Champions, Bajerni fiton, por Barcelona në finale

May 12, 2015 22:32

Champions, Bajerni fiton, por Barcelona në finale

Bajerni i Mynihut arriti të fitoi në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës në “Allianz Arena” me rezultatin 3-2, por kjo fitore nuk mjaftoi për gjermanët, pasi Barcelona është finalistja e parë e Champions League, duke qenë se fitoi ndeshjen e parë në Spanjë 3-0.

Gjermanët arritën të shënojnë që në minutën e 7-të me anë të mbrojtësit Mehdi Benatia dhe krijuan idenë e një përmbysje historike, por nuk rezultoi kështu. Braziliani Neymar bëri që përmbysja e madhe të mbesë një ëndërr për tifozët bavarezë, pasi shënoi dy herë, në minutën e 15-të dhe 29-të të pjesës së parë, e cila u mbyll me rezultatin 1-2.

Në 45 minutat e dyta vendasit u treguan më kërkues e agresivë, ndërsa Barcelona kërkoi të menaxhonte rezultatin. Megjithatë Robert Lewandowski dhe Thomas Mueller e rikthyen Bajernin në avantazh, por vetëm kaq, pasi në fund Barcelona ishte ekipi që fitoi të drejtën për të qenë në finalen e madhe të Berlinit, me rezultatin e përgjithshëm 3-5.

Mbrëmjen e së mërkurës do të luhet edhe ndeshja e kthimit e gjysmëfinales tjetër mes Realit dhe Juventusit. Ndeshja e parë mes dy ekipeve ka përfunduar 2-1 në favor të italianëve.

May 12, 2015 22:32
Komento

3 Komente

  1. gegetoske May 13, 01:36

    Pes spanjolle te Bajernit kunder Barcelones! Turp per gjermanet qe akoma mbajne ne stol nje njeri qe i ka shitur ndeshjen qe para nje jave! TURP per Bajernin qe ka lene fatet e veta ne dore te nje trafikanti te felliqur, qe me lojen e parapregatitur i dha ne dore te barcelones gjithcka i duhej per te fituar!
    Shembulli kryesor: Miler, Lahm dhe Shvajn-SHPIRTI GJERMAN I KUPES SE BOTES 2014-largohen nga loja! VEREFIKOJENI dhe me gjykoni!
    BAJERNIN e poshteroi dhe e shiti —PEPE MUT GUARDIOLA!
    ( Po te kisha mundesi,do ta largoja me ceremoni duke e poshteruar nga stoli i Bajernit. Ne qoftese drejtuesit e Bajernit nuk e kuptojne kete,aq me ben! Me vjen keq per tifozerine Gjermane, te poshteruar aq shume nga ai bastard spanjoll).

    Reply to this comment
  2. gjembaci May 13, 11:20

    po ,ashtu eshte .
    guardiola i vrau bajernit gjene me te shtrenjte ,shpirtin ,por ironikja eshte se kete gje e dinte presidenca gjermane e bajernit qekur e mori guardiolen .
    ne se dhia ja pa njehre te vtme deles ,nuk duhet amplifikuar kjo gje .
    pastaj bajernit per te qene i sinqerte gjithmone i kane munguar lojtaret super-teknike dhe inteligjente ,me perjashtim te breitnerit dhe oweratit,per te aplikuar ate tip futbolli qe guardiola e importoi kur erdhi nga barcelona .
    sa me pare duhet hequr guardiola dhe te mar nj etrajner gjerman .
    bajerni per keto vite ka bere dhe gabimin e dyte qe ka blere cdo lojtar te mire ne gjermani ,duke dobesuar rivalet dhe duke zhdukur konkurencen .
    kjo rruge ,nuk kishte shteg te hapur per bajernin .

    Reply to this comment
  3. Pipi May 13, 18:23

    Ja keni fut kot, si “kau peles”, te dy Gegtoska dhe Gjembaci. Nuk flitet me tifozllik te semure per figura te tilla, si Guardiola. C’mund te besh me shume kunder Barcelones me gjysmen e skuadres ne infermieri?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin