Chelsea-Mourinho, bashkë deri më 2019-ën

February 20, 2015 13:45

Chelsea-Mourinho, bashkë deri më 2019-ën

Jose Mourninho mund të qëndrojë te Chelsea deri në vitin 2019.

Mediat britanike kanë zbuluar se klubi londinez po përgatit rinovimin e kontratës aktuale të portugezit, që skadon në verë të 2017.

Pozicioni aktual i Chelsea-t në krye të Premier League, por edhe ecuria në Champions League, e kanë bindur manjatin rus Roman Abramovic, që t’ia zgjasë edhe për dy vite të tjera kontratën 52-vjecarit, por sigurisht firma në kontratën e re pritet të hidhet në fund të sezonit aktual.

Gjithçka varet nga trofetë që Chelsea do të fitojë në këtë sezon.

Në Premier League, londinezët janë të shkëputur me 7 pikë më shumë se Manchester City dhe me të drejtë konsiderohen favoritë për ta ngritur lart trofeun.

February 20, 2015 13:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*