart, lart…Sidomos kur e dëgjoj në ashensor. Por më pëlqen vetëm ajo e bukura ama. Do thoni juve që ajo u pëlqen të gjithëve. Por jo bashkëqytetarë të nderuar, se ja, psh, të shurdhët nuk e thonë dot këtë.

E pra, unë do të jem aq muzikë e bukur për veshët tuaj, sa edhe të shurdhët do më

pëlqejnë.

Me këtë rast, ju lutem një duartrokitje për komunitetin shurdh. Ashtu.

Të nderuar bashkëqytetarë, unë e di që dashuria ime për ju, por edhe e juaja për mua ka qenë dhe është e jashtëzakonshme pavarësisht se deri më sot ç’është e vërteta, nuk e kemi njohur dhe nuk jemi takuar ndonjëherë me njëri-tjetrin.

Domethënë nuk jemi takuar kështu si sot, sepse ne jemi takuar e kemi folur gjithmonë në ëndrrat e njëri-tjetrit. Sepse të tilla janë dashuritë e mëdha si kjo e jona të nderuar bashkëqytetarë.

Ok pra, tani që e patët fatin të më njihni edhe për shkak të vetëprezantimit thelbësor që u bëra, stafi im do t’u shpërndajë të gjithëve kartvizitën time. Aty keni edhe adresën time të email-it, ku ju duhet të më thoni me dy-tre fjalë kush jeni dhe çfarë halli doni t’u zgjidh (pa u zgjatur shumë ama) dhe, ç’është më kryesorja, do më shkruani pse mendoni të gjithë që unë jam perfekt. Këtu zgjatuni pa merak.

Ok, pra, flm, klm ju puth dhe ju përqafoj shumë- shumë të gjithëve! Ciaooo.”

 

* Sa më lart janë marrë nga libri im: “U përpoqa të vizatoj një qark të mbyllur, po nuk arrita dot sepse nuk dija ku ta filloja, arsye kjo që më ndalon edhe sot të shkruaj këtë libër.”.

September 24, 2016 12:04
Komento

6 Komente

  1. sarkastiku September 24, 12:29

    Humorbi zi nota 10.

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati September 24, 19:04

      o Ilir ti flet me gjuhen e Ezopit sikur je ne diktature dhe ke frik te flasesh hapur

      Lere ore kete humor kinez qe ta mburin keto budallackat ketu ,qe jane shoqet e tua ,dhe qe kane IQ me te ulet se IQ of my ass

      Fol ore tamam per shqetesimet qe ka ai qyteti jot qe esht bere si germadhat e Alepit

      Pastaj, Aty u miratua nje ligj per plehrat dhe po u vu ne jete ai ligj qyteti jot do vdesi i pari , se turizmi do mari fund pergjithmone
      Se nuk vjen njeri ne nje shtet qe Eksporton plehrat
      Vetem opinioni qe krijohet nga eksporti i plehrave esht shkaterues , mendo per te tjerat

      Ndaj fol per hapur e me kurajo per shqetesimet qe jane tamam shqetesime

      Reply to this comment
      • Doku September 24, 19:32

        Sa i squt je ti e ass yt dukesh nga cshkrun e cke kuptuar. Me bukur paster e qart sa cshkrun Iliri nuk ka. Pobtibdo jesh msu me shkrimet e diktatures o Mondo e do ate lloj cilsie idiote gazetash zp. Te kisht m shume si Iliri. Njers te till mungojn. Jan shtu plerat.

        Reply to this comment
  2. Merita September 24, 13:50

    Je i mrekullushem Ilir Metaj.

    Reply to this comment
  3. Briklona September 24, 16:30

    Ilir bravo!
    Si gjithmone, per ata qe kuptojne!

    Reply to this comment
  4. illo September 24, 19:50

    Je shume I sforcuar dhe aspak natyral . Gjej menyre me te sinqerte te shprehuri . Je artificial . ke shkruar me mire , me pare . I. Foto

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*