Çifti jeton prej 54-vjetësh në një shpellë dhe refuzon të largohet

September 13, 2016 17:50

Çifti jeton prej 54-vjetësh në një shpellë dhe refuzon të largohet

Një çift i moshuar kinez ka jetuar dhe rritur fëmijët e tyre në një shpellë për 54 vjet. 81-vjeçari, Liang Zifu dhe 77-vjeçarja Li Suying nisën që të jetonin në një shpellë pranë qytetit Nanchong që ndodhet në jug-perëndim të Kinës, pas martesës, sepse nuk mund ta përballonin blerjen e një shtëpie apo marrjen me qira.

cifti-2Tani ata kanë  krijuar tre dhoma gjumi; një kuzhinë dhe një dhomë ndenjeje. Ata vendosën që të jetojnë në shpellë edhe me tre familje të tjera. “Më parë ishin 4 familje, por ata lëvizën”, tha 81-vjeçari. Çifti gjithashtu ka edhe një kasolle derrash dhe furnizim me energji elektrike.

cifti-3Kultivojnë produktet bujqësore mbi shpellë dhe gjatë sezonit të korrjes, Liang shkon atje duke u ngjitur me litar dhe ushqimet i zbret poshtë më shportë. Ndonëse autoritetet lokale u kanë kërkuar që të largohen prej aty, çifti ka refuzuar me pretendimin se janë mësuar që të jetojnë në “shtëpinë e rehatshme”.

September 13, 2016 17:50
Komento

1 Koment

  1. TOMORRI September 14, 12:24

    coni dhe birishen se i njeh keto ane

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*