Çifti i artistëve, akuza të forta Grabockës dhe Zhani Cikos: Mos u ngopshi, se vetëm muzikë nuk bëni dot

October 30, 2019 12:24

Çifti i artistëve, akuza të forta Grabockës dhe Zhani Cikos: Mos u ngopshi, se vetëm muzikë nuk bëni dot

Një përplasje e fortë në prag të festivalit të Radio Televizionit Shqiptar. Janë një çift artistësh të njohur shqiptarë, kompozitorja Diana Ziu dhe aktori Vangjel Toçe i janë drejtuar me një ‘letër të hapur’ regjisores Vera Grabocka dhe muzikanti Zhani Ciko duke i akuzuar për afera korruptive me pranimin e këngëve për RTSH.

Në postimin në “Facebook” në profilin e kompozitores Diana Ziu madje thuhet se është paracaktuar edhe fituesi i festivalit, Elvana Gjata.

Ziu shkruan se gjithçka varet nga Vera Grabocka, e cila megjithëse nuk ka emrin drejton dhe vendos për çdo këngë.
Më pas ndalet dhe tek muzikanti Ciko, duke folur për rolin e tij në RTSH.

“Pra janë dy emra që lakohen shoqja Vera Grabocka dhe shoku Zhani Ciko. Të tjerët nuk kanë dijeni për asgjë, kështu thonë o Vera. Gjeje ti të vërteten se mua këtë më thanë kolegët e tu që punon kokë më kokë. Le të na thonë të vërtetën, pasi fjalët që era na i sjell në vesh, mbase s’janë të vërteta, por në të kundërtën, na i provoni para popullit bëjini gjërat transparente sepse jemi ne taksapaguesit që e duam të vërtetën, dhe na detyroheni si institucion…
Mos u ngopshi, se vetëm muzikë nuk bëni dot!! Mendjen e keni tek pushteti dhe leku. Etja për pushtet dhe para nuk ka kufij për ju…”, shkruan ndër të tjera Ziu, në emër të saj dhe bashkëshortit, aktorit të njohur fierak Vangjel Toçe.

Artistët Vangjel Toçe e Diana Ziu janë prindërit e kantautorit Orges Toçe dhe psikologes së njohur Denada Toçe.

Postimi

Shoqja Vera Grabocka!
Te uroj mbaresi ne projektin e ri në R.T.Sh. Te uroj mbi te gjitha fat, i cili nuk ta ka munguar ne asnje kohe, nese ky i yti do te quhej fat! Ju Vera mund te jeni e e njohur apo e famshme (sic perdoret sot) per punet qe dini t’i beni, sic vetem ti di ti besh! Por me ler te te them disa fjale te sinqerta per to pune qe edhe pse ne vendin tone jane te beshme, nuk do te DUHET t’i besh. Keto qe une sot po shkruaj, jane fjale te sinqerta, fjale zemre te nje shpirti gruaje, nene dhe mbi te gjitha krijuese, ndaj dhe do te duhet te marresh pak kohe t’i lexosh keto rrjeshta. Jo vetem per hir te nje miqesie te vjeter, nese do e quanim keshtu, por edhe per hir te nje brezi qe paralelisht me punen tende, ka kotribuar per kete vend. Nese do te ishe aq zemer hapur, do me kushtoje pak kohe, mqs telefonin nuk ma ngre. Eshte e rendesishme qe tek njeriu te kete nje zhvillim, nje ngritje ne shkalle vlerash njohese, etike, duke u shkeputur nga traditat individualiste, egoiste, por duke u perpjekur t’i gdhend ato, vlerat, ne “pelhuren e ndriteshme” te shkences te se vertetes dhe asaj te kultures ne kohe… Ti ke dhene kontributin tend, por e verteta per mua eshte disi ndryshe ne kombinim me ty dhe me te tjere te ngjashem, qe guxojne pa ndroje te shkelin vlerat, shume here me banale, per te arritur qellime afatshkurter… Ti te pakten je me e rafinuar ne veprimet e tua… Nuk e di nese duhet te te falenderoj per kete.
Ndoshta ne te gjithe vuajme ne nje fare mase nga dobesia e fleksibilitetit ne menyren e reagimit te gjerave. Por keto te shkreta ndjenja nuk na lene rehat. Por kete kem stimual ne artistet, ndjesite dhe ndjenjat. Ne kete rast, balancimi eshte i nevojshem. Pres te me ndihmosh ti per kete lloj balancimi te kuptoje me mire se cfare ndodh me realitetin e nje artisti qe merre pjese ne nje konkurim per te disaten here. Qe thinjat ne koke i llogariten si faze deshtimi dhe mungese kohe per te qene ne treg nderkohe qe pertej keti vendi m*ti, thinjat ne koke jane vlere e nje kombi…
Atehere, ketu nis dhe biseda ime e vertete, si kompozitore
Shoqja Vera Grabocka (se keshtu te kam njohur), per cfare arsye dhe me cfare te drejte, ju vendosni veton tuaj per kenget qe konkurojne ne festivalin e RTSH-se? Po po, te kane dale fjalet, nga ata qe t’i i quan njerezit e tu. Me cte drejte morale dhe legjitime merresh me materialet muzikore qe paraqiten aty nga krijues, kompozitor te ndryshem dhe me pas firmat i vendosin formalisht te tjere njerez, ata qe jane caktuar ne letra?!!! Per cfare arsye juria e perzgjedhur eshte ne numer individesh prej tre personaah, numer i vogel ky sipas rregullores, per te percaktuar kenget fituese? Cfare eshte kjo mungese transparence, mungese thelbi i diskutimit kur nuk ka as minimalisht artist muzikolog apo tekst-shkrues, apo dhe me teper kompozitor me kellqe , sic e quan dhe z. Pandi Laco ne nje prej mesazheve te tij ne fb, kur shkruan per “te miren” e festivalit?!! Si ka mundesi qe kenga, festivali si nje event shume i rendesishem, publik dhe me te ardhura publike, dedikuar kenges Shqip, eshte ne duart e nje personi i cili nuk ka kompozuar dhe krijur ne veper ne jeten e tij. Shume shume, eshte nje koncertist post nje violinisti te deshtuar. Behet fjale per z. Zhani Ciko, ose shoku Zhani Ciko, se edhe per te gjerat nuk kane ndryshuar ne kohe. Dhe sipas mendimit tim kjo pa aftesi e shokut zhani ciko eshte ne vendim marrje per kenget!!!???? Perse duhet zhani ciko te jete te perzgjedhja e kengeve, pasi shume kompozitore apo muzikanteve, apo per tiu dhene edhe sot ketij njeriu, si qemoti, te lere jashte artiste qe jane te suksesshem dhe mjaft te talentuar? Ende do i japim vend njerezve qe nuk jane ne vendin e duhur te bejne deme? Le te vazhdoje ne paqe ne zanatin e tij dhe ti gezohet thinjave te tij, por jo te marre pjese ne nje event qe nuk i takon. Pse, kaq e shteruar qenka kjo Shqiperi??? Mbase kemi krijuar njerez stampa si zhani ciko qe cuditerisht vendos per fatet e njerezve te afte, te talentuar kjo ben cudi!! Po kush eshte akoma Zhani Ciko ne R.T.Sh.?? Nje perkthyes ne fest. e Sanremos, nje foles ne koncertet e Fund vitit qe jep R.t.sh. (kocerti tradicional i Vienes) nje drejtor apo violinist i deshtuar (sic e njohin brezi jone), pse patjeter duhet te jete kryesori, kopetenti per kengen??? Boll me!!! Se per shume vite ka prishur shume pune tek njerzit qe aq shume e duan kengen, ju ka thyer zemren, me forcen e pushtetit jo me argumenta bindese, per te thene pse kompozitori te merrte pjese apo jo!! As nuk behej fjale qe te thuhej nga Zhani ciko pse kenga me elementet e saj, pranohej apo jo, se nuk e ben dot jo per gje.
Perse nuk behen te ditur emrat e kompozitoreve?? Perse emrat e kengetarevet shkruhen si primare per paraqitjet ne festival dhe absolutisht nuk thuhet dhe nuk publikohen kompozitori, tekst-shkruesi, apo orkestruesi? Si ka mundesi qe struktura e festivalit drejtohet vetem nga shoqja Vera Grabocka, dhe, te tjeret jane “kukulla” dhe bejne cfare thote shoqja Vera??!!! Perse nuk na thuhet qe ne fillim qe kjo kenge ben per vlerat qe ka…dhe kjo kenge nuk ben dhe nuk eshte e pranueshme, sigurisht duke e analizuar per ta shpjeguar, pasi juria per kete eshte, dhe per kete duhen kompozitore te zote… Pra jane dy emra qe lakohen shoqja Vera Grabocka dhe shoku Zhani Ciko. Te tjeret nuk kane dijeni per azgje, keshtu thone o Vera. Gjeje tit e verteten se mua kete me thane koleget e ty qe punon koke me koke. Le te na thone te verteten, pasi fjalet qe era na i sjell ne vesh, mbase s’jane te verteta, por ne te kunderten, na i provoni para popullit bejini gjerat transparente sepse jemi ne taksapaguesit qe e duam te verteten, dhe na detyroheni si institucion. Si eshte e mundur qe ne paguajme mijra lek per incizimin e kenges, dhe ne fund nuk marrim asnje pergjigje?? A eshte njerzore kjo? Eshte e udhes qe te sqarojne te na mbledhin ne qe nuk fitojme, dhe njerzisht te na thuhet gjithcka, por na trajtojne sikur kemi bere “krim” dhe ne ndodhemi para faktit qe as telefonat nuk ti hapin, e theksoj, si Zhani Ciko “pronari” dhe “mbarsi” i kultures i r.t.sh. per muziken, por qe tani paguhet me honorar… Nuk ka tjeter muzikant!? Por fundja edhe Zhani i do akoma ca para dhe ca lavdi! Mos u ngopshi, se vetem muzike nuk beni dot!! Mendjen e keni tek pushteti dhe leku. Etja per pushtet dhe para nuk ka kufije per ju…
Kalojme te pika tjeter. Mendimi im si kompozitore eshte se shpesh neper festivale degjoj kenge te te njejtit kompozitor por me emra te cuditshem!!! Se mos eshte vetem mendimi im, tashme eshte fakt! Dhe shpesh here, kenget te duken njesoj, por kjo don diskutim me vete… Per mua, ben problem sepse nuk ka vend dhe pjesmarrje ne festival per arsye nga me banalet… ( nje here tjeter do ta vertetoj)
Kthehemi serisht te konkursi: Kam pershtypjen qe kenget nuk jane degjuar, kam bindjen qe disa kompozitoret VIP nuk i Kane sjelle akoma kenget e mbaruara, kam mendimin qe emrat e kengetareve jane caktuar kush do fitoje dhe se kush do marri cmim. Thone qe eshte Elvana, por mos ma merrni per baze se thone pastaj ku e dinte Diana. Goje te linga ndoshta, ose ndoshta goje te verteta. Kam degjuar dhe flitet shume per korrupsion, kam parasysh qe per te mbuluar pazaret qe bejne, therrasin nga bota jurine e huaj, per te cuar “ndershmerisht ” ne eurosong kengen fituese. Edhe pse lista ka dale kenget jane renditur me kohe… Sigurisht, une mendoj qe doren e ka vene Vera dhe miqte dhe servilat rreth saj… Mendoj qe jane klane mes miqsh… Dhe kjo ben skifo…
Ja pra, qe disa njerez te atij sistemi, i perkasin ne pushtet edhe ketij sistemi, jane “tape qe rrine mbi uje” ne cdo sistem!! Ishte Vera Grabocka qe me hoqi kengen (titrat e kenges gjate transmentimit ne t.v.sh) vetem sepse tekstin e kishte bere Vagjel Toce dhe me tha shprehimisht tek shkallet e autobuzit te televizionit, ku une po i lutesha ta transmentonte, dhe Vera pa pike meshire, si di vetem ajo, tha: Te lutem Diana, nuk behet, pasi vangjo me biogrfine qe ka, ben problem. Mundesisht shkruaj: muzika D. ziu teksti D. ziu. Jo, sigurisht qe jo! i thashe… Burrin te cilen nuk e shita asnjehere per gjera me te medha se kaq. Por pasi ika nga shkallet e autobuzit te televizionit, thashe me vete… Keshtu ngjiten shkallet e karjeres diana ziu… Po une e dashur Vera, nuk ia shita shpirtin diallit as atehere dhe aq me teper tani. Por dua te te them Vera, faleminderit per gjithcka qe ti na percjell, se fundja kemi c’mesojme edhe nga kjo, pasi edhe une po pershkruaj modelin me te keq te artistit “vip” ne shqiperi. Vertet kemi vuajtur shume si familje dhe nuk eshte e lehte te te heqin nga profesioni, per shuume vite sic Vangjon e hoqen nga teatrti, dhe shpirtin ja coptuan, por edhe tani si duket koherat nuk kane ndryshuar, te persekutuar atehere, te persekutuar edhe tani. Njerezit qe drejtojne, nuk kane ndryshuar, faatkeqsisht. Tani qe dhe ne mundohemi ndersherisht te vazhdojme te krijojme e te shkruajme muzike, sa do pak, por me frymezim, dhe me passion, tani nuk na hapni rruge ju te etur per para, jo per art, dhe ne perseri jemi ne diktature. Njerez qe udheheqin me forcen e parase, dhe te bejne mik vetem kur ti ke para, eshte tmerr.
Kur e mendoj Shoqja Vera, dhe ajo qe une mendoj eshte shuume e frikshme… Mjere ju!!!! Ah se harrova per ty Zhani Ciko, po te kisha shuuume para, do te ti dhuroja me shume shpirt pasi mundet te kesh mbetur keq… por e di qe nuk do ti marresh pasi ti nuk ben gjera te tilla, por une (gjithmone flas, sikur ti kasha) do ti dhuroja. Mua me Vangjon me del pensioni dhe ka filluar te me teproje keshtu qe nuk do bente problem, por ce do nuk i kemi ato para ndoshta kjo eshte arsyeja pse une nuk jam pjesemarrese ne festival. Kete vit, pasi thane shifrat jane marramendese…. mendova qe vertet eshte veshtire, per pak caste kalova ne nje trishtim! E megjithate kjo per mua beri cudi! Ndoshta jane fjale qe era gabimisht na i sjell ne vesh., por per te qendruar ne te njejtin “tonalitet ” te bisedes, dhe per te mos harruar, mendoj qe ty Zhani te uroj qe te marresh emrin e nje rruge ne Tirane ose te nje shkolle, pasi titujt i ke marre, me servilizma apo pa servilizma, ndoshta ke fat dhe s’merret me njeri me ty pas meje! Suksese Vera!! Fundja ju nuk do t’ju mbetet qejfi me keto qe thashe une se, me Dianen, pa Dianen, ju festivalin do ta beni, ah me fal, do ta mrekulloni, sepse jeni “mjeshter” ne kete zanat. Keni miq, para (edhe tonat madje), pushtet, cmime dhe mbi te gjitha jeni Vipat e artit Shqiptar. Une e revoltuar, si gjithemone, shikoj tim shoq, qe ka me pak kurajo por qe I perjeton njesoj gjerat, me lot ne sy me thote: Shume dhimbje kemi kaluar o Diana, NA U LODH KY SHPIRT!!! Epo, duhet me kalu edhe kete…
Me respekt Diana Ziu dhe Vangjel Toce “Pasioni kurre nuk vdes!! Ate do e marrim me vete!”

 

o.j/dita

October 30, 2019 12:24
Komento

13 Komente

  1. Nji shqetesim intelektual ,mbi te gjitha Qytetare ,me abuzimet e korruppsionin qe kane kapur per gryke Shoqerine Shqiptare jovetem Art-in... October 30, 13:48

    Rrespekte ,
    nji nder detyrat e Roli i intelektualit /qytetarit te vertete ne nji shoqeri ,
    eshte pikerishte kjo ;
    Qe mos ta leri shoqerine aty ku e ka sjell ” Rastesia ”
    por luftoje qe ajo te zhvillohet ne cdo drejtim te jetes
    qytetare .
    Art,
    Muzik,
    Kinematografi,
    Literature ,
    Politike ,
    Kulture ,

    maredhenjet ne shoqeri ,

    etj ,

    per ti dhene Dinjitet asaj shoqerie

    dhe mbroje gjithmon ne cdo situate qe bie shoqeria ,

    Vlerat e Principet e saja ,
    perdryshe aqjo shoqeri degjenron ne turp e dekadence .

    Rrespekt Ciftit te nderuar,

    per kte iniciative qytetare ,

    per t’u konfrontuar si shoqeri

    mbi problemet qe ka sot aq te dukeshme shoqeria shqiptare .

    Korurpsioni e Shoqerine Shqiptare po grryen cdo

    cdo Vlere te trasheguar qytetare dhe po behet nji nga

    Reziqet kryesore per ate shoqeri dhe vet exzistence e Shtetit .

    Ndizni llambatinat te gjithe ne Kokat tuaja njerez ,

    dhe bashkojuni ktij Reagimi kunder Korurpsionit .

    Kjo duhet te jete Tema e DITES ne te gjitha Mediet e Tv – nqs duam te ndryshojme kte jete …

    Flm ciftit te nderuar per sesibilizimin qytetare ,
    rrofshi …

    Reply to this comment
  2. vintage time October 30, 14:03

    “tape qe rrine mbi uje” ne cdo sistem!!
    .
    shprehje jo vetem e bukur artistikisht por dhe spjegon nje nga monstruozitetet e demon-kracise..
    .
    Jo vetem Vera me Zhanin na i kane shpifur por ne cdo sfere te jetes shohim emra vampiroide qe nga Sali Bythisha-Blendi esat pashte fejzi toptani-armando duka-besnik mustafa-luli i zi basha-monika e ilir presidentpordhes.. andi bushati i hysni kapos e deri te edi i kiqo rames qe kane bere qejf ne gjithe sistemet..
    .
    Komentshkruesi ka te pakten dy dekada qe nuk ndjek festivalin kombetar sepse eshte viagrabockizuar dhe zhanicikuzuar qe atehere…

    Reply to this comment
  3. Lalai October 30, 14:25

    Zhaneta Ciko kjo grrua burë eshte përfolur që në kohen e qoftelargut…..
    Ndersa kjo tjetra Shqiptaro Malazeze Amerikano Izraelite Grabocka vetëm sistemi i shtepise i ben 200 mije Euro dhe psillëqet e orgjite që ajo ka bërë me MISSET E ALBANISTANIT dihen me vite e vite…..

    Reply to this comment
  4. Adi October 30, 15:11

    Aaa ta lumsha moj znj…Diana..Te lumte ajo dore e ajo mendje, po te gjithe e dine se cfare kurvlleku ka bere Vera me Miset, pale ky i peshtirosuri..Zhanka

    Reply to this comment
  5. paska ni goj kjo kangtarja qy spo len ken pa knaq October 30, 16:01

    a thu ,

    ja paska mor prej dore kjo kangtraja Gjata ,
    “mikrofonin prej doret”
    zhani Cikos dhe ja ka bo ,
    i ka knu Zhanit ne ate za,
    qi i a duk vedi si me ken i Ri tash n’leqni !

    Dhe Zhani i kaqun prej kangtares ,
    i ka propozue Vers me e provu gojen pra zanin e
    Gjats ,
    e pastaj me vendos per qmimin e pare tee festivalit .
    mesa duket Gjata ja paska levruar/knuar ene Vers
    kangen dhe i ka bind te dy ma n’ fun me i dhan

    qmimin e pare te festivalit .

    Reply to this comment
  6. Pensionisti October 30, 17:25

    Po akoma e mbani kete Zhani Cikon qe i perzuri kengetaret me te mire te operes Shqiptare ,qe sot kendojne ne teatrot me te mira te botes, vetem e vetem qe te mbetej ai drejtori i perjetshem dhe te tjeret ti bindeshin urdherave te tij.Nuk di kush paska treguar meshire per kete “varrmihesin “e muzikes klasike qe ta sjelle ne skenen e nji festivali nga me te ndjekurit e me perfaqesusi te muzikes shqiptare!Largojini nga skena keta “vemje’ qe infektojne cdo gje qe prekin!

    Reply to this comment
  7. asd October 30, 17:33

    Shteti investon nje buxhet 3 milion dollare ne vit per festivalin dhe Fund Vitin. Eshte e qarte qe Avoltojet i vijne rrotull predes.
    Grabocka eshte mafie. Edhe Ciko nuk ben shaka. Kush ka punuar me ta i njeh shume mire. Edhe Pali Kuke nje tjeter zarbo qe i vjen rrotull festivalit cdo vit.

    Reply to this comment
  8. demo October 30, 18:10

    Mire ja bere orrospise! Duhej nje qe t`ja tregonte surratin,se na eshte bere vera grabocka si pronaret arrogante te bordellove.

    Reply to this comment
  9. Shkelzen Hoti October 30, 19:41

    Hiena komuniste edhe provinciale t’ pandrequn, ja cka jane Zhani Ciko & Vëra Grabocka.
    E kane provincializue Shqypnine me nivelin e tyne tmerrsisht t’ ulët kulturor.
    Âsht turp e shêj prapambetje me lanë kulturen kombtare ne duer ksi njerezish pa nivel.

    Reply to this comment
  10. shqiptari October 31, 12:30

    Respekte pa fund per ciftin e artisteve te vertete ZIU-TOCE.Vlerat e kombit shqiptar nuk humbasin por fatkeqsisht neperkemben nga arrogantet dhe sherbetoret e atyre qe duan te zhbejne cdo vlere te ketij kombi dhe kjo fale bashkepunimit famekeq te te gjithe elementeve antishqiptare te infiltruar ne cdo qelize te pushtetit.Televizioni shqiptar eshte kthyer tashme me ardhjen e Thoma Gellcit ne nje cerdhe militantesh te Janullatosit megjithese eshte institucion shteteror i financuar me taksat tona.Perpjekjet e tyre per te zhbere cdo vlere shqiptare madje duke injoruar dhe fyer te gjithe ata qe dhane shpirtin per artin shqiptar jane ANTIKOMBETARE dhe TE RREZIKSHME per te ardhmen e kultures dhe artit te ketij vendi te degraduar.Vetem ZOTI do beje drejtesi sepse dihet qe atdhetaret e vertete qe e duan me shpirt kete vend po kalojne caste shume te veshtira,prandaj detyrohen te largohen.

    Reply to this comment
  11. Amant Dregjoni Boston October 31, 13:21

    Ky Zhani eshte perfolur nje here ne mes te viteve 90 te per festivalin qee organizonte si edhe kete vit. I kerkoi tulle para kompozitorit Naim Gjoshi per ti a futur kengen ne festival, nderkohe qe kenga e Gjoshit “Kthema borxhin” kenduar nga Ilir Shaqiri fitoi çmim dhe eshte emblamike edhe sot. Gjoshi e denoncoi ne ate kohe por e mbrojti ne mbrojtje Berisha. nje kompozitor si Naim Gjoshi fituesi i disa cmimeve neper festivalet qe nga vitet 80 te nuk prezanton me kenge ne ate event. Histori te pangopurish dhe deshtakesh qe nga sistemi i kaluar. Bravo Diana Ziu qe u a çjerr masken kesaj kaste te koruptuarish qe kane uzurpuar artin.

    Reply to this comment
  12. eh, ç'tu theme October 31, 18:46

    Dhe Zhani e Vera e kthyen ne anen tjeter se u shkruajt nje leter, e moren vesh te gjithe apo komentuam dhe ne ketu. S’pyet me njeri se demokracia nuk e pranon moralin, eshte ne kontrdikte. Te paret keta e mesuan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim