Champions/ Interit s’i lejohet humbja në Dortmund, në fushë edhe Barça, Liverpool e Napoli

November 5, 2019 12:13

Champions/ Interit s’i lejohet humbja në Dortmund, në fushë edhe Barça, Liverpool e Napoli

Nëse do të kalojë në 1/8 e Championsit ,Interi nuk duhet të humbasë sonte ndaj Dortmundit në ndeshjen e katërt në grup duke nisur nga ora 21:00.Asamoah,Gagliardini dhe D’Ambrosio mungojnë. Sensi është në dispozicion por Vecino pritet ta nisë titullar. Për trajnerin Conte kjo përballje është e rëndësishme dhe sqaron:

“Kush pret nga ne që të rrimë në mbrojtje e ka gabim”. Interi e fitoi duelin e parë 2-0 ndërsa ka rekord pozitiv ndaj verdhezinjve. Dortmundi nuk ka shënuar gol në tre ndeshjet e fundit në shtëpi në Champions por ndaj zikaltërve i duhen vetëm tre pikët.Goetze do jetë titullar ndërsa në dyshim prej dëmtimit është Marco Reus.

Barcelona pret në 18:55 Slavian e Pragës në “Camp Nou” në ndeshjen tjetër të grupit F. Katalanasit duan fitoren për të hipotekuar kalimin më tej ndërsa trajneri kërkon që ekipi të rikthehet në formën e mirë me treshen sulmuese Dembele-Messi-Griezmann.

Liverpool kampioni në fuqi nuk humbet prej 23 ndeshjesh në shtëpi dhe sonte ndaj Genk përgatitet për një tjetër goleadë por që nuk mund t’i sigurojë gjithsesi kualifikimin. Po në grupin E Napoli pret Salzburg në “San Paolo”. Një fitore e të kaltërve e kombinuar me barazim apo humbje të Genk bën që ekipi i Ancelotti-t të kalojë në 1/8. Në grupin H në Londër përballen kryesueset e grupit Chelsea dhe Ajax ndërsa Valencia pret Lille. Ndërkaq duelet e grupit G janë Zenit-Lajpcig dhe Lyon-Benfica.

o.j/dita

November 5, 2019 12:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*