Churchilli në çmendinë

March 3, 2019 14:59

Churchilli në çmendinë

Pershendetje i nderuar Thano!

Po ju dërgoj një përkthim për gazetën me titull: “Churchilli në çmendinë”, nga Osho. Mendoj se është shumë aktual për momentin e krizës politike që po kalon vendi. Të çmendurit në Londër mbylleshin në psiqiatri. Tek ne janë të lirë, nuk mbyllen dhe as dënohen. Vlerësojeni vetë.

 

*****

Në Luftën e Dytë Botërore, në Londer, ishte shpallur ora e ndalimqarkullimit. Pas orës tetëmbëdhjetë, cilido që, do të guxonte te lëvizte ne rrugë, do te vritej, pa paralajmërim. Ky ishte urdhëri i Kryeministrit të vendit, Ëinston Churchill.

Churchilli e kishte zakon që, mbremjeve, gjithmonë të bënte një shetitje në park. Çuditërisht, ajo ditë, ishte e pazakonte për Londren. Në gjithë qytetin shkelqente dielli. Churchilli u ul në një stol në park dhe po kundronte perendimin e diellit, gjë të cilën, për arsye të luftës, prej shumë kohësh nuk e kishte bërë. Dikur, kur dielli u zhduk në horizont, ai  shikoi orën dhe pa se kishte shkelur urdhrin mbi ndalimqarkullimin. Ora tetëmbëdhjetë kishte kaluar me kohë. Vendi ku ai ndodhej ishte afërsisht një milje larg shtepisë së tij.

Çfarë mund të bënte Churchilli me urdhrin (ne fakt urdhrin e tij) mbi ndalimqarkullimin e njerëzve? Nese do te provonte ta shkelte atë, natyrisht që do te vritej. Kështu ishte urdhri i tij. As Churchillin nuk e perjashtonte. I hodhi një sy vendit aty perreth, nëse do te kishte mundësi të fuste diku kokën. Kush nuk do ta pranonte atë në shtëpi, shpetimtarin e kombit, natyrisht nëse do ta njihte. Ai trokiti në derën e parë që pa. Nuk dihet përse por, ai ishte i pafat atë natë. Dera ku ai trokiti ishte spitali psiqiatrik i qytetit.

Një burre, trupmadh dhe muskuloz e hapi menjehere derën. Churchilli iu drejtua atij:

„Më falni për shqetesimin! Une jam Ëinston Churchill, kryeministri i juaj, sigurisht që më njihni“. Pa e zgjatur më, burri muskuloz e mbërtheu përkrahu bullafiqin dhe e terhoqi me forcë brenda duke ja mbyllur deren nga pas shpines.-

„Futu, futu brenda edhe ti, i shtati Churchill. Edhe gjashtë te tjerë i kemi ketu“, i tha ai kryeministrit dhe e tërhoqi me forcë në korridor. Por, Churchilli, vazhdonte të ngulte kembë që ta sqaronte njeriun e paarsyeshem duke i thënë se, unë, nuk jam i çmendur por, jam kryeministri i vertetë i juaj dhe i gjithë Anglisë, Ëinston Churchill…

Muskulozi, i cili nuk kishte aspak ndërmend që ta lëshonte trashaluqin nga krahu, ju pergjigj:

“Ju të gjithë kështu thoni. Edhe ata tëgjashtë të tjerët që janë këtu, kështu thonë. Secili nga ata është kryeministri i vërtetë i Anglisë. Unë po të dërgoj në dhomën e tyre dhe, ju, gjejeni vetë se, cili nga ju, është kryeministri ynë i vërtetë”, dhe e shtyu perpara.

Churchilli nuk kishte asnjë shans tjeter vecse te zbatonte urdherat e burrit muskuloz dhe të kalonte natën aty, në çmendinë, pa ditur se çfarë do ta priste. Edhe sikur të mund të dilte prej andej, ai do te vritej në rrugë. Kush nuk guxonte të zbatonte urdherin e tij!?

Portieri e dergoi në dhomën e bullafiqëve, gjashtë “Churchillve” te tjerë, të cilët po pinin cigare nga ato që pinte Churchilli i vertetë dhe, merreshin me plane lufte. Sapo ai u fut brenda, të gjithë u ngritën në kembë dhe e pershëndetën me dy gishta, në formë V, shenja Victory.

“Ju urojmë mirëseardhjen“! i thanë ata, thuajse, njëzeri. Ata, të gjithë dukeshin tamam si ai, bullafiqë, arrogantë dhe, cigarepirës, nga ato që pinte ai.

E gjithë nata kaloi me diskutime te ashpra. Ai ju thoshte atyre: „Ju jeni të çmendur, unë jam Churchilli i vërtetë. Ata vetem qeshnin dhe shumë te qetë i pergjigjeshin: „Secili nga ne këtu, është Churchill i vertetë. Nuk ka Churchill fallso“ dhe… Megjithatë, Churchilli nuk dorëzohej. „Churchilli i vertetë jam vetëm unë. Nuk më njihni ju mua!? Unë jam kryeministri i juaj. Ju jeni te çmendur“

„Natyrisht që të njohim dhe, gëzohemi shumë që, nga gjashtë Churchillë, u bëmë shtatë. Por, i vetmi ndryshim midis nesh është se, ti je Churchilli i shtatë. Asgjë më tepër. Sigurisht që do të vijnë edhe të tjerë dhe, ti, nuk do të jesh më i fundit. Edhe ne, edhe ata që do të vijne, të gjithë jemi Churchillë të vertetë. Nuk ka Churchill fallso“, i përgjigjeshin ata, qetë, qetë.

Churchilli kaloi një natë të tmerrshme me ata Churchillë të çmendur të cilët vetëm pinin cigare si ato të tijat dhe, bënin plane lufte se, si ta mundnin Hitlerin. Dikur ai vetëm heshti duke menduar se, heshtja, ishte mjeti më i mirë përballë atyre idiotve.

Por ata nuk e linin rehat. “Përse e mbylle gojen? Nëse je Churchilli i vërtetë, kështu si ne, duhet të marrësh pjesë në planet tona të luftës, për të mposhtur Hitlerin dhe, shpëtuar Anglinë dhe botën nga ai përbindesh. Vendi nuk ka qenë kurrë më në rrezik dhe, ti hesht, si një frikacak. Si mund të të besojmë ty se ti, je Churchilli i vërtetë“, vazhdonin ata.

Më vonë, kur Churchilli e kujtonte atë natë, thoshte: „Dikur fillova të dyshoja me të vërtetë… ata njerëz, dukeshin aq të sigurtë sa… kush e din? Ndoshta isha unë i çmenduri aty. Po aq i sigurtë sa isha unë si Churchilli i vërtetë, ishin edhe ata. Madje, ata dukeshin më të sigurtë, se unë .Tek unë shfaqeshin shenja inati dhe dyshimi… „

Të nesërmen i telefonoi menjëherë sekretarit të vet. Ne qytet kishte pllakosur tmerri dhe frika mbi zhdukjen e mistershme te kryeministrit. Gjithkush e kishte gdhirë në kerkim por, pa i shkuar mendja askujt se, kryeministri i Anglisë, ishte mbyllur në psikiatri..

Kur forcat e sigurisë arritën në psikiatri, iu turrën menjehere portjerit, duke e sharë dhe bërtitur: “Ti je një idiot! Si guxon te mbash kryeministrin me forcë në psikiatri si të çmendur“…

Roja u përgjigj i qetë: „Zotrinjë, futuni një herë aty brenda dhe, do të gjeni edhe gjashtë kryeministra të tjerë, tamam si ky i vërteti. Të gjithë thonë të njejten gjë: Unë jam kryeministri i vërtetë i Anglisë, Ëinston Churchill. Dhe nga mund ta dija unë se, cili nga ata të shtatë, është kryeministri ynë i vërtetë“!?

Kur shoqëruesit i panë të gjashtë “Kryeministrat“ e tjerë, i dhane të drejtë rojes dhe i kerkuan falje. „Paske pasur të drejtë por, ne, do të marrim kryeministrin e vërtetë.

„Si është e mundur që, të ketë kaq padrejtësi tek ne!? Si guxojnë të vijnë këtu dhe të marrin Churchillin fallso dhe, për ne, gjashtë Churchillët e vërtetë, nuk kujdeset askush!? Do të protestojmë, do t’ì bëjmë thirrje popullit të ngrihet“, deklaruan ata me të madhe.

Lekë Imeraj – shkrimtar dhe perkthyes

 

March 3, 2019 14:59
Komento

8 Komente

  1. Lisi March 3, 21:22

    Ka nge DITA të merret me anekdota ?!
    Gjithsesi ishte e këndëshme për t’u lexuar !

    Reply to this comment
  2. Oso shkodrani March 4, 00:43

    Jo vetem e kendshme per t’u lexuar, por edhe e nevojshme per te kuptuar situaten gati identike ne vendin tone. I vetmi ndryshim do te ishte qe pretendentet per kryeministra, te cilat tek ne jane me shume se shtate, te çohen qe te gjithe ne çmendine (me sakte ne burg) dhe te lihen te gjithe aty, si nje deshmi e gjalle e çmendurise politike te borgjezeve tane te vegjel me hajduteri te madhe.

    Reply to this comment
  3. Feniks March 4, 01:19

    Ne se eshte e vertete verteton ekzistencen e nje shteti ligjor ,qe fillon tek i pari i vendit!
    Ne se eshte e sajuar eshte nje tregim humoristik mrekulli!
    Per te dy variantet te pershendes z.Leke Imeraj!
    Kisha vite pa lexuar nje perle te tille!

    Reply to this comment
  4. Fatmir Lohja March 4, 17:39

    E lexova me kenaqesi. Humor elegent.

    Reply to this comment
  5. PO , PO March 4, 18:38

    E lexova me kenaqesi . Eshte tablo reale e politikaneve shqiptare te periudhes se tranzicionit ! Flm zoti Imeraj dhe gazetes “Dita” !

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit March 4, 22:59

    Hahahahaaaa, qe e nevojshme kjo barsolete. Se jeta do marre me njecik sportivitet. Ne I kemi Qurrqillet te larmishem, njeri dymetrosh, tjetri shkurtabiq. Njeri hafije dixhitale, tjetri qesh si gomari ne duhan. Kemi dhe nardndoken qe I dublon ne orar shtetrrethimi. Po ata dalin è hyjne kurse cmendia na mbetet ne si dopjo gjashta.

    Reply to this comment
  7. Konti Sbalta March 5, 19:00

    Curcilli nuk ishte me pak i cmendur nga Hitleri, sepse fundosi nji anije bashke me marinaret per te shkaktuar nji incident ne ngushticen e Korfuzit me qellim per te nderhyre ne Shqiperi dhe grabiti thesarin Shqiptar duke manipuluar gjyqin e kohes ndaj shtetit Shqiptar!

    Reply to this comment
  8. Ky Hale Anekdodash coptoj Atdheun Tim Shqiperine March 8, 18:24

    Curcilli , nji mashkull i deshtuar ne jete ,

    nji putane e fjales ,

    nji armik i Lirise popujve nji manipulues i realitetit

    nji shkerdhat anglleze asgje me shume

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*