Chelsea fiton me përmbysje, zhgënjen Liverpool…

August 20, 2016 18:33

Chelsea fiton me përmbysje, zhgënjen Liverpool…

Chelsea ka fituar me përmbysje, 2-1 ndaj Watford, duke ruajtur hapin e Manchester United dhe Manchester City me pikë të plota në krye të Premier League. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Watford shënoi i pari me anë të Capoue, në minutën e 55-të, ndërsa dhjetë minuta para fundit Michy Batshuayi barazoi rezultatin, pasi portieri Gomes nuk arriti të kontrollojë goditjen e Hazard. Ndërkohë, pak çaste para fundit, ashtu si në javën e kaluar, Diego Costa u gjend në vendin e duhur në momentin e duhur dhe shënoi golin e fitores për “blutë” e Londrës.

Liverpool pësoi humbjen e parë në këtë edicion të Premier League, teksa u mposht 2-0 nga Burnley. “Të kuqtë”, entuziastë, pas fitores 4-3 në fushën e Arsenal, u thyen në transfertën e dytë sezonale me dy gola të pësuar që në pjesën e parë nga sulmuesit Vokes dhe Gray. Vokes shënoi pas dy minutash lojë, ndërsa në fundin e pjesës së parë Gray vulosi fitoren për ekipin e ardhur nga kategoria e dytë, teksa Liverpool nuk pati forca për të bërë asgjë në pjesën e dytë.

Në ndeshjet e tjera, befason Hull City. Ekipi i ardhur nga kategoria e dytë, pasi mposhti Leicester në javën e parë, fitoi edhe 1-0 në fushën e Swansea. Shaun Maloney shënoi golin e fitores, dhjetë minuta para fundit. Ndërkohë spikat edhe fitorja në transfertë e Everton që e ktheu humbjen 1-0 në fitore 1-2 ndaj West Bromuic Albion. Tottenham mposhti 1-0 Crystal Palace në saj të golit të shënuar nga Victor Wanyama, dhjetë minuta para fundit.telesport.al

August 20, 2016 18:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*