Champions League/ Partizani merr një barazim ndaj Qarabag

July 10, 2019 20:43

Champions League/ Partizani merr një barazim ndaj Qarabag

Skuadra e Partizanit e ka nisur aventurën e saj në Champions League me një barazim. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, Partizani ka mundur të marrë vetëm një barazim 0-0 ndaj Qarabag.

Të kuqtë e drejtuar nga italiani Franco Lerda patën disa raste për shënim, dhe iu afruan golit më shumë me Bjelicën, i cili goditi traversën pas zhvillimeve të një goditjeje këndi në pjesën e dytë.

Në 30 minutat e fundit, Partizani u fokusua më shumë te mbrojtja, duke mos lejuar ndëshkimin nga ana e skuadrës Qarabag.

Pas këtij barazimi, kualifikimi i njërës prej skuadrave do të bëhet në datën 17 korrik, kur do të luhet ndeshja e kthimit.

e.ll./dita

July 10, 2019 20:43
Komento

1 Koment

  1. Feniks July 10, 23:01

    Ne ndeshjen e sotme ndaj Qarabakt skuadra e Partizanit u tregua si nje skuader amatoresh perpara mjeshrave azere!
    Ky disnivel vihej re qe n veprimet pa ide taktike si gjate lojes me top ashtu edhe pa tp!
    Lojtaret dukeshin sikur nuk kishin luajtur kurre me njeri tjetrin dhe reparte nuk dublonin njeri tjetrin!
    Ne shumicen e rasteve lojtaret vepronin individualisht aq shume sa as Messi nuk do guxonte kaq teper,prandaj deshtonin jo vetem me prpunimin e topit,ne pasimet ,por ralle benin ndonje triblim!
    Shumica e pasimeve te topave beheshin me pasaktesi dhe psikologjikisht dhe fizikisht skuadra dujej tejet e raskapitur!
    Si pasimet ashtu edhe stopmet e topave nga te gjithe futbollistet beheshin si amatore!
    Dukesh qarte se gjate stervitjeve lojtaret nuk e kane praktikuar pasimet ne kuadrat,ndersa pasimet e gjata ishin jo vetem te ralla,por edhe te gjitha te pasakta!
    Skuadre sulmin e organizonte shume ngadal,te lexueshem,me shume pasime horizontale,gje qe nuk krijonin befasi para portes kundershtare!
    Shkurt:
    Skuadra dhe traineri deshtuan ne kete takim dhe nuk dhane asnje shenje se ne takimin e ardheshem do bejne ndonje surprize!
    Nuk e di se me cfare eshte marre traineri ne fazen pergatitore,por ne gjykimin tim skuadra dukej sikur kishte ardhur per piknik!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*