Çifti më i çuditshëm në botë, “një dekadë pa ngrënë”

June 16, 2017 20:51

Çifti më i çuditshëm në botë, “një dekadë pa ngrënë”

Ka vegjetarianë, ka veganë dhe tani ka edhe nga ata që nuk hanë fare…pothuajse fare.

I tillë pretendon se është një çift ekuadorian, që thotë se jeton “vetëm me ajër, energjinë që u transmeton hapësira…dhe 2-3 copa frutash në javë”.

Camila Castello, 34 vjeç dhe partneri i saj, 36-vjeçari Akahi Ricardi thonë se “menunë” e tyre me ajër kanë që në 2008-n që e praktikojnë dhe se e kanë humbur ndjesinë e urisë.

“Njerëzit mund të jetojnë pa ngrënë fare dhe këtë mund ta bëjnë lehtësisht përsa kohë janë të lidhur me energjinë që transmetojnë gjërat që na rrethojnë. Unë dhe Akahi nuk kemi ngrënë asgjë për tre vjet dhe tani hamë me raste ndonjë frut, vetëm për të provuar shijen e tij”, thotë Camila.

Sigurisht, nëse pretendimet e çiftit mund të verifikohen, ajo që bën më shumë habi është se 34-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve të shëndetshëm.

“Shtatzëninë e parë nuk hëngra fare. Uria ishte një ndjesi e huaj për mua. Jetoja me dritën dhe energjinë që merrja prej saj. Që të gjitha analizat e mia dolën të shkëlqyera dhe linda një djalë të shëndetshëm. Isha e gatshme që të ndryshoja dhe të ushqehesha gjatë shtatzënisë, por nuk u ndjeva kurrë e uritur”, thotë më tej 34-vjeçarja.

Çifti ka një djalë 5-vjeçar dhe një vajzë 2 vjeçe, të cilëve nuk ua kanë imponuar “dietën” e vet në kuzhinë.

 

June 16, 2017 20:51
Komento

2 Komente

  1. MH June 16, 21:44

    Kjo nji arritje fantastike jo vetem per planetin tone.Por per gjithe universin.Ku ajri asht me bollek.Nga ky fakt kurioziteti me shtyne te di.Me jashtqitje si jane.
    Simbas ligjeve te Darvinit me vepren e Tije perdorimi dhe mos perdorimi i organeve do te rrezultoj qe goja dhe anusi te atrofizohen duke i kontribuar vrimave te hundes me diameter ma te madh.
    Shtoi kuriozitetin meqe jemi ne fushate.
    Premtimet e politikanve ne fushate do ishte nji interresim shterpe.Krejt i pa nevojshem.Propoganda do kishte vlere per keto.Nese politikanet do propogandonin:Do ju heqim oksigjenin,nese nuk votoni per NE.

    Reply to this comment
  2. demo June 17, 06:43

    arbait macht frei

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim