Ç’i the, ç’të tha!

February 14, 2015 10:04

Ç’i the, ç’të tha!

Taulant Balla dhe Sali Berisha ka zhvilluar një debat të fortë dy ditë më parë në Kuvend. Gjithmonë marrëdhënia e tyre ka qenë e ndërlikuar. Berisha e akuzoi Ballën se është i lidhur me krimin dhe tha se motra e deputetit është duke përfituar nga një kompani e huaj që më parë opozita e djeshme e kishte denoncuar. Balla e ka akuzuar atë se është nxitës i krimit në vend. Ja dialogu: Balla: Kam një apel për ty Sali Berisha, distancohu nga elementët kriminalë dhe terroristë, që u jep urdhra me telefon. Je ti që frymëzon elementët kriminalë. Këtë ma tha një miku im nga PD-ja. Berisha: Një nga pjesëtarët e klanit Gjura që më sulmon mua, më nderon. Taulant Balla është regjistruar se ka kaluar në sistemin TIMS Fatos Gjurën, që është një nga bandat më të rrezikshme në trafikun e drogës. Ti zotëri je dënuar shtatë herë nga gjykatat për shpifje. Balla: Këtë radhë nuk përmende drogë dhe përdhunimin. Ti Sali ke një problem personali me mua. Kam fatin e keq që kam moshën e djalit tënd. T’u vuan sindromin e babait që i biri nuk i doli siç e dëshironte. Por as unë, as Saimir Tahiri e askush tjetër nuk duam të vuajmë haraçet e sindromës tënde me tët bir. E kupton sa keq je? Unë shkoj çdo natë në shtëpi dhe takoj nënën dhe babain. Ti e vuan shumë faktin që s’të vjen djali në shtëpi. Berisha: Për sa i përket djalit, je përballur disa herë në gjyq dhe ke humbur me të. Sa i përket përdhunimit, të jesh i sigurt që do ta lexoj këtu në sallë një ditë. Janë disa rrethana për personin fatkeq, që nuk më kanë lejuar ta nxjerr emrin. Por nëse më shtyn, do nxjerr deponimin që ka bërë viktima në polici.

February 14, 2015 10:04
Komento

1 Koment

  1. andromeda February 14, 13:50

    Është pikërisht kjo gjuhë që kupton shpellari i Vicidolit, ndaj asksh të mos ia kursejë. Po ti rrini me temena, ai ju përgjigjet me dhunë verbale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*