Schmidt: Stop blerjes së votave, mos u merrni me peshqit e vegjël

February 15, 2019 12:32

Schmidt: Stop blerjes së votave, mos u merrni me peshqit e vegjël

Reporteri për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman, i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalojë blerjen e votave në zgjedhjet lokale, si dhe PS t’ia dëshmojë këtë opozitës.

“Nëse doni të hapni negociatat me BE stop blerjes së votave në zgjedhjet lokale: qeveria e partia e saj ta dëshmojë këtë ndaj opozitës. Gjithashtu qeveria  të merret me kapobandat e jo me peshqit e vegjël.  Ajo të respektojë parlamentin dhe pavarësinë e gjyqësorit”, deklaron Christian Schmidt.

Kujtojmë që Schmidt, ministër në qeverinë e Angela Merkelit vizitoi Shqipërinë në nëntor 2016 dhe ishte i pari politikan europian që denoncoi publikisht në median gjermane  problemin e kanabisit. Para një muaji Schmidt u zgjodh reporter për Shqipërinë nga grupi parlamentar, funksion që ishte mbajtur  Thorsten Frei.

Deklarata e plotë:

Mbi situatën aktuale në Shqipëri:

Rruga drejt anëtarësisë në BE është plot sfida. Qeveria e sotme duhet të dëshmojë se është në gjendje të respektojë Parlamentin e pavarësinë e gjyqësorit.

Rruga e nisur me vetingun po jep frutet e para. Por duhet avancuar në mënyrën e duhur pasi ka shumë për të bërë. Në mënyrë të veçantë duhet të japin llogari para gjykatës Kapobandat e Kriminalitetit të Organizuar dhe jo vetëm “peshqit e vegjël”.

Matës për hapat e mëtejshëm drejt BE do të jenë zgjedhjet lokale së afërmi. Ato duhet të mbahet të lira dhe pa blerje votash. Kjo kërkon transparencë nga qeveria  e partia në pushtet përkundrejt opozitës dhe zgjedhësve.

Unë i uroj sukses të gjitha forcave të angazhuara për një Shqipërinë në BE!

 

o.j/dita

February 15, 2019 12:32
Komento

13 Komente

  1. asd February 15, 12:36

    Ore z. Scmidt, ketu duhet ndryshuar kodi i Zgjedhjes Elektorale. Keta po u futen ne zgjedhje me ligjin aktual, do rrihen neper lagje kush ta jape i pari trasten me miell.

    Reply to this comment
    • Turp - Klubi Kristian nuk do te pranoje bijte dhe bijat e Kastriotit legjendar February 15, 19:27

      Bullshit – PD dhe LSI jane kampionet e blerjes dhe vjedhjes se votave. PS nuk ka vjedhur asnjehere votat. Prandaj te mos thuahs asnje fjale per opoziten eshte jonormale. E dime qe negociatat nuk do te hapen sepse Luli dhe Monika do te therrasin ‘kapeni hajdutin e votave’ kur do te vjedhin vete vota. Dhe keshtu kjo do tju sherbeje juve te BE-se per te mos hapur negociatat. As qe i duam negociatat me ju. E dime qe e keni Klub Kristian dhe nuk mund te pranoni popullin e George Castriotit ne Klubin tuaj te shemtuar edhe pse ju shpetoj bythen nga osmanet. Prandaj, ik pirdhu ti me gjithe Klubin tend dhe na ler rehat te ndertojme Shqiperine ashtu sic e duam, pa hajdute e kriminele si Luli, dobici i Vicidolit dhe ai bllokaxhiu i presidences.

      Reply to this comment
  2. ETHEM February 15, 13:11

    KY GJERMAMI BEN THIRRJE SI LIL-SALIU.ORE GJERMAN.THUAJ LULIT TE MIRATOI KODIN ZGJRDHOR QE PO E SABOTON.SQROE SE NUK FITON DOT ME DHUNE SI SALIU NE 96,97,98,O9,11.TE HEQ DORE NGA KERCENIMET SI HITLERI JUAJ NE L.2.B
    PIKE.

    Reply to this comment
  3. Adih February 15, 14:12

    Herr Schmidt ,duhet ndryshuar kodi zgjedhor . Keshtu ne keto kushte ,per ke te votojne Shqiptaret ? Eshte e njejta bajge e ndare ne tre pjese .Pa ironi , na thoni ,per ke pjese te bajges te votojme ne te mjeret ? Mos haroj te ju pyes ,akoma nuk e keni kuptuar ju , miqte tane Gjermane , se keta politikanet tane mbare ,,nuk e duan integrimin ne BE .Keta i tremben diktatit dhe transparences se ligjit te BE..Se ne populli Shqiptar kemi kohe qe e kemi kuptuar ..Me keqeardhje per ju .Eshte e vetmja shprese ,per tu bere ky vend ,eshte vetem SPAK..Harroini zgjedhjet ,se nuk ka as edhe nje gje prej tyre , ska as edhe nje bereqet e interes ,ju garantojme , qe do jemi , e do qendrojme kurdohere si sot , ne vend numuro .

    Reply to this comment
  4. PSE ? February 15, 15:57

    Keta ekstremistet e djathte europiane degjojne vetem nga njeri vesh ! Vetem ato qe trillon e vjell cdo dite monstra shkaterrimtare e shqiptareve , bajraktari serb i Vicidolit ! Ku ishin keta plehra , kur Saliu i vidhte votat dhe mbushte me lopate kutite e votimit dhe nuk pranonte te hapte as edhe nje nga kutite e votimit , ose te pakten vetem dokumentacionin qe shoqeronte ato , por e udhezonin per te provokuar opoziten e atehereshme , duke i djegur ne menyre demonstrative ato ! Keta jane naziskine , demagoge deri tek thonjte e kembeve , sikurse ai plehra i OSBE-se , austriaku mustaqe m…i , qe deklaronte se zgjedhjet e vitit 1996 ne Shqiperi ishin me te ndershmet ! Ja , deri ku mbrrin “ndershmeria” e nje nazisti te diteve te sotme !

    Reply to this comment
  5. PO , PO February 15, 16:17

    Opozita kriminale tek ne , sigurohet se mund ta rimarre pushtetin vetem me dhune , me shantazhe e vetem ne tavoline , ajo ndihet e sigurte vetem po te rrezoje me dhune qeverine e ligjeshme qe kemi sot . Kete kerkoni ju rekordmenet e “demokracise” naziskine , duke dale edhe me hapur e shantazhuar ne menyren me te turpeshme mazhorancen ne Shqiperi ?! Po vjen koha t`iu themi , se iu kemi dhjere ne Europen tuaj e ne demonizimin e saj . Nuk na duhet fare hyrja ne BE , ndaj do ta shtyjme ne nje situate me te favoreshme per ne ! Ju jeni bere njesh me armikun me te madh te shqiptareve , bajraktarin serb te Vicidolit , te cilin e inkurajoni dhe nderseni si qen te terbuar , ashtu sikurse benin me Xhafer Deven , ne kohen e luftes baballaret tuaj !

    Reply to this comment
  6. Europa kurve plake me pamjen e Doris Pack. February 15, 18:13

    Kari Schmid, keto thirrje perse nuk i keni bere ne kohen e komunistit Sali qe e degjeneroj Demokracine, nepermjet grabitjeve te votes diten per diell ne syte e Ambasadoreve, qe ndoklush prej tyre u be edhe numerues dhe perseri ja vodhi.
    Peshqit e medhenj……. Peshkaqenet nuk i arreston dot kjo Qeveri, se i prisni e percillni per vizita sa ne Bundestag dhe ne Parlamentin Evropian, nga Sali Kar-axhic, Lul Shalengjiturin Famir Mehdi (Cami), urdherues e zbatues te masakres se Gerdec-Hirashimes, pushkatimet ne bulevard, grushtet e shtetit te bera duke pushtuar \Ministrite dhe TVSH, ku paten perkrahjen nga CDU?SDU qe ti koke lope perfaqson e na del burre i mire.
    Nuk duam te hyjme ne BE e mos na cani me karin, more vesh, KARIN.

    Reply to this comment
  7. Fidel Kastro February 15, 18:14

    PERPARA TRUSHPELARE PER FITORJE TE REJA!!!!!

    Reply to this comment
  8. Xha Braho February 15, 20:32

    Cfare flet more i handakosur?. Duart gjakatare te vjedhjes se votave jane ato te cerdhes kriminale qe ti e quan opozite qe fillojne qe me Referendurin e Kushtetutes ne 1994 vazhduan me vjedhjen e votave ne 1996 dhe kulmuan m dhunen kunder socialisteve ne cdo qender votimi. Pushtetin ne tavoline ta harrojne hienat e PeDes. Dhe ti gjerman mos ha shume nga canaku I SHQUP-it se do toksikohesh.

    Reply to this comment
  9. info analitike February 16, 07:07

    O Neti cfare thote qy gjermani keshtu more! Na i trajton votat si fiqte e lali Erit kur ato shprehin vullnetin e popullit ne unitet te celnikte rreth partise. Thuaji ndonje gje ketij se ke me kredi se ne si me i brumosuri me mesimet e partise.

    Reply to this comment
  10. MERR NJE BRISK TE MIRE ! February 16, 08:23

    PD & LSI kane bere kerdine ne vjedhjet e votave sidomos PD e Berishes ! me vrasje dhe me blerje te votave me dhune dhe mashtrime gjithmone PD i ka fituar votat ! per 30 vjet ! PS nuk ka nevoje ti blej votat ! Ja jep populli falas ! Populli, shumica e do Ramen sepse ai i bie hakut qe kane shqiptaret kane me PDdhe LSI me eksponentet delirant tashme te degjeneruar dhe te plakur !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim