CIA ka blerë armë kimike në Irak

February 17, 2015 20:02

CIA ka blerë armë kimike në Irak

Mes viteve 2005 – 2006 CIA i ka blerë  një shitësi sekret në Irak, rreth 100 raketa me armë kimike. Operacioni u krye për të evituar që armët kimike të binin në duart e terroristëve.

Sipas hetimit të realizuar nga “The New York Times”, CIA ka punuar me trupat amerikane në Irak për të blerë dhe shkatërruar të paktën 400 raketa Borak. Predhat janë prodhuar në fillim të viteve ’80.

Në artikull nuk bëhet e ditur shuma që SHBA pagoi për armët, apo cili ishte personi që ia shiti. Shumë prej armëve ishin në gjendje të keqe, disa prej tyre ishin bosh, ose përmbanin lëngje jo vdekjeprurëse. Disa të tjera përmbanin sarin, një nga armët kimike më të rrezikshme në botë. Ky operacion është ende i klasifikuar, për këtë arsye nuk kanë rrjedhur shumë detaje në lidhje me të.

February 17, 2015 20:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*