Champions, Junajtid synon mrekullinë

March 19, 2014 15:12

Champions, Junajtid synon mrekullinë

Mançester Junajtid do të kërkojë një mrekulli sonte në Ligën e Kampionëve përballë Olimpiakosit, në ndeshjen e orës 20:45. Anglezët duhet të përmbysin humbjen 0-2 për t’u kualifikuar.  Manchester Junajtid do tw pwrpiqet tw pwrmbysw humbjen 0-2 me Olimpiakosin. Dejvid Mojes, trajneri I Mançester Junajtid, thotë se nuk është nën trysni në prag të duelit vendimtar në Champions ndaj Olimpiakosit. Humbja 0-2 e ndeshjes së parë në Greqi do të thotë se anglezët do të kenë nevojë për një mrekulli. Pavarësisht pozicionit jo të mirë si në Premier Ligë ashtu dhe në Champions, Mojes duket i qetë dhe nuk e mendon shkarkimin. “Ne nuk kemi folur kurrë për shkarkimin. Ne kemi diskutuar për të ardhmen. Kemi bërë plane të rëndësishëm për vitet që vijnë. Unë kam një kontratë të sigurt sepse ky klub nuk ka një vizion me afat të shkurtër, por për një kohë të gjatë. Humbja me Liverpulin na mërziti, por ajo përfundoi dhe ne duhet të shohim përpara”, tha Moyes. Përballë tij, Miçel, trajneri spanjoll i grekëve që mbron kolegun thotë se “Mojes ka punuar shumë, por rezultatet nuk e kanë treguar këtë gjë. Unë nuk dua të mund Mojesin, por të kualifikohemi për më tej. Ne e dimë se nëse mundim Mançester Junajtid, kjo do të jetë fantastike”. Por nga ana tjetër shtypi anglez ka disa muaj që e ka gozhduar trajnerin e “djajve”.  Rezultati ndaj  Olimpiakosit pritet të qartësojë situatën te bankina e Mançester Junajtid.  i.k

March 19, 2014 15:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*