“Ciao Cristiano, jam Max”, Allegri telefonatë CR7 për t’i dhënë mirëseardhjen

July 10, 2018 10:49

“Ciao Cristiano, jam Max”, Allegri telefonatë CR7 për t’i dhënë mirëseardhjen

 

“Përshëndetje Cristiano, jam Max”, kanë qenë fjalët e para të trajnerit të Juventusit, Max Allegri, që gjatë ditëve të fundit ka telefonuar 5 herë fituesin e Topit të Artë, lojtarin e ardhshëm të bardhezinjve, Cristiano Ronaldo.

Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport”, që konfirmon se ka patur një bisedë telefonike mes trajnerit dhe lojtarit, për t’i dhënë mirëseardhjen te kampionët e Italisë.

Mësohet se biseda telefonike është bërë të premten e kaluar dhe ndërmjetës në këtë bisedë ka qenë Andrea Agnelli, presidenti i bardhezinjve.

Allegri i ka premtuar një surprizë CR7, por edhe është prezantuar te “nxënësi” i tij i ardhshëm, që nuk është një lojtar dosido.

Biseda është bërë në anglisht dhe ka qenë e ngrohtë mes trajnerit e lojtarit, që e ka falënderuar Allegrin për telefonatën.

Tashmë pritet që dy personazhet të takohen në stërvitje.

a.s/dita

July 10, 2018 10:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*