‘China Everbright’ synon ta shndërrojë Shqipërinë në nyjë logjistike

May 5, 2016 10:28

‘China Everbright’ synon ta shndërrojë Shqipërinë në nyjë logjistike

Grupi Everbright i cili bleu të drejtën e menaxhimit të aeroportit ndërkombëtar të Tiranës synon ta kthejë Shqipërinë në një qendër logjistike për të transportuar mallrat kineze.

Chen Shuang, drejtor ekzekutiv (CEO) i Grupit Everbright, foli për herë të parë për CRI Shqip pas blerjes së aeroportit të vetëm të Shqipërisë.

“Karakteristikë e theksuar e Shqipërisë është eksportimi i krahut të punës dhe mendoj se punësimi brenda vendit është ende një problem i madh. Nëse do të mund të përfundojmë sipas planit krijimin e qendrës logjistike, kjo gjë do të jetë në favorin e rritjes së punësimit në Shqipëri,” thotë Chen.

Grupi kinez do të vazhdojë t’i qëndrojë besnik menaxherëve ekzistues për të vazhduar punën e administrimit të kompanisë së re. Ndërkohë që blerja e Everbright-it pret miratimin e qeverisë shqiptare, drejtori ekzekutiv Chen Shuang shpreson që pas realizimit të projekteve të parashikuar, Kina mund të bëhet vendi më i madh investues në Shqipëri

China Everbright ka themeluar katër fonde për bashkimin dhe blerjen e kompanive të tjera. Bashkimi dhe blerja e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës u realizua nëpërmjet të katërtit që është Fondi i Infrastrukturës dhe nëse blerja rezulton e suksesshme Everbright synon që në të ardhmen të formojë “Grupin e Aeroporteve” për Europën Qendrore e Lindore.

“Ky është projekti i parë. Prandaj realizimi i tij me sukses ka rëndësi të madhe për zhvillimin e ardhshëm të biznesit tonë jashtë vendit,” i tha Chen CRI Shqip.

“Kjo është jo vetëm në favor të ndërtimit të infrastrukturës, por edhe për eksportimin e aeroplanëve të prodhuar nga Kina. Ashtu si Kina po eksporton tani në vendet e tjera trenin e saj (dhe hekurudhën) e shpejtësisë së lartë, në të ardhmen ne mund të eksportojmë edhe aeroplanët,” thekson Chen.

I pyetur nga CRI Shqip për vendosjen lidhjes së transportit ajror midis Kinës dhe Shqipërisë, Chen thotë se: “Vendosja e një linje të drejtpërdrejtë fluturimi nga Pekini në Tiranë kalon nëpërmes një procesi të ndërlikuar miratimesh, prandaj si fillim mund të përdoren aeroplanë ‘charter’ (për turistët).”

Sipas Chen, kjo bëhet për të përmbushur kërkesat e turistëve kinezë që shkojnë jashtë vendit si dhe duke pasur parasysh që Shqipëria dhe vendet rreth saj kanë burime të pasur turistike.

May 5, 2016 10:28
Komento

5 Komente

  1. spata May 5, 11:06

    Jam shume skeptike si Preci .Nuk do shohim me fytyra amerikane e evropjane ne ekonomine shqiptare por kinez te verdhe e barkepangopur !!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  2. olimpia May 5, 15:10

    Drama është gracka, ku shpirti i mbretit kapet si laraska……është përkthimi hyjnor i Shekspirit nga i madhi Fan Noli.Kjo do të kishte vlerë për politikën tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare.Të gjithë vëndet europianolindore, duke shfrytëzuar gogolin rus, u futën në BE , NATO, morēn miliarda dollarë dhe rritën mirëqënien, ekonominë, duke kaluar edhe disa vënde të Europës jugore.Por edhe duhet të luajmë.Hapni dyert, bëni investime sepse në të kundërt Kina për Shqipërinë është kurdoherë gati….dhe me investime që mund ta kthejnë Shqipërinë në një Hong Kong euripian…..

    Reply to this comment
  3. ODISEJA May 5, 21:04

    KETA JANE KINEZE TE SHARTUAR DHE JANE VELLEZERIT E ATYRE QE SHKATERRUAN E RRUJTREN SHQIPERINE NE KETO 25 VITE dhe do bejne te njejten gje si inglizi amerikoni kanadaja hollanda arabija e te tjere SHKATERRIM VJEDHJE PERVETESIM DHE “LLOGISTIK ” DO TE THOTE TRANSPORT NE DET AJER DHE TOKE E NENTOKE FUSHE E MAL DHE DO MBUSHET SHQIPERIA ME HALETE E PLEHRAT E GJITHE KETYRE QE DO KALOJNE E PARAKALOJNE NE ATDHEUN TONE TE MJERE !

    Reply to this comment
  4. ODISEJA May 5, 21:06

    KETA JANE KINEZE TE SHARTUAR E TE KORRUPTUAR DHE JANE VELLEZERIT E ATYRE QE SHKATERRUAN E RRUJTREN SHQIPERINE NE KETO 25 VITE dhe do bejne te njejten gje si Inglizi Amerikoni Kanadaja Hollanda Arabija Turqia Greqia Serbija e te tjere vetem SHKATERRIM VJEDHJE PERVETESIM DHE “LLOGISTIK ” DO TE THOTE TRANSPORT NE DET AJER DHE TOKE E NENTOKE FUSHE E MAL DHE DO MBUSHET SHQIPERIA ME HALETE E PLEHRAT E GJITHE KETYRE QE DO KALOJNE E PARAKALOJNE NE ATDHEUN TONE TE MJERE !

    Reply to this comment
  5. Adih May 23, 16:34

    Sa per sqarim sot ne kine nje puntor i kualifikuar mer per nje dite pune 3 deri ne 4 euro ne dite .Keta japin edhe ryshfet ,bile te majme ,eshte fitore per ata qe do jene ne pushtet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*