CHAMPIONS LEAGUE / Juventus përmbys Man. City, edhe United bie në Holandë

September 16, 2015 07:00 Updated

CHAMPIONS LEAGUE / Juventus përmbys Man. City, edhe United bie në Holandë

Reali Madridit përmbushi parashikimet duke fituar 4-0 në “Santiago Bernabeu” përballë Shakhtar Donetsk.

Në pjesën e parë ishte Benzema që shënoi pas një gabimi të Pyatov, ndërsa në fraksionin e dytë dalja me të kuq e Stepanenkos në të 50-ën, ia bëri gjërat më të thjeshta formacionit të Benitezit, që realizoi dhe 3 herë të tjera me Cristiano Ronaldon, dy prej të cilëve portugezi i realizoi nga pika e bardhë.

PSG-ja gjithashtu nuk fali përballë Malmoes duke fituar pa shumë probleme me rezultatin 2-0, pas golave të shënuar nga Di Maria në pjesën e parë dhe Cavani në të dytën.

Në Grupin D, Juventus, në krizë në Serie A arriti të fitojë në Manchester përballë City-t madje me përmbysje.

Të tre golat e sfidës u shënuan nga italianët, me Chielinin që fillimisht devijoi gabimisht një top në rrjetën e tij e më pas Mandzukic dhe Morata përmbysën gjithçka për bardhezinjtë duke i dhënë 3 pikët e para.

Sevilla nuk hasi probleme ndaj M’Gladbach, duke zgjidhur ndeshjen në pjesën e dytë me gola të Gameiros, Banegës dhe një autogol të Sommer. Në Grupin C fituan dy skuadrat favorite Benfica dhe Atletico Madridit.

“Los Colchoneros” zgjidhën gjithçka shumë shpejt përballë Gallatas me dy gola të Griezmann, ndërsa portugezët triumfuan 2-0 pas realizimeve të Gaitan dhe Mitroglou.

Në Grupin B, Wolfsburg shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë dhe një gol të blerjes së verës Draxler për të marrë 3 pikët ndaj CSKA-së ndërsa Van Gaal dhe Manchester United u mposhtën pikërisht nga një skuadër holandeze, me PSV që fitoi 2-1 ndaj “Djajve të Kuq.”

September 16, 2015 07:00 Updated
Komento

1 Koment

  1. perkthyesi September 16, 08:10

    Nje fiasko e madhe e klubeve angleze! Priten me kureshtje sot ndeshjet e Arsenalit dhe Chelsea!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*