CIA zbulon se si Osama bin Ladeni po planifikonte të vriste Princ Harryn

November 3, 2017 07:00 Updated

CIA zbulon se si Osama bin Ladeni po planifikonte të vriste Princ Harryn

Dosjet e CIA-s së të sapo deklasifikuara tregojnë se si Osama bin Ladeni  mblidhte informacione mbi misionin e planifikuar të ushtrisë së Princit Harry në Irak.

Dhe një ekspert beson se organizatori i sulmit të 9 shtatorit i cili u  vra  nga US Navy SEALS në vitin 2011, po planifikonte  të vriste princin gjatë detyrave të tij ushtarake në Lindjen e Mesme.

Një sasi e madhe e  dosjeve të CIA-s nga kompleksi pakistanez ku vdiq bin Ladeni u publikuan  mbrëmë pas gjashtë vjetësh. Ato tregojnë se si ai mbante fotografi të  princit Harry, duke përfshirë edhe artikujt e lajmeve rreth planeve të tij për të shërbyer në Irak në vitin 2007. Disa nga këto artikuj ishin  “Princi Harry shkon në vijën e zjarrit” dhe një tjetër që thoshte  “Princi Harry në Irak mund të rrisë rrezikun e trupave”.

Misioni i Harryt  në Afganistan u anulua  në minutën e fundit mes shqetësimeve se ai ishte një objektiv me vlerë të lartë, por ai shërbeu fshehurazi në provincën Helmand të Afganistanit më vonë në vitin 2007.

Analisti i terrorizmit, Bill Roggio, një bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, tha për The Sun: “Pa dyshim, këto dosje tregojnë  se Princi Harry ishte një objektiv për Al-Kaidën, ata ishin duke kërkuar për të dhe kur ai u dërgua në Afganistan .

November 3, 2017 07:00 Updated
Komento

1 Koment

  1. sa e "adhuroj" ....monar..qi..kine . November 3, 16:29

    e re, harri(y)…. ç’a t’bejme ne, qe po na qi…het nena nga klyshi zogut, po ti kot, se kot, i le anglezit te kthejne nonje krikell birre e te han nje cope buke ……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*